Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 07:21 Erion Braçe: TATIMI I USHQIMIT-USHQIMEVE, TE FRESKETA E TE FABRIKUARA, NGA 1 JANARI 2027 DO JETE 6%, 14 PIKE PERQINDJE ME PAK! Nga Erion Braçe- TATIMI I USHQIMIT-USHQIMEVE, TE FRESKETA E TE FABRIKUARA, NUK KA QENE KURRE 6%! Nga 1 JANARI 2027 do jete 6%, 14…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

80-vjetori i çlirimit të Tiranës, Spiropali: Shqipëria europiane i ka rrënjët në Shqipërinë antifashiste

Aktualitet E diel, 17 Nëntor 2024 11:35
80-vjetori i çlirimit të Tiranës, Spiropali: Shqipëria europiane i ka rrënjët në Shqipërinë antifashiste
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vendosi një kurorë dhe përshëndeti në ceremoninë e 80-vjetorit të çlirimit të Tiranës.

Në fjalën e saj, Kryetarja Spiropali vuri në dukje se “historia është më tepër se një datë dhe më shumë se një akt! E gjykuar si fotografi e shkrepur në një çast, historia mbetet vetëm si perceptim dhe jo si një skedar ku shpesh bashkëjetojnë të vërteta që përjashtojnë njëra-tjetrën, ku çfarë duket e mirë nga njëri kënd, është e mbrapshtë nga këndi tjetër, çfarë është triumf për njërin, është disfatë për tjetrin”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Para 9 orësh
Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk...

Para 10 orësh
Qeveria krijon regjistrin e personave të dyshuar për dhunë në protesta, zbulohet kompensimi për bizneset e dëmtuara

Qeveria krijon regjistrin e personave të dyshuar për dhunë në protesta, zbulohet kompen...

Para 12 orësh

Spiropali u shpreh se “80 vitet që kanë kaluar nga dita e largët e 17 nëntorit 1944 kur partizanët krenarë dhe patriotë nacionalistë, vajza dhe djem me besim tek e ardhmja që po lindte nga rrënojat e të vjetrës, larguan nazistët gjermanë nga kryeqyteti ynë. Ajo ditë ishte një prelud lavdie i luftës antifashiste shqiptare sic po ndodhte kudo në Evropë e gjetkë, një akt i fitores së pritshme të koalicionit historik ndërkombëtar kundër nazifashizmit”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Nderim dhe mirënjohje pafund atyre bijave dhe bijve të këtij vendi që ju përkushtuan ëndrrës për një Shqipëri të lirë e të pavarur, të bashkuar pa dallim feje, krahine e ideje, njëlloj si bashkëmoshatarët e tyre kudo në Evropë e botë, të bashkuar në luftë kundër murtajës nazifashiste që kërcënonte thelbin e qytetërimit njerëzor.

Lavdi të përjetshme të gjithë atyre që në ato ditë të errëta patën vizionin të ndriçoheshin nga e vërteta e madhe e luftës për liri dhe u shndërruan në barrikada, siç ndodhi edhe këtu në rrugën e Barrikadave 80 vjet më parë për t’i thënë jo zaptimit, jo robërimit, jo thundrës së huaj!”, u shpreh kryetarja e Kuvendit.

Sipas saj, “nga ato ditë epike, kronikat e kohës, gjymtimet në dy simbolet e qytetit tonë: kullën e sahatit dhe minaren e xhamisë së Et’hem Beut, dëshmuan se mbi gërmadhat e vjetra po realizohej shpresa e re. Ndërkohë, fatkeqësisht, fantazma e një muri të ri po i qasej frikshëm Evropës. Si një perde e zezë për ta ndarë atë nga veriu në jug, nga lindje në perëndim në dy botë armiqësore. Shorti i lig bëri që Shqipëria të mbetej në anën e gabuar të asaj perdeje.

Një pjesë e heronjve tradhëtuan besimin dhe shpresën; një pjesë e shqiptarëve e bënë Shqipërinë burg per shqiptarë të tjerë duke zënë fill dramat dhe tragjeditë e pafundme njerezore me së paku tre breza që luajtën në teatrin e madh të jetës, burgun e madh, ku njelloj të burgosur mbetën dhe vetë gardianët!”, theksoi Spiropali.

“Por thelbin e luftës nuk e ndryshon dot asnjë hero i kthyer në tradhtar apo tradhtar që rreket të bëjë heroin”, nënvizoi Spiropali.

“Asokohe, vijoi ajo, zgjedhja e kampit luftarak ishte një zgjedhje që ndante dy botë. Shqipëria u bashkua pa mëdyshje me aleancën e fuqishme antifashiste duke ndjekur busullën e pagabueshme të diktuar nga morali patriotik dhe detyra ndaj atdheut.
Antifashizmi ësbtë një nga vlerat më të mëdhaja të qytetërimit evropian të së shkuarës së afërt dhe një nga garancitë më solemne të së ardhmes”.

“Lufta për Tiranën dhe çlirimi i gjithë Shqipërisë është një testament historik, një busull morale për orientimin e shoqërisë shqiptare për të bërë zgjedhjet e duhura në këto kohë serish dramatike për njerëzimin. Shqipëria është rreshtuar sot në anën e duhur të historisë, duke zgjedhur dritën mbi errësirën, të drejtën përpara forcës së egër, lirinë dhe sakrificën për liri bazuar në vlerat më të mira të njerëzimit.

Shqipëria europiane, të cilës i jemi përkushtuar me premtimin se për pak vjet do ta bëjmë pjestare të Bashkimit Europian, është padyshim, pjesë e këtij testamenti historik me rrënjët në Shqipërinë antifashiste”, theksoi Spiropali.

“Lavdi dëshmorëve dhe martirëve! Lavdi atyre që e deshën Shqipërinë më shumë se veten dhe gjithçka tjetër”, mbylli fjalën e saj kryetarja e Kuvendit, Spiropali. ATSH

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Braçe: TATIMI I USHQIMIT-USHQIMEVE, TE FRESKETA E TE FABRIKUARA, NGA 1 JANARI 2027 DO JETE 6%, 14 PIKE PERQINDJE ME PAK!
Para 25 minutash

Erion Braçe: TATIMI I USHQIMIT-USHQIMEVE, TE FRESKETA E TE FABRIKUARA, NGA 1 JANARI 2027 DO JETE 6%, 1...

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën
Para 9 orësh

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit
Para 9 orësh

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Balluku dhe Hyseni
Para 10 orësh

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Ba...

Më të lexuarat

1 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….
Para 12 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

2 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 13 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 11 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta në shesh
Para 11 orësh

Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.