Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Dronë të panumërt mbi SHBA, reagon Trump: “Ushtria jonë e di … diçka e çuditshme po ndodh”!

Dronë të panumërt mbi SHBA, reagon Trump: “Ushtria jonë e di … diçka e çuditshme po ndodh”!

Bota
E martë, 17 Dhjetor 2024 07:16
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pretendoi të hënën se ushtria e vendit “nuk dihet përse” po mban të fshehtë disa hollësi lidhur me dronë të pashpjegueshëm që po fluturojnë natën mbi shtetet lindore amerikane, por Shtëpia e Bardhë më vonë minimizoi të dhënat dronët.

“Ushtria jonë e di … diçka e çuditshme po ndodh”, u tha zoti Trump gazetarëve në rezidencën e tij në Mar-a-Lago të Floridës, në konferencën e tij të parë të gjerë me gazetarët që kur u zgjodh për një mandat të ri katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë, mandat që e fillon muajin e ardhshëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Tensione të forta në Itali, kontrolle në 20 qytete. Përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit

Tensione të forta në Itali, kontrolle në 20 qytete. Përplasje mes demonstruesve dhe for...

Para 7 orësh
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

Para 12 orësh
Mbretëria e Bashkuar përgatitet për Stuhinë Boelo me erëra të forta dhe shira

Mbretëria e Bashkuar përgatitet për Stuhinë Boelo me erëra të forta dhe shira

Para 12 orësh

Për javë të tëra, banorët e shtetit të Nju Xhersit si dhe disa shteteve të tjera në veri dhe jug të vendit, përgjatë vijës bregdetare të Oqeanit Atlantik, kanë njoftuar se kanë parë më shumë se 5,000 dronë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por autoritetet kanë arritur në përfundimin se shifra është jashtëzakonisht e fryrë.

Këto zhvillime u kanë dhënë zë teorive të ndryshme konspirative, mes tyre se bëhet fjalë për akte spiunazhi të vet qeverisë amerikane, apo se dronët janë lëshuar nga Irani, nga një anije që ndodhet jashtë ujërave teritoriale, në lindje të Shteteve të Bashkuara.

Në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësi për Sigurinë Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve: “nga vlerësimi ynë në këtë fazë rezulton se aktiviteti përfaqëson dronë tregtarë, dronë të zbatimit të ligjit ose dronë që ngrihen nga individë për arsye vetjake dhe të gjithë veprojnë ligjërisht”.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, përpara se sa të niste konferenca e zotit Trump me gazetarët, gjeneralmajori i Forcave Ajrore, Pat Ryder, zëdhënësi i Pentagonit, u tha gazetarëve se “deri më tani, nuk ka asnjë të dhënë se pamjet e raportuara të droneve paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare ose sigurinë publike, ose mund të kenë lidhje me aktorë të huaj “.

“Ne jemi të ndërgjegjëshëm mbi faktin se ka shqetësim publik dhe shumë pyetje”, tha zoti Ryder. “Ne jemi gjithashtu të përkushtuar që të ofrojmë sa më shumë informacion sa më shpejt të jetë e mundur për këtë”, shtoi ai.

Në konferencën me gazetarët që zgjati një orë, zoti Trump preku një gamë të gjerë temash, pesë javë përpara se të marrë sërish pushtetin dhe të bëhet presidenti i dytë pas Grover Cleveland në vitet 1890 që do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë jo të njëpasnjëshëm.

Ai tha se këtë herë po pritet nga udhëheqësit botërorë në mënyrë shumë më të favorshme se sa në vitin 2017, pas fitores së tij të parë presidenciale.

“Në të vërtetë është e kundërta e armiqësisë. Ata po më kërkojnë”, tha ai. “Kam folur me mbi 100 vende”.

Zoti Trump tha se nuk do t’i jepte fund përdorimit të vaksinës së poliomielitit të pranuar prej kohësh në SHBA, por vuri në pikëpyetje detyrimin për një sërë vaksinash për fëmijët, në disa shtete amerikane.

“Unë nuk jam mbështetës shumë i madh i vaksinave të detyrueshme”, tha ai dhe pyeti në mënyrë retorike: “Pse është kaq e lartë shkalla e autizmit” në Shtetet e Bashkuara, megjithëse shkencërisht nuk është provuar lidhje midis autizmit dhe vaksinave .

Ai gjithashtu ngriti pikëpyetjen se përse amerikanët “po paguajnë shumë më tepër se njerëzit në vendet e tjera” për ilaçe.

Zoti Trump tha se po bënte gjithçka mundej për të ndalur luftën gati trevjeçare të Rusisë ndaj Ukrainës dhe se do të kishte biseda të vazhdueshme me Presidentin rus Vladimir Putin dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për t’i dhënë fund luftimeve.

Presidenti i zgjedhur përsëriti planin e tij për të vendosur tarifa kundër importeve nga disa prej partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara.

“Tarifat do ta bëjnë vendin tonë të pasur”, tha ai, megjithëse importuesit paguajnë tarifat dhe shpesh ia kalojnë kostot e tyre klientëve që blejnë mallrat./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 6 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 7 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 9 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 8 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.