Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 11:35 U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Kevin Margjonin. Dyshohet se financoi trafikimin e 485 kg kokainë Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Kevin Margjonit, i ekstraduar pak ditë më parë nga Spanja. Margjoni akuzohet nga…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

FSHF mirëpret turneun me ambasadat, Duka: Futbolli, mesazh i fortë miqësie dhe edukimi për shoqërinë

Aktualitet E diel, 8 Dhjetor 2024 11:58
FSHF mirëpret turneun me ambasadat, Duka: Futbolli, mesazh i fortë miqësie dhe edukimi për shoqërinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Federata Shqiptare e Futbollit mirëpriti sot një turne të veçantë futbolli me ambasadat, në kuadër të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit.

Ky aktivitet, i organizuar në “Shtëpinë e Futbollit” nën sloganin “Miqësi përmes Futbollit – Edicioni i Ballkanit Perëndimor”, u zhvillua me pjesëmarrjen e gjashtë skuadrave: “Diplomatic League”, “WBF + RYCO”, skuadra e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Skuadra e Ambasadës gjermane në Shqipëri, Skuadra e Ambasadës gjermane në Kosovë dhe Skuadra e Administratës së FSHF-së.

Në këtë aktivitet të veçantë morën pjesë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve.

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi të gjithë të pranishmit në këtë aktivitet të veçantë, që përcjell mesazhe pozitive nëpërmjet futbollit.

Gjithashtu, presidenti Duka falënderoi ambasadorët gjermanë për mikpritjen fantastike të ekipit Kombëtar dhe tifozëve shqiptarë në Gjermani gjatë Euro 2024, si dhe riktheksoi se dyert e Federatës së Futbollit janë gjithmonë të hapura për çdo lloj bashkëpunimi që i shërben edukimit të fëmijëve dhe përmirësimit të jetës në vendin tonë.

“Në radhë të parë dua t’ju falënderoj të gjithëve që jeni këtu. Në veçanti, Ambasadorin Gjerman në Shqipëri, që është iniciatori i këtij turneu dhe Ambasadorin Gjerman në Kosovë. Dua t’ju falënderoj të gjithëve ju që jeni pjesëmarrës në këtë turne, përfaqësuesit e të gjitha skuadrave.

Jam vërtet shumë i kënaqur që jam sot këtu me ju dhe që më jepet mundësia të përcjell një mesazh për të gjithë ju dhe për të gjithë shoqërinë në përgjithësi. Fjala ime dhe e ambasadorëve ka nevojë për përkthim, por loja nuk ka nevojë për përkthim. Ajo është unike, flet vetë dhe për këtë është loja më e bukur në botë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Jam shumë i lumtur që ne, të gjithë ata që punojmë në futboll, kemi komoditetin të përcjellim mesazhe shumë të rëndësishme për shoqërinë, sepse futbolli është loja më e bukur në botë. Të gjithë e duan dhe të gjithë duan ta luajnë, por të paktën e shijojnë dhe e ndjekin. Kjo na mundëson të përcjellim lehtësisht mesazhet, që është një nga objektivat tanë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sot, përveç kënaqësisë që futbollistët do të përjetojnë në fushë, mesazhi që ata do të përcjellin “miqësi përmes futbollit”, është shumë i rëndësishëm. Objektivat tona janë që nëpërmjet futbollit, të edukojmë dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për shoqërinë. Këto janë objektivat kryesorë, jo vetëm gara dhe fitorja. Por, nëpërmjet fitoreve mesazhi përçohet më mirë.

Mund t'ju interesojë

U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Kevin Margjonin. Dyshohet se financoi trafikimin e 485 kg kokainë

U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Kevin Margjonin. Dyshohet se financoi trafikim...

Para 8 minutash
Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak

Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak

Para 9 minutash
Brajan Gruda “çmend” Gjermaninë, “Bild” e krahason me Wirtz

Brajan Gruda “çmend” Gjermaninë, “Bild” e krahason me Wirtz

Para 28 minutash

Përfitoj nga rasti që nëpërmjet ambasadorëve gjermanë në “Shtëpinë e Futbollit”, të falënderoj të gjithë gjermanët që mirëpritën skuadrën shqiptare dhe të gjithë tifozët shqiptarë gjatë “Euro 2024”, që ishte një manifestim fantastik nga pikëpamja organizative e UEFA-s, por edhe falë organizatorëve të shtetit gjerman dhe skuadrave që morën pjesë. Padyshim që ishte kampionati më i mirë i organizuar ndonjëherë në të gjitha këndvështrimet. Merita kryesore shkon për Gjermaninë dhe organizatorët atje.

Dua të ritheksoj që dyert e Federatës së Futbollit janë gjithmonë të hapura për çdo lloj bashkëpunimi që i shërben edukimit për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe që kontribuon në përmirësimin e jetës në vendin tonë dhe në të gjithë globin.

Në fund, duke qenë se jemi në prag festash, ju uroj të gjithëve atyre që ndjekin dhe luajnë futboll dhe mbarë shoqërisë gëzuar festat! Të kemi festa sa më të mbara dhe të presim një vit sa më të suksesshëm, 2025. Padyshim që të gjitha skuadrat do të luajnë për t’u kënaqur, por njëra do të fitojë”,  përfundoi Presidenti Duka.

Aktivitetin e përshëndetën edhe ambasadorët gjermanë. Në fjalën e tij, Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, vlerësoi mikpritjen shqiptare dhe theksoi se ekipi Kombëtar dhe tifozët shqiptarë gjatë “Euro 2024” në Gjermani kanë lënë një përshtypje të mrekullueshme. Ai shtoi se vitin e ardhshëm Shqipëria do të mirëpresë një event shumë të rëndësishëm, Kampionatin Europian U-17.

“Faleminderit të gjithëve, ambasadorëve, kolegëve të ekipeve, pjesëmarrësve, të ftuarve dhe tifozëve. Jemi mirënjohës që ju kemi këtu. Faleminderit për mikpritjen shqiptare. Dhjetori i 2024-ës shënon mbylljen e një viti të ngjeshur me evenimente futbolli. Ju morët pjesë në Euro 2024, dhe dua të uroj Shqipërinë për ekipin dhe tifozët, të cilët kanë lënë një përshtypje të mrekullueshme në Gjermani. Ekipi bëri një lojë të mirë dhe sipas mendimit tim meritonte të shkonte më tej. Tifozët kanë lënë një përshtypje shumë pozitive për Shqipërinë, ishin të ngrohtë dhe u integruan mirë, pa shfaqur dhunë. Ishin miq të mirë në Gjermani. Vitin e ardhshëm, Shqipëria do të mirëpresë një event shumë të rëndësishëm Kampionatin Europian U-17”, tha ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner.

Aktiviteti vazhdoi me hedhjen e shortit, ku ekipet u ndanë në dy grupe, A dhe B. Në fund, në finale u kualifikuan skuadra e Ambasadës Gjermane në Shqipëri dhe Diplomatic League. Turneu u fitua nga skuadra e Ambasadës Gjermane në Shqipëri.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Kevin Margjonin. Dyshohet se financoi trafikimin e 485 kg kokainë
Para 8 minutash

U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Kevin Margjonin. Dyshohet se financoi trafikimin e 485 kg kok...

Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak
Para 9 minutash

Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak

Rama flet në Kuvend: Buxhet historik, ulet kostoja e jetesës
Para 24 minutash

Rama flet në Kuvend: Buxhet historik, ulet kostoja e jetesës

Brajan Gruda “çmend” Gjermaninë, “Bild” e krahason me Wirtz
Para 28 minutash

Brajan Gruda “çmend” Gjermaninë, “Bild” e krahason me Wirtz

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 13 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 13 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 16 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

4 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 14 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.