Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 08:04 Raporti i Washington Post: Netanyahu kërkon një sulm të ri ndaj Iranit për të qëndruar në pushtet Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim nga Gjykata Speciale në Hagë në çështjen që lidhet me pengimin e drejtësisë.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Miratohen konkluzionet e ministrave të BE-së për zgjerimin

Aktualitet E martë, 17 Dhjetor 2024 17:21
Miratohen konkluzionet e ministrave të BE-së për zgjerimin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këshilli i çështjeve të përgjithshme i Bashkimit Evropian në takimin e ministrave të vendeve anëtare, ka miratuar të martën në Bruksel konkluzionet kushtuar procesit të zgjerimit. Nëpërmjet tyre vendet anëtare të BE-së kanë përsëritur përkushtimin për vazhdimin e procesit të zgjerimit, bazuar në parimin e meritave individuale të vendeve që synojnë integrimin në BE, por edhe u kanë bërë thirrje atyre që të vazhdojnë procesin e reformave si dhe t’i zgjidhin edhe mospajtimet bilaterale.

Bashkimi Evropian, përmes këtyre konkluzioneve, u ka bërë thirrje edhe Kosovës edhe Serbisë që pa vonesa dhe pa parakushte të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes tyre, duke ua rikujtuar se ky është edhe kusht për përparimin e tyre në procesin e integrimit në BE. Nga Kosova në veçanti kërkohet që të nisë pa vonesa themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa nga Serbia kërkohet që të nisë njohjen e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Këshilli përsërit se Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe aneksi për implementim, të miratuara në shkurt dhe mars 2023, duhet të respektohen dhe zbatohen në tërësi sa më shpejt që të jetë e mundur, pa parakushte, sikur edhe të gjitha obligimet e tjera nga BE-ja, po ashtu edhe të gjitha obligimet ekzistuese nga dialogu”, thuhet në këtë dokument ku nënvizohet thirrja që ka të bëjë me krijimin e Asociacionit. “Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, duke nisur me përcjelljen e draftit të Statutit të cilin palëve ua kishte prezantuar lehtësuesi i BE-së, përmes vendimit të Qeverisë së Kosovën, në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës pa vonesa të reja”, thuhet ndër tjerash.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këto konkluzione, BE-ja do ta dënojë edhe një herë dhunën në veri të Kosovës, përfshirë sulmet e fundit në kanalin e Ibër-Lepencit, por edhe sulmet e vitit të kaluar në Banjskë dhe shpreh keqardhje të thellë se Serbia nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për t’i sjellë përgjegjësit para drejtësisë. “Këshilli mbetet thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të qëndrueshëm për shtensionim, të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe provokuese që mund të çojnë në tensione dhe dhunë, dhe të shmangin retorikën përçarëse”, thuhet në këtë dokument.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Para 2 orësh
Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Para 2 orësh
FBI në panik për sulme kibernetike, Nini: Tentativa për të ndërhyrë nëpër sisteme, IA mund të kontrollojë gjithçka

FBI në panik për sulme kibernetike, Nini: Tentativa për të ndërhyrë nëpër sisteme, IA m...

Para 10 orësh

Nëpërmjet këtyre konkluzioneve BE-ja ka thënë se masat ndaj Kosovës do të hiqen paralelisht me hapat që duhet të ndërmarrë Kosova për t’i ulur tensionet në veri. Theksohet një rikujtim për Kosovën dhe Serbinë se rruga e tyre drejt BE-së varet nga progresi në procesin e normalizimit të raporteve dhe se mungesa e këtij progresi do të ndikojë që ato të humbin rastin e duhur. “Në përputhje me deklaratën e përfaqësuesit të Lartë në emër të BE-së, BE-ja ka implementuar masat e kthyeshme ndaj Kosovës. BE-ja do t’i heqë gradualisht këto masa paralelisht me hapat e tjerë të Kosovës për të shtensionuar situatën në veri. Këshilli do të mbetet duke u marrë me ketë çështje”, theksohet në këtë dokument.

Ndërkohë, vendet e BE-së kanë përshëndetur mbylljen e tre kapitujve në procesin e negociatave me Malin e Zi dhe hapjen e një grupkapitulli me Shqipërinë. Sa i përket Serbisë, edhe pse Presidenca hungareze dhe Komisioni Evropian kanë bërë përpjekje maksimale që të hapet grupkapitulli 3, kjo nuk ka ndodhur pasi disa shtete e kanë bllokuar këtë vendim. Serbisë i rikujtohet se për të avancuar drejt BE-së duhet të bëjë më shumë përparim, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, por edhe në normalizimin e raporteve me Kosovën.

Serbia që nga dhjetori i vitit 2021 nuk ka hapur asnjë kapitull. Në konkluzione, BE-ja shprehet se do t’i rikthehet hapjes së kapitujve me Serbinë sapo Beogradi të shënojë progres në këto pika. Si kompromis vendet e BE-së janë pajtuar që Serbisë t’i dërgohet një letër nga Presidenca hungareze, nëpërmjet së cilës ftojnë Beogradin që të paraqesë pozicionin negociues për kapitujt në fjalë. Ky është një hap simbolik, por nuk parasheh edhe hapjeve të kapitujve pasi për një gjë të tillë sërish nevojitet pajtimi i të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. /REL/

Etiketat e lidhura

ministrave të BE-së
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raporti i Washington Post: Netanyahu kërkon një sulm të ri ndaj Iranit për të qëndruar në pushtet
Para 14 minutash

Raporti i Washington Post: Netanyahu kërkon një sulm të ri ndaj Iranit për të qëndruar në pushtet

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C
Para 2 orësh

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 10 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 9 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 13 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

4 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 11 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.