Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 08:04 Raporti i Washington Post: Netanyahu kërkon një sulm të ri ndaj Iranit për të qëndruar në pushtet Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim nga Gjykata Speciale në Hagë në çështjen që lidhet me pengimin e drejtësisë.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dy vjet nga aplikimi i Kosovës, BE-ja thotë se po bëhen diskutime në mesin e shteteve anëtare

Aktualitet E diel, 15 Dhjetor 2024 14:40
Dy vjet nga aplikimi i Kosovës, BE-ja thotë se po bëhen diskutime në mesin e shteteve anëtare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Të dielën janë bërë dy vjet që kur Kosova ka dorëzuar kërkesën e saj për anëtarësim në Bashkim Evropian. Kërkesa ende gjendet në sirtar të Këshillit Evropian.

Një zyrtar i Bashkimit Evropian ka thënë për KOHËN se është duke u rishikuar në Këshill Evropian aplikimi dhe se po bëhen diskutime në mesin e shteteve anëtare.

“Sa i përket procesit, pasi të arrihet një pajtim unanim, Këshilli formalisht do ta ftojë Komisionin Evropian ta rishikojë aplikimin dhe ta përgatisë një opinionin mbi meritat e aplikimit të vendit bazuar në kriteret e anëtarësimit”, thuhet në përgjigjen.

Zyrtari nuk ka thënë se cilat janë arsyet pse nuk është bërë ndonjë lëvizje në këtë drejtim, vetëm ka thënë se çdo përparim kërkon unanimitet.

“Vini re se çdo përparim kërkon unanimitet dhe, brenda BE-së, janë pesë shtete anëtare që aktualisht nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, ka thënë zyrtari.

Ai nuk ka dashur të komentojë për gjasat që të ecet para me aplikimin gjatë vitit të ardhshëm.

“Diskutimet midis shteteve anëtare janë duke vazhduar dhe në këtë fazë nuk është e mundur të parashikohet rezultati. Megjithatë, presidenti Costa e ka përsëritur në shumë raste se zgjerimi mbetet një prioritet gjeostrategjik për BE-në, siç përmendet edhe në Agjendën Strategjikë 2024-2029. Dhe Presidenca e ardhshme polake ka deklaruar në programin e saj se do të punojë për të ‘përparuar në procesin e zgjerimit, si në drejtimin lindor ashtu edhe në lidhje me Ballkanin Perëndimor, në përputhje me përfshirjen e vendeve që aspirojnë të anëtarësohen në BE, me qasjen e bazuar në merita. Prandaj, puna do të vazhdojë vitin e ardhshëm për të avancuar në procesin e zgjerimit”, thuhet në përgjigje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, në një deklaratë për “KosovaPress” ka thënë se disa vende anëtare të BE-së ende nuk janë të bindura se është momenti i duhur që të shqyrtohet aplikimi i Kosovës.

“Unë mendoj se disa anëtarë të BE-së nuk janë plotësisht të bindur se për momentin është i përshtatshëm. Këtu mendoj se i kthehemi vetë çështjes së zbatimit të çaneksit] Ohrit apo marrëveshjes së 27 shkurtit për t’i bindur të gjitha vendet anëtare se është momenti i duhur. Ne mbështesim që Kosova përfundimisht të bëhet anëtare e BE-së, sikurse edhe vendet e tjera të rajonit. Ne e shohim qartë rrugën drejt integrimeve evropiane, dëshirojmë që të plotësohen disa kushte, një nga kushtet më të rëndësishme është ky kusht politik që Kosova të jetë plotësisht e angazhuar në dialog dhe në zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë të dialogut. Për çështje të tjera si gatishmëria për reforma të brendshme, gatishmëria e ekonomisë, gatishmëria e institucioneve, ne shohim një progres të bërë nga qeveria e Kosovës”, ka thënë ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, tha për KosovaPress, se Kosova meriton marrjen e statusit të vendit kandidat, e këtë sipas tij, do ta dëshmojnë me të pranuar pyetësorin e plotësuar atë sipas kritereve dhe afateve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

Ai bën të ditur se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi veçse ka nisur konsultimet me presidencën polake, e cila do të merr kryesimin e Këshillit të BE-së, për gjashtë muajt e parë të vitit 2025.

“Kosova është gati për këtë, dhe qëndron me vullnet e gatishmëri të lartë të dëshmojë nivelin institucional të përgatitjes kurdo që Bashkimi Evropian është i gatshëm t’ia hapë këtë rrugë Republikës së Kosovës. Këtë, e dëshmuam edhe përmes Planit të Rritjes dhe punës masive të zhvilluar në këtë proces, ku dhe u përgëzuam nga Bashkimi Evropian për nivelin e përgatitjes. Ne qëndrojmë në pritje të pranimit të pyetësorit dhe vlerësimit në bazë të meritokracisë në proces. Kosova e meriton marrjen e statusit të vendit kandidat, e këtë do ta dëshmojmë me të pranuar pyetësorin e plotësuar atë sipas kritereve dhe afateve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Mbetemi të përkushtuar maksimalisht në argumentimin e rëndësisë së këtij hapi dhe nivelit të përgatitjes së Kosovës, andaj edhe presim hapa konkretë me ardhjen e konstelacionit të ri në përbërjen e institucioneve në Bashkimin Evropian, dhe Presidencën e ardhshme të Polonisë nga janari. Konsultimet me Presidencën e Polonisë, kanë nisur që më herët e veçanërisht në vizitën e fundit të zëvendëskryeministrit Bislimi në Varshavë”, tha Kadiu.
koha.net / Valbona Bytyqi

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Para 2 orësh
Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Para 2 orësh
FBI në panik për sulme kibernetike, Nini: Tentativa për të ndërhyrë nëpër sisteme, IA mund të kontrollojë gjithçka

FBI në panik për sulme kibernetike, Nini: Tentativa për të ndërhyrë nëpër sisteme, IA m...

Para 10 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raporti i Washington Post: Netanyahu kërkon një sulm të ri ndaj Iranit për të qëndruar në pushtet
Para 44 minutash

Raporti i Washington Post: Netanyahu kërkon një sulm të ri ndaj Iranit për të qëndruar në pushtet

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C
Para 2 orësh

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 10 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 10 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 13 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

4 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 11 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.