Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 07:21 Erion Braçe: TATIMI I USHQIMIT-USHQIMEVE, TE FRESKETA E TE FABRIKUARA, NGA 1 JANARI 2027 DO JETE 6%, 14 PIKE PERQINDJE ME PAK! Nga Erion Braçe- TATIMI I USHQIMIT-USHQIMEVE, TE FRESKETA E TE FABRIKUARA, NUK KA QENE KURRE 6%! Nga 1 JANARI 2027 do jete 6%, 14…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ilirjan Rusmali: Pronarët e mediave, me interesat e tyre materiale nga qeveria janë vet pjesë e problemeve të shumta gjatë fushatave zgjedhore..

Aktualitet E hënë, 18 Nëntor 2024 19:44
Ilirjan Rusmali: Pronarët e mediave, me interesat e tyre materiale nga qeveria janë vet pjesë e problemeve të shumta gjatë fushatave zgjedhore..
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Tiranë, OSBE-ja dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bënë thirrje mediave për të gjetur mekanizma vetë-rregullues, që të jenë sa më të paanshme dhe profesionale në mbulimin e zgjedhjeve të ardhshme. Siç njofton nga Tirana, korrespondenti ynë, Ilirian Agolli, ekspertë të pavarur shprehën shqetësimin, në një tryezë të përbashkët me OSBE-në dhe KQZ-në, se mungon vullneti politik për të rregulluar rolin e mediave në fushatat zgjedhore, ku mizotërojnë materialet e gatshme filmike nga partitë si dhe financimet jotransparente.

Me shqetësimin dhe thirrjen për më shumë profesionalizëm dhe paanësi të medias në procese zgjedhore, në tryezën e përbashkët me KQZ-në dhe ekspertë e përfaqësues të shoqërisë civile, drejtuesi i Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran theksoi se në raportet e OSBE/ODIHR-it janë vënë në dukje sfidat që ndeshin mediat në mbulimin në zgjedhjeve dhe fushatave, shumë prej të cilave, siç tha ai, janë sistematike dhe përsëriten.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Para 9 orësh
Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk...

Para 10 orësh
Qeveria krijon regjistrin e personave të dyshuar për dhunë në protesta, zbulohet kompensimi për bizneset e dëmtuara

Qeveria krijon regjistrin e personave të dyshuar për dhunë në protesta, zbulohet kompen...

Para 12 orësh

“Jemi të vetëdijshëm për presionet e jashtëzakonshme me të cilat përballet media në përpjekjet për të siguruar drejtësi, thellësi analitike dhe saktësi në raportim. Për të adresuar këto sfida, Prezenca e OSBE-së mbetet e palëkundur në nxitjen e rregullimit dhe të vetërregullimit të duhur të medias”, tha ambasadori Tarran.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ekspertë të pavarur mendojnë se një nga shqetësimet thelbësore gjatë zgjedhjeve është transmetimi nga media të materialeve të gatshme filmike prej partive dhe mosqasja e gazetarëve në veprimtaritë e partive politike, një problem ky gjithëvjetor e jo vetëm gjatë 30 ditëve të fushatës.

Përfaqësuesja e qendrës studimore, SCIDEV, Bleriana Bino, thotë për Zërin e Amerikës se çështje të tjera për t’u trajtuar sipas standarteve të BE-sw janë transparenca e munguar e financimit të fushatave partiake në media, janë materialet e sponsorizuara në rrjete sociale gjatë fushatës zgjedhore, si dhe pronësia e mediave dhe financimi i tyre, që janë pjesë e mosndërhyrjes politike në qëndrimet editoriale.

“Rekomandimet që dalin nga OSBE/ODIHR-i si dhe rekomandimet nga raportet vendase prej organizatave të pavarura dhe ato që mbrojnë median ngrejnë të njëjtat shqetësime sa i takon marrëdhënieve mes mediave dhe partive politike në proceset zgjedhore. Nevojitet vullneti institucional dhe vullneti politik për të çuar përpra ndryshimet”, thotë zonja Bino.

KQZ-ja nga ana tjetër është përpjekur të japë ndihmesë medias që të jetë profesionale dhe e paanshme gjatë zgjedhjeve, por Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, do të parapëlqente që mediat të kishin një mekanizëm vetërregullues, për të shmangur debatet se sa një element rregullator do të arrinte ekuilibrin midis lirisë së medias dhe rregullimit të veprimtarisë së saj.

“Është me rëndësi që të ketë një aspekt rregullator, por kur flasim mbi nevojën për të rregulluar gjithmonë qëndron frika dhe dilema se mos shkojmë në një super-rregullim të sjelljes së medias dhe veprimtarisë së medias”, thotë zoti Celibashi.

Përfaqësues të shoqërisë civile ngritën përsëri shqetësimin se në shumicën e rasteve mungon vullneti i partive politike për të qartësuar mbi parime profesionale rolin e mediave gjatë fushatave zgjedhore, kur u intereson më shumë që të përdorin fuqinë e teknologjisë së saj për të bërë propagandë partiake se sa për të raportuar lajme.

“Klasa politike është e shurdhët ndaj asaj çka e këshillojnë dhe i rekomandojë që të bëjë. Ajo bën vetëm atë që i intereson asaj. Ndaj ne nuk kemi ndryshime as në legjislacionin tonë mbi përdorim e kasetave. Partitë politike e marrin përsipër dhe e realizojnë nga fillimi deri në fund pasqyrimin e fushatës së tyre nëpërmjet mediave që kanë”, tha për Zërin e Amerikës Kristaq Kume, përfaqësues i Institutit mbi zhvillimin e sistemeve zgjedhore.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ trajton një larmi të gjerë problemesh gjatë zgjedhjeve sa u takon sjelljes së subjekteve politike dhe mediave.

Përfaqësuesi i KAS-it në takimin e sotëm, Ilirjan Rusmali, theksoi se pronarët e mediave, me interesat e tyre materiale, janë vet pjesë e problemeve të shumta gjatë fushatave zgjedhore për shkak të raporteve që ata kanë me pushtetarët.

“Pronarët e mediave janë faktor shumë i rëndësishëm kur diskutohet fushata në media. Për fat të keq, në Shqipëri ata duket se janë faktor refraktar. Besoj se nga këtu buron fakti që rekomandimet e OSBE/ODIHR-it nuk lëvizin shumë në drejtimin pozitiv, dhe kapitullit për mediat në fushatë nuk i bëhen shumë modifikime”, tha zoti Rusmali shkruan VOA.

Ekspertët pohuan se integriteti i informacionit të saktë gjatë zgjedhjeve rrit edhe integritetin e procesit zgjedhor në tërësi, por shpesh në fushata të mëparshme janë përhapur lajme të rreme, si dhe ka patur mbulim të njëanshëm të veprimtarive politike, ku një sfidë më vete është edhe fushata në mediat online.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Braçe: TATIMI I USHQIMIT-USHQIMEVE, TE FRESKETA E TE FABRIKUARA, NGA 1 JANARI 2027 DO JETE 6%, 14 PIKE PERQINDJE ME PAK!
Para 25 minutash

Erion Braçe: TATIMI I USHQIMIT-USHQIMEVE, TE FRESKETA E TE FABRIKUARA, NGA 1 JANARI 2027 DO JETE 6%, 1...

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën
Para 9 orësh

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit
Para 9 orësh

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Balluku dhe Hyseni
Para 9 orësh

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Ba...

Më të lexuarat

1 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….
Para 12 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

2 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 13 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 11 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta në shesh
Para 11 orësh

Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.