Qeveria ”Rama 4”, po punon për sanksionet e reja në lidhje me protestën. Personat e identifikuar si autorë të akteve të dhunës gjatë protestave, mund të përballen me masa shtesë, përveç ndjekjes penale.
Paketa e sanksioneve e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama pritet të përfshijë edhe kufizime për lëvizjen e tyre jashtë vendit. Një prej masave të parashikuara është përfshirja e personave të identifikuar në një “listë të zezë” në sistemin TIMS.
Masa synon t’u ndalojë këtyre personave hyrjen në vendet e BE-së, duke zgjeruar pasojat për ata që identifikohen si përgjegjës për dhunën gjatë protestave. Nisma lidhet me paketën e paralajmëruar nga Rama këtë të hënë, ndërsa grupi i punës po merret me përgatitjen e masave që synojnë të trajtojnë rastet e dhunës.
Lexoni edhe
Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Protesta e së dielës, 68 të arrestuar dhe 22 të proceduar. Policia: Janë lënduar 20 efektivë
Flakët te Gjykata e Apelit, vihen në pranga 5 persona. Mes tyre dhe një i mitur
Dy makina ujëhedhëse mbërrijnë në Rinas, PD: Rama po përgatitet të godasë protestuesit
