Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 12:03 Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami Myrto Uzuni ishte në qendër të vëmendjes në kampionatin amerikan, ku realizoi dy gola në fitoren 2-1 të Austin FC ndaj Sporting Kansas City.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
Lajmet e fundit
Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Irlandë: Demokraci me short

Bota E martë, 20 Korrik 2021 01:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Irlandezët po revolucionarizojnë demokracinë duke zgjedhur me short asamblenë e qytetarëve. Kur flet për demokracinë të shkon mendja tek votuesit, zgjedhjet dhe të zgjedhurit. Të zgjedhurit debatojnë dhe vendosin për ligjet, të cilave gjithkush duhet t’u përmbahet. Por rezultatet e kësaj procedure nuk janë gjithmonë  të kënaqshme. Po a mund të ketë alternativa në një demokraci? Irlandezët mendojnë se po, dhe ata po revolucionarizojnë demokracinë.

Projektet e vështira legjislative në Irlandë ka disa vjet që nuk parapërgatiten nga politikanët profesionistë që janë në konkurrencë politike, por nga një grup qytetarësh. Anëtarët e kësaj asambleje të qytetarëve përcaktohen me short. I vetmi kusht është që në asamble duhet të jenë të përfaqësuara të gjitha grupimet shoqërore. Rezultatet janë të habitshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 1 ore
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 1 ore
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

Para 2 orësh

Finbarr O’Brien është postjer, 62 vjeç. Politikanët ishin për të gjithë jetën „ata aty lart”. Deri sa një ditë atij i ra shorti të zgjidhej anëtar i asamblesë së qytetarëve. Finbarri ka qenë pjesëmarrës i  asamblesë së parë në vitin 2014. “Unë nuk kisha asnjë ide për politikën. Dhe as pikën e interesit. Deri sa dikush më pyeti nëse desha të bëhesha anëtar i një asambleje qytetarësh.” – tregon ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Diskutime me objektivitet

Asambleja e qytetarëve rregullon të ardhmen e Irlandës. Para tre vjetësh Finbarri duhet të jepte votën në lidhje me lejimin e martesës së homoseksualëve në Irlandë. Kjo i solli në mend kujtime të pakëndshme. “Keni dëgjuar ju për priftërinj pedofilë? Mua të tillë më kanë shpërdoruar kur isha fëmijë. Që prej asaj kohe mendoja se homoseksuelët janë të gjithë njëlloj: brutalë. Pavarësisht nëse janë pedofilë, homoseksualë apo lesbike, të gjithë njësoj janë: Unë i urrej dhe i përbuz ata.”

Referendum über Homo-Ehe in Irland (picture alliance/empics/B. Lawless)Irlanda katolike miraton martesën e homoseksualëve

Legalizimi i martesës së homoseksualëve konsiderohej si një gjë krejtësisht e pamundur për shkak të pushtetit të kishës dhe të konservatorizmit të shoqërisë irlandeze. Megjithatë asambleja e qytetarëve e diskutoi me objektivitet para tre vjetësh këtë temë tabu. Dhe gjatë diskutimeve edhe Finbarr O’Brien ndërroi mendje. “Unë mësova se homoseksuelët janë njerëz normalë. Ata nuk i ngacmojnë fëmijët. Prandaj mora fjalën në asamble dhe thashë se do të votoja pro martesës së homoseksualëve.” Shumica e asamblesë votoi pro dhe vota e tyre pasoi nga një referendum. Dhe në fund Irlanda katolike miratoi martesën e homoseksualëve.

Pjesëmarrje, e drejtë fjale dhe ndikim

Eksperimenti me demokracinë qytetare po zhvillohet që prej katër vjetësh. 99 anëtarët e kësaj asambleje janë qytetarë normalë: të rinj, të vjetër, akademikë apo punëtorë. Ata zgjidhen për një vit, rastësisht dhe përmes një shorti. Tani ata po diskutojnë për të ardhmen e pensioneve. Shqyrtojnë statistika, dëgjojnë ekspertë.

Punë e mundimshme dhe jo me dyer të mbyllura – po me diskutime që transmetohen live në internet.

“Kriza ekonomike e Irlandës qe e rëndë. Qytetarët ishin shumë të zemëruar dhe ua hidhnin fajin politikanëve. Prandaj lindi ideja që të provojmë një gjë të re: t’i përfshijmë qytetarët në debatet për të ardhmen e Irlandës.” – thotë David Farrell, politolog pranë University College Dublin.

Anëtarët e asamblesë votojnë dhe i japin qeverisë rekomandime se si të veprojë. Politikanët nuk janë të detyruar që ta respektojnë votën e qytetarëve, por ajo është një sinjal i fortë. Por që të funksionojë një asamble e tillë, politikanët duhet të kenë guxim që një pjesë të pushtetit të tyre t’ua lënë në dorë qytetarëve, thotë Finbarri

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami
Para 6 minutash

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!
Para 8 minutash

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë
Para 20 minutash

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë

Priti 36 vite për të bërë një goditje me kokë në ndeshjen e Liverpoolit (VIDEO)
Para 27 minutash

Priti 36 vite për të bërë një goditje me kokë në ndeshjen e Liverpoolit (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 5 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 18 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 16 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 14 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.