Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
“Zëri i Amerikës”: Shqipëria vendos të ndalojë Tik Tok-un për një vit

“Zëri i Amerikës”: Shqipëria vendos të ndalojë Tik Tok-un për një vit

Aktualitet
E shtunë, 21 Dhjetor 2024 18:17
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

–Nga Zëri i Amerikës”-

Në Tiranë, autoritetet bënë të ditur se kanë vendosur që të mbyllin për një vit platformën Tik Tok, si pjesë e një plani për rritjen e sigurisë në shkolla.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen ...

Para 6 orësh
MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Para 6 orësh
Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqi...

Para 6 orësh

Vendimi erdhi pas një muaj konsultimesh mes zyrtarëve të arsimit me prindërit pasi një nxënës i shkollës Fan Noli humbi jetën nga goditjet me armë të ftohta gjatë një konflikti me moshatarë të tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ngjarja tragjike solli protesta të prindërve dhe mbi 1 mijë e 300 konsultime me disa dhjetëra mijëra familjarë të nxënësve në të gjithë vendin.

Mbyllja e Tik Tok-ut pritet të shoqërohet nga vendosja e kamerave brenda dhe përreth shkollave, rregulla të reja mbi telefonat celularë gjatë orëve mësimore, me dyfishimin e oficerëve të sigurisë nëpër shkolla, si dhe me koordinim më të fortë mes tyre dhe policisë së shtetit.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në takimin përmbyllës të këshillimit kombëtar me mësues e prindër, ku u paraqit një plan i ri veprimi për fuqizimin e sigurisë në shkolla, se Tik-Tok do të mbyllet për një vit.

“Kemi bërë të gjithë hulumtimet tona në aspektin teknologjik dhe do të na duhen 6 deri në 8 javë, duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm, dhe për një vit ne do ta mbyllim plotësisht për të gjithë. Tik-Tok në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë! Pastaj, gjatë atij viti do të shikojmë si do të veprojnë vendet e tjera, çfarë do të nxjerrë teknologjia për kufizime, për filtra, etj, etj, si do të reagojë vetë TikTok”, tha zoti Rama.

Nisma e qeverisë u nxit nga ngjarja e 18 nëntorit, kur pas një konflikti mes disa të miturve, mbeti i vrarë me thikë njëri prej tyre, 14 vjeçari Martin Cani.

Konflikti mes të miturve dyshohet të ketë nisur fillimisht, në rrjetet sociale, ku dhe pas ngjarjes, autori i dyshuar goditjes me thikë të bashkëmoshatarit Cani, nxënësit të shkollës Fan Noli, postoi foto me grushtin lart dhe një tjetër ku tregonte thikën.

Ngjarja tronditi opinionin publik me një mori reagimesh e protestash si dhe me një seri masash e konsultimesh midis prindërve, mësuesve dhe forcave të rendit publik për të rritur sigurinë në sistemin arsimor.

TikTok në një përgjigje me email ndaj një kërkese për koment nga agjencia Associated Press të shtunën tha se donte “sqarime urgjente nga qeveria shqiptare” për rastin e adoleshentit të vrarë me thikë.

Kompania tha se “nuk kishte gjetur ndonjë provë që autori ose viktima të kishte llogari TikTok dhe raportimet e shumta në fakt kanë konfirmuar se videot që çuan në këtë incident ishin postuar në një platformë tjetër, jo në TikTok”.

Fëmijët shqiptarë përbëjnë grupin më të madh të përdoruesve të TikTokut në vend, sipas studiuesve vendas. Ka pasur shqetësime në rritje nga prindërit shqiptarë pas raportimeve se fëmijët marrin thika dhe objekte të tjera në shkollë për t’i përdorur në përplasje ose raste ngacmimi, të nxitura nga përmbajtja që ata shohin në TikTok.

Jo të gjithë ishin dakord me vendimin e Ramës për të mbyllur TikTokun. “Vendimi diktatorial për mbylljen e platformës së mediave sociale TikTok … është një akt i rëndë kundër lirisë së fjalës dhe demokracisë,” tha Ina Zhupa, një deputete e Partisë Demokratike. “Është një akt i pastër elektoral dhe abuzim me pushtetin për të shtypur liritë”.

Shqipëria mban zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm.

Disa informacione për këtë artikull janë marrë nga agjencia Associated Press

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 6 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 6 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 9 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 8 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.