Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Historia kur u krijua pasaporta e parë në shekullin e 14-të si dokument udhëtimi…

Historia kur u krijua pasaporta e parë në shekullin e 14-të si dokument udhëtimi…

Kryesore
E diel, 5 Janar 2025 13:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pa pasaportën nuk funksionon thuajse asgjë. Dokumenti shtetëror nuk është i domosdoshëm vetëm për udhëtime. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu: pasaporta ka hyrë rreth 100 vjet më parë. Si u krijua ajo?

Fotografi biometrike, barkode, hologramë, mikroçipa: pasaporta e sotme është pa dyshim një pjesë e teknologjisë moderne. Për disa ajo hap portën e botës, e cila për të tjerët – pa pasaportën e duhur – mbetet e mbyllur.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Protestuesit dhe Policia përplasen dhunshëm. Bomba molotov, fishekzjarre, gaz lotësjellës dhe përplasje të dhunshme

Protestuesit dhe Policia përplasen dhunshëm. Bomba molotov, fishekzjarre, gaz lotësjell...

Para 4 orësh
Policia e Shtetit: U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonat ku po ushtrohen akte dhune…

Policia e Shtetit: U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonat ku po ushtrohen akte dh...

Para 5 orësh
“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

Para 5 orësh

Por si kanë qenë fillimet, si lindi dokumenti kryesisht katror?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fillimet e pasaportës

Që në shekullin e 14-të ka pasur diçka të ngjashme me një dokument udhëtimi. Në atë kohë murtaja bënte kërdinë në Evropë dhe qytete si Venecia kërkonin zgjidhje për të frenuar sëmundjen. Kështu lindi letra e murtajës – një vërtetim, që duhej ta tregonte secili, që hynte në vend. Nëse vinte nga një rajon i murtajës, nuk lejohej që të hynte në qytet në Lido. Në atë kohë dokumenti i udhëtimit nuk lidhej me shtetësinë, por me vendbanimin. Lidhja midis kombësisë dhe pasaportës erdhi më vonë – në shekullin e 20-të.

Futja e pasaportave standarte

Menjëherë pas Luftës së Parë Botërore lindi ideja e një standardi global për pasaportat. Kjo detyrë iu besua Lidhjes së Kombeve të sapothemeluar, organizatës paraardhëse e Kombeve të Bashkuara.

Sipas Hermine Diebolt, e cila punon në bibliotekën dhe arkivat e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, (Zvicër), pasaportat, siç i njohim ne sot, ekzistojnë prej gati 100 vjetësh.

Lidhja e Kombeve, e themeluar në vitin 1920, duhej të siguronte paqen pas Luftës së Parë Botërore. Gjatë kësaj kohe ranë perandoritë e vjetra koloniale. Lindën shtete të reja kombëtare. Gjatë luftës shumë njerëz u dëbuan dhe shpesh ata kishin vetëm dokumente lokale, për të vërtetuar identitetin e tyre. Vende si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia kërkonin që gjatë luftës, që njerëzit nga vendet armike të paraqisnin dokumente zyrtare identifikimi, për t`u lejuar të hynin në vend.

Pas vitit 1918, kur shumë njerëz ishin në arrati, policët në kufij kishin vështirësi të kontrollonin dokumentet e shumta të ndryshme të udhëtimit. Ishte e vështirë të kuptohej, nëse një pasaportë ishte e vërtetë apo jo. Prandaj edhe për këtë duhej gjetur një zgjidhje.

Në vitin 1920 Lidhja e Kombeve mblodhi liderët botërorë në Paris, për të negociuar rregullore standarde për dokumentet e udhëtimit. U vendos që pasaportat të duken kudo njëlloj dhe të përmbajnë të njëjtin informacion. Që tani e tutje pasaportat duhet të kishin përmasat 15,5 me 10,5 centimetra, duhet të përmbanin 32 faqe dhe në pjesën e përparme të kishin emrin e vendit dhe stemën. Ky format përdoret edhe sot.

Liri për disa, pengesë për të tjerë

Që në atë kohë kishte kritikë të pasaportës. Argumenti i tyre: Dokumenti i shërben më pak lirisë së udhëtarëve dhe më shumë kontrollit të tyre. “Disa krerë shtetesh dhe qeverish preferuan më mirë, që gjithçka të mbetej si më parë, kur mund të lëvizje lirshëm, pa pasur dokumente me vete. Edhe në opinionin publik dhe në shtyp pasaporta ishte e padëshirueshme. Njerëzit mendonin se pasaportat kufizojnë lirinë e tyre dhe shkelin privatësinë.

“Përvec kësaj pasaporta  kishte të bënte me shumë burokraci dhe investim”, thotë Hermine Diebolt.Një artikull i New York Times në vitin 1926 i referohej pasaportës si “The passport Nuisance”. Gazeta shkruante: “A duhet të mbahen pasaportat si një element i përhershëm i udhëtimit? Sistemi, që është në modë që nga lufta, është i komplikuar, i bezdisshëm dhe pengon qarkullimin e lirë midis kombeve”.

Por ishte tepër vonë për të ndaluar zhvillimin. Anëtarët e Lidhjes së Kombeve nuk mundën të binin dakord, se si duhet të duket një botë pa kontrolle kufitare dhe pasaporta. Kështu që pasaporta mbeti.

Pasaporta moderne dhe pabarazia globale

Deri më sot, një pasaportë udhëtimi, një copë letër e thjeshtë, mund të ketë një ndikim të madh në jetën e një njeriu. Shtetësia përcakton, se ku ai mund të udhëtojë dhe të qëndrojë. Në varësi të vendit të origjinës, një pasaportë mund t’i japë bartësit të saj privilegje ekstreme – ose edhe të shkaktojë dëshpërim.

Klasifikimet e pasaportave tregojnë, se sa vende mund të vizitohen pa vizë me një pasaportë të caktuar. Sipas “Global Passport Power Rank 2024” shteti i pasur me naftë Emiratet e Bashkuara Arabe është në vendin e parë. Qytetarët e tyre mund të udhëtojnë në shumë vende, ndërsa njerëzit me pasaportë siriane kanë përvojën e kundërt. Një tjetër klasifikim, Indeksi i Pasaportave Henley, i jep vendin e parë Singaporit, i ndjekur menjëherë nga Franca dhe Gjermania.

Po njerëzit që nuk kanë as shtetësi e as pasaportë? Rreth dhjetë milionë njerëz në botë janë pa shtetësi. Një arsye mund të jetë diskriminimi ndaj grupeve etnike. Sipas Institutit Amerikan për Diplomaci dhe të Drejtat e Njeriut, rreth 70 për qind e romëve dhe sinti në Gjermani janë pa shtetësi.

Një disavantazh i pasaportave del në pah vazhdimisht. Pasaportat janë ndër artikujt më të kërkuar të tregtimit, jo vetëm në tregun e zi. Disa vende kanë hapur kufijtë e tyre edhe vullnetarisht për ofertuesit më të lartë, siç është ishulli mesdhetar i Qipros. Vendi filloi të lëshojë pasaporta dhe viza “të arta” pas krizës ekonomike në 2013. Shitja e pasaportave të tij ishte një biznes fitimprurës për Qipron – derisa raportet kritike televizive zbuluan se politikanë të rangut të lartë ishin të përfshirë në këto makinacione. Praktika e “pasaportave të arta” u ndërpre zyrtarisht./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 3 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 3 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 5 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 4 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.