Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 12:32 Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt? Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve se kryepolicja e Tiranës mund të largohet nga puna për shkak se nuk ka pëlqyer apo…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Sondazhi / PS fiton sërish, siguron dhe dy mandatet shtesë në qarkun e Tiranës

Sondazhi / PS fiton sërish, siguron dhe dy mandatet shtesë në qarkun e Tiranës

Aktualitet
E premte, 10 Maj 2024 10:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Eduard Zaloshnja

Në fjalimin e tij në Asamblenë Socialiste të Qarkut Tiranë, Erion Veliaj deklaroi se PS-ja duhet të fitojë e vetme në zgjedhjet e 2025-ës, në mënyrë që të mos mbetet peng e ndonjë partie të vogël në katërvjeçarin e ardhshëm qeverisës socialist. Dhe ai theksoi se Qarku Tiranë ka numrin më të madh të mandateve parlamentare në vend, e si i tillë, përbën fushëbetejën më të madhe elektorale më 2025.

Por pas disa javësh sulmesh intensive ndaj Veliajt nga opozita dhe analistë të ndryshëm mediatikë, lind natyrshëm pyetja: A është dëmtuar pozicioni elektoral i PS-së në Qarkun Tiranë, meqë Veliaj është drejtuesi politik i qarkut? Më konkretisht, pyetja është nëse PS-ja do të merrte sot në qark po aq mandate parlamentare sa më 2021, më pak, apo më shumë?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje zhvillova dje një sondazh me SMS krejt të rastësishme, të shpërndara proporcionalisht në gjithë territorin e Qarkut Tiranë (qytete e fshatra). Plot 1218 banorë të rritur të qarkut e plotësuan pyetësorin e shpërndarë përmes linkut të përfshirë në SMS. Kampionin e ripeshova gjeografikisht, demografikisht, dhe politikisht, për ta përfaqësuar sa më mirë popullsinë e rritur të Qarkut Tiranë. Marzhi i gabimit statistikor ishte +/-3.1%.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga sondazhi rezultoi që, nëse zhvillohen zgjedhjet parlamentare sot, plot 36% e banorëve të rritur të Qarkut Tiranë nuk do të votonin fare. Ndërsa ndër ata që janë të vendosur të votojnë qysh sot, pothuaj gjysma do t’ia jepnin votën PS-së. Kurse pjesa tjetër e votave do të shpërndahej mes partive të ndryshme opozitare (shihni grafikun 1 më poshtë).

Mund t'ju interesojë

Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?

Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?

Para 13 minutash
Boris Mijatoviq pret ndryshim të qëndrimit të Serbisë ndaj Kosovës

Boris Mijatoviq pret ndryshim të qëndrimit të Serbisë ndaj Kosovës

Para 14 minutash
Samiti i Shenzhenit: Europa kundër një Yalta të re

Samiti i Shenzhenit: Europa kundër një Yalta të re

Para 1 ore

Dhe si do të përktheheshin sot këto vota në mandate parlamentare në Qarkun Tiranë?

Para se t’i përgjigjemi kësaj pyetje duhen bërë dy sqarime të rëndësishme elektorale: Së pari, bazuar në listën aktuale të zgjedhësve, Qarkut Tiranë do t’i takojnë tani 38 mandate parlamentare, nga 36 që i takuan më 2021 (me siguri pothuaj të plotë arthmetikore); së dyti, njësoj si më 2021, Kodi Zgjedhor në fuqi nuk lejon koalicione paraelektrorale shumë-listore (dmth, çdo subjekt elektoral duhet të futet në zgjedhje me listë kandidatësh më vete, pa i grumbulluar dot votat në një thes të përbashkët me subjekte të tjera që garojnë me listat e tyre).

Duke mbajtur parasysh dy faktet e rëndësishme të mësipërme, rezulton se me votat e të vendosurve të sotëm, PS-ja siguron sot 20 mandate në Qarkun Tiranë, nga 18 që mori më 2021. Ndërsa partitë e tjera sigurojnë 18 mandate, nga 18 që morën më 2021 (shihni grafikun 2 më poshtë).

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?
Para 13 minutash

Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?

Boris Mijatoviq pret ndryshim të qëndrimit të Serbisë ndaj Kosovës
Para 14 minutash

Boris Mijatoviq pret ndryshim të qëndrimit të Serbisë ndaj Kosovës

Rama prezanton planin e strehimit: 10 mijë familje përfitojnë banesa vitin e ardhshëm, 55 mijë deri në 2030
Para 33 minutash

Rama prezanton planin e strehimit: 10 mijë familje përfitojnë banesa vitin e ardhshëm, 55 mijë deri në...

Rama njofton ndryshime në skemën e bebeve: Mbështetje për nënat që kujdesen për fëmijët me aftësi të kufizuara
Para 44 minutash

Rama njofton ndryshime në skemën e bebeve: Mbështetje për nënat që kujdesen për fëmijët me aftësi të k...

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 13 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 16 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 18 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 13 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.