Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 12:03 Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami Myrto Uzuni ishte në qendër të vëmendjes në kampionatin amerikan, ku realizoi dy gola në fitoren 2-1 të Austin FC ndaj Sporting Kansas City.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
Lajmet e fundit
Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Opozita ndryshe e Kryemadhit

Forum E martë, 20 Korrik 2021 05:18
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Frrok Çupi
Nëse të hënën që kaloi të gjithë konstatuan një ‘rënie’- sipas interesit, të paktën u duk se u ngjit një lidere. Monika Kryemadhi kishte qenë aty që nga vitet e para të politikës pluraliste të vendit, por jo si kjo sot. Sot ajo është një ‘rrezik shumë i madh’. Duket si tigri që pret në xhungël anës së rrugës automobilistike; ekskursionistin e parë që del nga makina- e fshiu. Politikanët deri të hënën ishin në një udhëtim plot kënaqësi, plot siguri, aq sa ndjeheshin mbretër të xhunglës…

Kë po rrezikon Monika?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 1 ore
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 1 ore
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

Para 2 orësh

Disa mendojnë se po merr pushtetin sot. Sikur të ndodhte ‘mrekullia’ sot- kjo do të thotë ‘Monika e rrezikuar’. Stili i saj sapo ka nisur, ende nuk ka një klimë për atë lloj politike. Por deri tani ka mundur stilin e kryeministrit, i cili e pret gjahun në ‘shtegun’ e tij të frazimit, të të folurit jashtë rregullit, të figurave letrare të Faik Konicës. Në këtë gjueti ra edhe kryetari i PD, Basha nga ku nuk mundi të dalë. Disa e konsideruan edhe ‘Zhan D’Arc’ duke dashur t’i ndjellin fund të keq. Kryeministri Rama nuk reagoi ndaj ‘dhunës” së Monikës, jo nga toleranca, por u ndodh para të papriturës se si dikush tjetër shpalosi ‘stil të veçantë’.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ku e kemi parë stilin e Monikës?

Kushdo, ndoshta pak njerëz, që kemi menduar si mund të jetë një opozitë ‘ndryshe’, kemi parë parti të vogla në Perëndim se si janë ngjitur përmes një ‘kapjeje impulsi’ të kohës dhe një stili të veçantë. Më kujtohet një parti e re në Islandë, një shtet me popullsi të vogël; emri i Partisë është ‘Piratë’. Nuk ka më shumë se rreth një vit, por po fiton të drejtën që të hyjë në qeveri. Ajo ka zgjedhur emrin ‘Piratë’ me qëllim që të transmetojë te njerëzit kurajën për të miratuar zyrtarët e korruptuar në vend dhe për të risjellë në buxhet paratë e humbura. Kanë edhe një pikë tketër: “Lirimin e Snowden nga burgu”. Kaq thjesht dhe drejtpërdrejt. Këtu politika ka krijuar klishe të mërzitshme; frazizëm, fjalime linear që nuk thonë gjë, artificialitet, dhe më në fund “politikë korrekte” që nuk e kap askush. Monika e mundi këtë stil. Nuk e vutë re të hënën: Si në Parlament, edhe në televizione pasdite- me të njëjtën skemë dhe objektiv.

Monika doli nga radari i ‘të mëdhenjve’.

E vini re zotin Lu, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara? Që atë ditë po vjen rrotull partive, pa mundur të kërcënojë më si më parë. A mund ta kërcënojë Monikën? Ajo doli edhe jashtë kornizës së zotit Lu. Zoti lu tani nuk është më i zoti as të marrë zonjën Vllahutin dhe të shkojë në zyrën e Monikës. As ka për ta bërë kurrë, sepse ndihet e sfiduar në gjini dhe në stil. Monika ka shansin e mirë që ka një kohë të gjatë në politikë, edhe pse nën hije. Por gjatë kësaj kohe ka vëzhguar çfarë është kush; madje edhe të fuqishmit e BE dhe të ambasadave. Ajo e di se tashmë BE është një krijesë artificiale që ushtron presion vetëm mbi njerëz të dobët. Ajo e di edhe se si tërhiqen ata para njerëzve që nuk iu thonë: “Më fal o i huaj; më fal që bëj hije në vendin tim”.

Monika shpërdoroi ‘dhunën’.

Kjo ka ndodhur edhe një herë para 27 vjetësh kur Demokratëve anti komunistë nuk iu hynte në sy dhuna. I rrahgën studentët, i kërcënuan intelektualët, i plasën nëpër qelitë e ftohta akull e pa drita, iu thanë se do t’u hapin dosjet, iu vranë shokët para syve…, sa e sa dhunë. Monika i përket atij brezi, por jo vetëm kaq; të atij brezi ka plot të qullët. Monika ‘zbuloi’ se nuk është paragrafi, rregulli, ligji…, që të shpëton ose të burgos…, por ‘është shpirti’- tha ajo. Kjo ishte risia më e madhe e stilit të saj kësaj here. Nëse dhuna policore ose dhuna e politikanëve do të kapej pas paragrafësh, ajo fiton kurdoherë. Ndërsa me shpirtin as mund të ‘përleshen’, dhe as e njohin çfarë është. Aq më pak të njohin ‘shpirtin e Kushtetutës’ siç tha Monika, që do të thotë se ‘shteti ka shpirt’. Idetë e thëna kësaj here prej saj e sjellin individin afër shtetit; dhe vice versa.

Monika po tenton të fitojë ‘avanguardën’.

Nuk i bëtë një pyetje vetes: Pse Monika nuk e pranoi prorozimine zotit Berisha mbi “djegien e mandateve”? Jo pse nuk i pëlqen si opsion; por sepse i pëlqen shumë. Është një opsion që ka lëng politik dhe stil. Por përderisa nuk e tha ajo e para, nuk mund ta pranojë. Kësaj here ka vendosur të mos jetë numri 2. Vitet e gjata si nr 2 pas të shoqit, Meta, e kanë lodhur dhe tani po shkëputet prej asaj epoke. Por kësaj here Monika po fiton paritet edhe brenda opozitës. Projekti i saj për ta vënë LSI si opozitë ‘e parë’, para PD, me sa duket ka nisur që të Hënën.

Monika po dominon edhe simbolizmin e saj.

Simbolizmi i Monikës u zhvillua bashkë me zhvillimin e femrave alias ‘Kardashian’ në politikë. Janë zhvilluar dy palë zgjedhje ku rolin kryesor e kanë luajtur studiot e bukurisë dhe të stilit. Kanë trashur të pasmet, kanë holluar këmbët, kanë sajuar veshje seksi, kanë bërë flokë si përbindësha…, pse? Për të shkuar në arat me baltë te zgjedhësit. Monika nuk mbeti shumë pas prej këtyre. Por që të hënën u duk se ka hequr dorë nga ‘ngrefosja’ që në fakt është kualitet i burrave në politiken shqiptare. Me një simbolizëm të kundërt i hodhi që në Parlament edhe çizmet e shtrenjta- sipas medias së gossipit… Ka edhe një simbolizëm të vjetër Monika: emrin. Shumë vajza që lindën në vitin 1968 morën emrin e papërdorur deri atëherë: Monika. Monika ishte emri i gruas së Samde Norodom Sihanuk- mbret i Kamboxhias. Në vitin’68 çifti mbretëror vizitoi Shqipërinë. Monika Sihanuk ishte grua e bukur dhe e kuruar mirë, saqë prindërve që prisnin fëmijë u mbeti në mëndje. Monika (jo Sihanuk) ka vendosur, me sa duket, ta hedhë poshtë pamjen e koketës dhe të dalë në revolucionin politik. Afp.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami
Para 6 minutash

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!
Para 8 minutash

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë
Para 20 minutash

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë

Priti 36 vite për të bërë një goditje me kokë në ndeshjen e Liverpoolit (VIDEO)
Para 27 minutash

Priti 36 vite për të bërë një goditje me kokë në ndeshjen e Liverpoolit (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 5 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 18 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 16 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 14 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.