Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 22:46 Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën Java e nëntë e Serie A solli rezultate të rëndësishme, me Genoan që triumfoi 2-0 ndaj Juventusit në “Luigi Ferraris”, ndërsa Napoli siguroi një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Kandidati për Tiranën
  • Erjon Vishkulli
  • Paketa fiskale 2027
  • Meta në burg
  • Aksidenti në Spanjë
  • Vizat amerikane
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Kandidati për Tiranën
  • Erjon Vishkulli
  • Paketa fiskale 2027
  • Meta në burg
  • Aksidenti në Spanjë
  • Vizat amerikane
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama shqiptarëve në Londër: Pranverën e ardhshme dua votën tuaj nga ky gadishull

Aktualitet E diel, 24 Nëntor 2024 15:26
Rama shqiptarëve në Londër: Pranverën e ardhshme dua votën tuaj nga ky gadishull
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama në takimin e tij të radhës me shqiptarët e diasporës, foli sot me bashkëatdhetarët në Britaninë e Madhe ku renditi të gjitha arsyet se pse vota e tyre është e rëndësishme në zgjedhjet e pranverës së ardhshme.

“Të dashur bashkëqytetarë dhe bashkëqytetare këtu në Britani. Ju sot, nuk jeni thjesht bashkëatdhetarë jashtë atdheut, me të drejtë vote në Shqipëri, por jeni votues që për herë të parë do të mund të merrni pjesë në zgjedhjet politike të Shqipërisë duke gëzuar dhe ushtruar të drejtën e votës nga këtu ku jeni. Fare hapur unë ju them, juve dhe gjithë shqiptarëve kudo janë në Britani se pranverën e ardhshme unë e dua votën tuaj nga ky gadishull, për t’ju bërë të gjithëve edhe më krenarë për Shqipërinë në sytë e botës dhe për ta bërë bashkë me ju Shqipërinë e këtij vendi, për fëmijët tuaj dhe fëmijët e atyre që ishin aty jashtë sot, te dera, të verbuar dhe të keqkuptuar”, tha Rama.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Para 7 orësh
Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk...

Para 7 orësh
Qeveria krijon regjistrin e personave të dyshuar për dhunë në protesta, zbulohet kompensimi për bizneset e dëmtuara

Qeveria krijon regjistrin e personave të dyshuar për dhunë në protesta, zbulohet kompen...

Para 10 orësh

Kryeministri në bashkëbisedimin e tij para shqiptarëve në Londër, solli në vëmendje edhe grupin e protestuesve që ishin mbledhur para derës së stadiumit ku po mbahet takimi, duke i cilësuar ata si persona që duan të nxisin dhunë dhe urrejtje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Së bashku me ata pak që ishin futur këtu si diversantë, të cilët nuk janë fajtorë sepse përgjegjësinë për fajin e tyre e kanë ata, për të cilët ju të gjithë së bashku me votë pranverën e ardhshme duhet t’u tregoni se duhet të largohen njëherë e mirë nga oborri i mexhelisit tonë ku ka vend për të qenë të ndarë në pikëpamje, në ide, në shumë qasje për se si duhet ta bëjmë më të mirën Shqipërinë, por nuk duhet të ketë më vend për të qenë të ndarë në këtë formë ku dasia u shfaq sot me tre mijë veta këtu dhe 30 veta aty jashtë, të cilët nuk ndalonin së shari nën shembullin e atyre që e kanë kthyer Parlamentin e Shqipërisë sokakun e të marrëve që shajnë dhe vetëm predikojnë shkatërrim”, theksoi  kryeministri.

Rama shtoi se kur ai mori detyrën për të qeverisur Shqipërinë, vendi kishte probleme të të gjitha natyrave, nga ato ekonomike, te investimet apo turizmi.

“Sot, ju nuk jeni nga ata që ishit kur erdhët këtu me emër tjetër, por as Shqipëria nuk është ajo që ishte 11 vjet më parë ku emri i saj përgojohej dhe përçmohej. Kur emri i saj përgojohej dhe përçohej nëpër pasqyrat mediatike të Evropës, kur unë mora detyrën që ta udhëheq Shqipërinë në mes të detit të paragjykimeve nga bota që ishte mësuar që ta shihte vendin dhe shtetin tonë me përçmim, nuk e gjeje dot për qamet, një shkrim apo një përshkrim pozitiv për vendin tonë në gazetat dhe televizionet e kontinentit. Shqiptarët e botës hasnin në përçmime dhe reagime kur tregonin se nga vinin, ndërsa në sytë e politikës evropiane, Shqipëria ishte një vend i qeverisur keq e mos më keq, i zhytur thellë në kënetën e krimit dhe korrupsionit. Vendi ynë kishte telashe të mëdha financiare, ndërsa qeveria e mbytur në dështime dhe në borxhe. Rrugët e vendit të mbetura rrugëve, bashkë me daullet e inagurimeve, ishin numëruar si rrugë të reja, sapo ishin prerë shiritat dhe kthyer kurrizin, gjysma e miletit nuk paguante apo vidhte energjinë elektrike, në mungesë të çdo kontrolli nga shteti dhe kolapsi energjitik ishte pas derës. Spitalet pa ilaçet bazë, pa çarçafë, pa batanije, me mjetet e operimit të kohës shqiptaro-kineze, e kishin bërë Shqipërinë me numrin më të infeksioneve post operatore. Korrupsioni për të cilin po ta vini re flitet sot më shumë se dje, ishte një fakt i pranuar, në çdo takim të qytetarit me shtetin, edhe për të marrë një certifikatë, duhej të paguaje ryshfet apo çdo copë letër nga shteti duhet të rrije në radhë. Turizimi në Shqipëri mbahej gjallë nga malli i shqiptarëve dhe patriotizmi i shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë, qytetet e Shqipërisë që ju i mbani mend mirë ishin mbuluar nga pluhuri i harresës së shtetit, ndërsa Tirana kryeqyteti ynë kishte ngelur në vend si akrepat e sahatit mbi kokën e qeveritarëve të paaftë që nxirrinin edhe pushkët ndaj protestuesve në bulevard.

Fshati ishte si mos më keq, kanalet ujitëse dhe kulluese të mbuluara nga ferrat dhe plehrat, më shumë se gjysmat e tokave të bukës ishin djerrë se nuk shkonte dot uji, pasi s’kishte kanale. Paga minimale ishte 150 euro dhe mesatare në shtet 370 euro, Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar më pak se 10 miliardë euro dhe angazhimi i forcave të punës në punë ishte nën 50%. Siguria në punë ishte përtokë, vrasjet kishin arritur në 115 mesatare vetore ose një në tre ditë, por ishin bërë të zakonshme si kronika e motit”, tha Rama.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën
Para 6 orësh

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit
Para 7 orësh

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Balluku dhe Hyseni
Para 7 orësh

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Ba...

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur
Para 7 orësh

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur

Më të lexuarat

1 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS
Para 10 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS

2 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 11 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 8 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Antiterrori kap protestuesin që u prezantua si gazetar dhe hapi GoFundMe: Ka bërë thirrje për dhunë
Para 10 orësh

Antiterrori kap protestuesin që u prezantua si gazetar dhe hapi GoFundMe: Ka bërë thirrje për dhunë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.