
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në qytetin e Lushnjës, ku ka humbur jetën 70-vjeçari Bujar Dingozi.
Sipas informacioneve paraprake, i moshuari po udhëtonte me motomjet kur ka humbur kontrollin e drejtimit dhe është përplasur në tokë. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë.