Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 6 Nëntor 2026, 23:33 Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë Deputeti i PD-së Tomor Alizoti e quajti skandaloze përgjimet e reja të Ergys Agasit, sipas të cilave drejtuesja e SHISH-it Vlora Hyseni është shoqe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Spiropali
  • Skandali në spital
  • Akuzat në Vlorë
  • Kontrollet e bizneseve
  • Vdekja nga ariu
  • Raporti i KE
  • Historia e Tiranës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Spiropali
  • Skandali në spital
  • Akuzat në Vlorë
  • Kontrollet e bizneseve
  • Vdekja nga ariu
  • Raporti i KE
  • Historia e Tiranës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Historia e familjes me 3 persona të sëmurë që jeton në pallatin e shpallur të pabanueshëm

Aktualitet E premte, 13 Dhjetor 2019 17:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Lagjia e Kombinatit në kryeqytet është një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Me dhjetra pallate janë shpallur të pabanueshme, ndërkohë që godinat janë braktisur. Por 7 anëtarë të familjes Dollaj, mes të cilëve 3 persona me aftësi të kufizuara jetojnë të vetëm në katin e tretë të njërit prej pallateve të shpallur të pabanueshëm. ABC NEWS ishte në familjen Dollaj, të cilët përballen çdo ditë me frikën se një tjetër lëkundje do t’i lërë nën rrënoja.

Ky pallat prapa shkollës “Musine Kokalari” në Kombinat është shpallur i pabanueshëm. Goditjet e marra në vite nga tërmetet e kishin dëmtuar, por lëkundja e 26 nëntorit bindi ekspertët se banorët që jetonin në atë godinë 5 katëshe duhet të largohen pasi i rrezikohet jeta.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gentiani dhe familja e tij janë të vetmit që kanë ngelur në këtë pallat. Brenda më pak se 70 metrave katrorë prej vitesh ai ka ndarë bashkëjetesën me fëmijët e tij por edhe me nënën, vëllain dhe motrën të tre me aftësi të kufizuara.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Mamaja nuk lëviz, nuk shikon nga sytë fare, një vëlla tjetër e ka të sëmurë me të meta mendore, vetë nuk kam mundësi, shtëpitë janë rritur. I lutem shtetit të na ndihmojë”, shprehet ai.

Mund t'ju interesojë

Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij

Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës ...

Para 4 orësh
Deputetja e PS, Muzhaqi: Progres-raporti i KE duhet lexuar i plotë dhe jo në mënyrë selektive

Deputetja e PS, Muzhaqi: Progres-raporti i KE duhet lexuar i plotë dhe jo në mënyrë sel...

Para 4 orësh
Djali dhunon prindërit, i ati transportohet drejt Traumës

Djali dhunon prindërit, i ati transportohet drejt Traumës

Para 4 orësh

Janë të vetmit që frymojnë në atë pallat. Frikën e kanë të madhe por mundësitë për tu strehuar në një tjetër godinë i kanë minimale.

“Ne këtu jemi 7 veta, i gjithë pallati ka ikur vetëm ne jemi këtu. Nuk jemi larguar, nuk kemi mundësi që të jemi në shtëpi, se nuk mund të rrimë dot në çadër”, thekson ai.

Kur kanë kaluar më shumë se 2 javë nga tërmeti i 26 nëntorit, ai vijon të futet çdo ditë në shtëpinë e tij të dëmtuar rëndë. Struktura e mureve është dëmtuar, suvatë kanë rënë. Por në dhomën e mesit të shtëpisë, në shtrate pranë njëra-tjetrës nënë e bijë ende luten që ajo godinë të rezistojë.

Fatmira ka pamundësi në ecje, ndërsa nëna e saj ka humbur përgjithmonë shikimin. E vetmja kërkesë e tyre është një banesë e re ku shikimi drejt tavanit të mos ngjallë frikë.

“Kërkojmë një ndihmë financiare nsëse është e mundur për tu strehuar se po jetjmë akoma këtu që pas tërmetit”, thotë Fatmira.

Frika për atë që mund të ndodh me atë godinë është bërë më e madhe kur nga fqinjët në pallat ka ngelur vetëm familja Dollaj.

“Kam vështirësi nga këmbët, mamaja është e sëmurë, kam një vëlla tetër prap të sëmurë. Vetëm ne kemi ngelur te ky pallati”, shprehet ajo.

Njësia Administrative ka premtuar bonus qeraje për familjen, por kushtet dhe mundësitë e tyre për të gjetur një godinë me shumën që do t’u rimbursohet janë minimale. Ndaj edhe shpresa e vetme është mundësia për tu larguar nga ato mure të ftohta, në një ambient që ofron dinjtet dhe siguri për 7 njerëz që krahas çdo problemi presin të trajtohen me dinjitet./abcnews.al 

Etiketat e lidhura

Musine Kokalari
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë
Para 2 orësh

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga n...

Zidane shpall listën e Francës: Pablo Pagis surpriza në sulm, mungesat e dëmtimet lënë gjurmë
Para 3 orësh

Zidane shpall listën e Francës: Pablo Pagis surpriza në sulm, mungesat e dëmtimet lënë gjurmë

Kosova mposhtet 4-3 nga Italia në futsall, Alaj shënon dy herë në Prishtinë
Para 3 orësh

Kosova mposhtet 4-3 nga Italia në futsall, Alaj shënon dy herë në Prishtinë

Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij
Para 4 orësh

Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij

Më të lexuarat

1 Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij
Para 4 orësh

Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij

2 Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe lista online
Para 5 orësh

Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe li...

3 Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë
Para 2 orësh

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga n...

4 Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Para 4 orësh

Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.