Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 12:03 Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami Myrto Uzuni ishte në qendër të vëmendjes në kampionatin amerikan, ku realizoi dy gola në fitoren 2-1 të Austin FC ndaj Sporting Kansas City.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
Lajmet e fundit
Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryeprokurorja Arta Marku dhe protesta e opozitës (Vera e re në fuçinë e vjetër)

Forum E martë, 20 Korrik 2021 01:39
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Roland Qafoku

Shumica e zgjodhi e vetme Kryeprokuroren e përkohshme, ndërsa opozita dështoi ta pengonte atë. Ajo që përflitej prej dy ditësh, në korridoret e politikës, por edhe në redaksitë e gazetave dhe televizioneve, se juristja 41-vjeçare, Arta Marku, do të jetë shefja e re e akuzës së shtetit, u bë realitet dje në Parlament, teksa votimi u mbyll me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenime. Por çfarë tregoi zgjedhja e Markut në krye të prokurorisë?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 1 ore
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 1 ore
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

Para 2 orësh

Detaji i parë që u dallua, ishte kur ajo doli përpara sallës së Kuvendit që gëlonte nga zhurma, protesta e opozitës me paketa tymuese disangjyrëshe, me thirrje kundër kësaj zgjedhjeje dhe fjala e vetme e dalë nga goja e saj “betohem”, u pa qartë që u tha nën tension. Nuk ka ndodhur në asnjë rast, që zgjedhja e titullarit të Prokurorisë, të mos shoqërohet me një solemnitet serioz dhe normal. Kjo e dëmtoi disi imazhin e parë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Arta Marku u bë kështu, prokurorja e parë në histori, që zgjidhet dhe betohet në sy të protestës. Edhe pse ajo mund të qëndrojë në detyrë për pak kohë, tashmë mbi supet e saj janë një sërë provash të forta, që lidhen me dosjet e aktivizuara si ajo e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por edhe të disa dosjeve që lidhen me ish-ministra dhe zyrtarë të lartë të qeverisjes së Partisë Demokratike, që nga ajo e CEZ, etj. Megjithatë, tashmë jemi përballë faktit që, Arta Marku mori çelësat e zyrës së rëndë në godinën pesëkatëshe dhe nga dje, ajo është kryeprokurorja e 8-të në historinë e këtij organi, që pas rrëzimit të komunizmit. E vetmja dalje publike e saj, ka qenë gjatë seancës dëgjimore përpara Komisionit të Ligjeve, në të cilën dha arsyet përse u fut në garë dhe çfarë pritet të bëjë. Fjalë për fjalë, zonja Marku tha:

“Zgjodha të jem pjesë e garës, sepse e shoh Prokurorinë në kaos dhe kam aftësinë të bëj aftësimin normal të të gjithë sistemit, deri në krijimin e KLP-së dhe Prokurorisë së Posaçme. Prokurorët janë të demotivuar sepse, për hir të së vërtetës, emërimet, transferimet dhe ngritjet në detyrë, nuk kanë lidhje me meritat. Kjo është për të ardhur keq, sepse në sistem ka prokurorë me integritet, të cilët mund t’i japin sistemit shumë”.

Por premtimin më të fortë, Arta Marku e tha për raportet me politikanët. Edhe pse nuk ia kërkoi kush, ajo ka bërë një betim publik, që askush nuk e ka bërë deri më sot.

“Kandidoj për këtë post, edhe për CV-në time, sepse është kulmi i karrierës së një prokurori, edhe pse mandati është i përkohshëm. Por edhe mendoj që ka nevojë sistemi për një shkundje, ka nevojë që sistemi të ketë njerëz si puna ima, pa asnjë mbështetje në krye të atij institucioni. Për ndërhyrjet politike, për një gjë jam e bindur, që nuk pranoj ndërhyrje nga askush, nuk kam pranuar dhe s’jam intimiduar nga askush, gjatë karrierës sime. Jam aty ku jam, me forcat e mia. Fakti që jam aty falë shpatullave të mia, e thënë më troç, jam e sigurt që nuk ka asnjë lloj ndërhyrjeje që mund të më intimidojë në detyrën time”.

Por ndërsa zonjën Marku do të na duhet ta presim, ajo që vlen më shumë të diskutohet, është sjellja e opozitës. Kjo ishte prova e saj e parë, që nga humbja në zgjedhjet e qershorit dhe si e tillë aty ishin përzierë qartë të gjitha elementet politikë. Ishte si një provë e madhe gjenerale, që tregoi edhe një herë se starti i protestës së vërtetë, vërtetë nis nga kryetari, Lulzim Basha, por ajo vazhdon të mbetet dhe të jetë simbolikë e Sali Berishës. Pamjet e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit që konsumoi nga dy mandate për secilin post, tashmë 73 vjeç e 2 muaj, teksa përpiqej të zinte vend në foltore dhe kundërshtimi fizik i gardistëve, tregojnë edhe një herë se, ai mbetet jo thjesht autori ekskluziv i kryeaksioneve të Partisë Demokratike dhe opozitës. Ai është promotori kryesor i protestave dhe antiteza është se, disa deputetë dhe deputete, në momentet kulmore që opozita përleshej me gardistët, pinin kafe bareve rreth Parlamentit.

Detaji tjetër është se kundërshtarët më të mëdhenj në fushatën e elektorale, PD dhe LSI, u bënë bashkë. Qëllimi për të cilën protestuan ishte më lart se çdo lloj mosmarrëveshje. Megjithatë, edhe pse Monika Kryemadhi në disa raste, kaloi edhe vetë Bashën me protagonizmin e saj, dukej që mes PD-së dhe LSI-së, nuk është se ka koordinim. Kjo u konfirmua teksa menjëherë pas deklaratës së Berishës për të djegur mandatet, Kryemadhi e kundërshtoi. Por edhe PS-ja e PD-ja kanë frikën e vetë nga reforma në drejtësi dhe nga kryeprokurori, sidomos SPAK, LSI duket se është humbësja e madhe. E vendosur si një sanduiç mes PS dhe PD, LSI-ja po kalon prova më të mëdha se dy partitë e mëdha. Nëse PS-ja dhe PD-ja presin njëra-tjetrën 8 vjet, po LSI-ja, çfarë pret? Në këtë situatë që, për të qenë të saktë, si Rama dhe Basha synojnë asgjësimin e saj, i duhet të marrë vendime të duhura.

Një parti realisht e tretë, ajo duhet të bëjë lëvizje të zgjuara që, vetëm Ilir Meta dinte t’i bënte, por që tani edhe sikur ta orientojë bashkëshorten, nuk mund të luajë rol primar. Më shumë se vetë lidershipi i LSI-së, problem i saj janë skalioni i dytë. Ka një apati mes tyre dhe vetë Kryemadhi e ndjen këtë.

Vërtetë Floida Kërpaçi dhe Kejdi Mehmeti janë vajza të reja, plot dëshirë për protagonizëm, dhe që marrin rrogën në Kuvend, por sot realisht munguan fjalët dhe aksionet e figurave të rëndësishme të LSI-së, si Nasip Naço, Edmond Panariti, Edmond Haxhinasto e Lefter Koka. Pra, mund të themi se në ditën e zgjedhjes së kryeprokurores, Arta Marku, nisi beteja e madhe politike trepalëshe, PS-PD-LSI, që, në fakt është beteja e parë e madhe pas nisjes së reformës në drejtësi. Të presim betejat e tjera.

Burimi: Albanian Free Press

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami
Para 7 minutash

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!
Para 9 minutash

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë
Para 20 minutash

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë

Priti 36 vite për të bërë një goditje me kokë në ndeshjen e Liverpoolit (VIDEO)
Para 28 minutash

Priti 36 vite për të bërë një goditje me kokë në ndeshjen e Liverpoolit (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 5 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 18 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 16 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 14 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.