Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 12:03 Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami Myrto Uzuni ishte në qendër të vëmendjes në kampionatin amerikan, ku realizoi dy gola në fitoren 2-1 të Austin FC ndaj Sporting Kansas City.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
Lajmet e fundit
Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Kanabisin nuk e mbolli ministria e bujqësisë, por kupola e qeverisë”*

Forum
E hënë, 19 Korrik 2021 12:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Edmond Panariti.

Ka dy herë që thirret në interpelancë Ministri i Bujqësisë, një gjë komplet e pazakontë, në një hark kohor dy javor, dy herë interpelanca për ministrin e Bujqësisë, i cili për hir të së vërtetës akoma nuk ka njohur objektivat e punës së tij, dhe nuk ka se si ti njoh me dy-tre muaj. Dhe kush është arsyeja përse kërkohet kjo interpelancë? Sot na i sqaruat. Ju në fakt kërkoni që nëpërmjet interpelancës së stisur me Ministrin e Bujqësisë të na involvoni dhe të na përfshini ne, në gjoja, në lidhje me trafikantët e drogës, për të shpërndarë pjesë nga llumi ku jeni zhytur, nga llumi i trafikut që përditë e më shumë po ju tërheq poshtë si një gropë thithëse. Ku përditë e më shumë po dalin fakte kompromentuese për funksionarë të lartë dhe për të gjithë strukturën e piramidës shtetërore të involvuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë trafik droge. Tashmë po mundoheni të krijoni vektorë, të krijoni rrugica, që të na përfshini dhe ne, në një diçka që ju e dini fare mirë që ne nuk kemi të bëjmë fare. Absolutisht fare. Dhe për tju rikthyer çështjes në fjalë, dëshiroj të ndaj me opinionin publik se si filloi kjo histori.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 1 ore
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 1 ore
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

Para 2 orësh

Kjo histori, të nderuar qytetarë, ka filluar me një vendim qeverie, vendim të këshillit të ministrave, sipas të cilit një tokë e cila ishte në administrimin e një shkolle të mesme bujqësore, në varësi të Ministrisë së Arsimit, i hiqet, arsyet i di qeveria, dhe i vihet në dispozicion Ministrisë së Bujqësisë për ta administruar, e cila nuk është operator ekonomik. Dhe sigurisht do të hap procedurat e dhënies me qera që investitorë të interesuar të marrin pjesë në garë dhe sipas të gjithë kritereve ligjore dhe procedurave të parashikuara nga ligji, ti nënshtrohen garës dhe të shpallet një fitues. Dhe sigurisht që u shpall një fitues, dhe unë nuk jam këtu as për të bërë segregim, as aparteid, as për të parë biografinë, as ndarje klasore, për të paragjykuar apo gjykuar se kush është fituesi. Megjithatë kjo është çështje proceduriale, unë jam i hapur. Dosjet janë aty, meqënëse i shpallet dhe si objektiv. Merrni dosjet nën sqetull dhe që nesër shkojmë në Prokurori ti nënshtrohemi një procesi të qartë transparence të të gjithë procedurave që ka zbatuar Ministria e Bujqësisë, duke filluar që nga zanafilla, që nga VKM-ja, që këtë tokë e kaloi nga administrimi i Ministrisë së Arsimit, tokë si pjesë e pronësisë së një shkolle, dhe ja vuri në dispozicion Ministrisë së Bujqësisë. E cila çfarë do bënte? Do fillonte procedurat, procedurat e shfrytëzimit të kësaj toke, e cila ka qenë një tokë djerrë, tokë e braktisur, tokë e cila nuk u nda me 7501-shin, dhe duhet të dini që është krijuar një ide gati utopike sikur tokat që ka në administrim shteti shqiptar, Ministria e Bujqësisë, janë tokat më produktive.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rrini me këmbë në tokë. Ato toka kanë qenë toka të refuzuara. Toka të cilat kur u ndanë me ligjin 7501 fermerët nuk pranuan ti marrin në dorëzim, sepse ishin toka pa infrastrukturë vaditëse, ishin toka të kripura, ishin toka të degraduara dhe ashtu mbetën. Dhe sigurisht ato toka kush do ti shfrytëzojë? Natyrisht me gjithë dëshirën tonë për t’ia u dhënë fermerëve të varfër, nuk kanë mundësi. Se u tha këtu që janë përjashtuar bujqit e varfër nga procesi i marrjes pjesë në garat për marrjen me qera.

Ju si kryeminstër, bujqve të varfër iu hoqe 10 milionë euro nga fondi i subvencioneve të viteve të kaluara dhe i privove atyre nga mundësia për të kultivuar në parcelën e tyre dhe dashke ti që ata të marrin pjesë në procedurën e marrjes më qera të tokave bujqësore, të cilat edhe sikur t’jua falësh nuk i marrin se nuk kanë  as mjete financiare,  as mundësi për ti vënë në shfrytëzim. Dhe ato do ti shfrytëzojnë normalisht sipërmarrës bujqësor që i kanë ato mundësi dhe që janë pjesë e një gare të ndershme dhe ju sfidoj që të provoni që kjo garë nuk është e ndershme. Sepse para se të vini ju kanë ardhur  organe të tjera. Ka ardhur auditi i Ministrisë, ka ardhur Kontrolli i Lartë i Shtetit, megjithatë aty janë dokumentat. Dhe unë nuk kam asnjë lloj kompleksi dhe asnjë lloj fobie për tu përballur në qoftë se ju doni ti hyni kësaj historie, biles çudi si nuk e keni filluar deri tani se ne kemi qenë në qeveri. Pritët tani sepse pikërisht është momenti për ta hapur, për ta shfokusuar vëmendjen nga bataku i drogës dhe i trafikut dhe për të involvuar natyrisht edhe persona, institucione, dikastere, të cilat me thënë të drejtën nuk kanë të bëjnë me procesin e kanabizimit të bujqësisë. Bujqësia u kanabizua jo nga Ministria e Bujqësisë. Ju e dini shumë mirë kush janë aktorët dhe faktorët e kanabizimit. Doni të na përfshini dhe ne, e keni gabim pavarësisht nga dëshira juaj është e pamundur. Procedurat janë aty, proceset, ligjet janë aty. Organet investigative janë aty, nuk i takon deputetëve të parlamentit të nxjerrin dokumentat, kontratat këtu. Derën e prokurorisë e keni aty. Nuk është parlamenti vendi ku do të bëhen hetimet dhe investigimet. Ju e dini fare mirë këtë, por e përdorni si kauzë politike. Por në doni të jeni serioz shkoni në derën e prokurorisë hapni një proces dhe shkoni deri në fund.

*Pjesë nga diskutimi i ish-ministrit në parlament

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami
Para 8 minutash

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!
Para 10 minutash

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë
Para 21 minutash

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë

Priti 36 vite për të bërë një goditje me kokë në ndeshjen e Liverpoolit (VIDEO)
Para 29 minutash

Priti 36 vite për të bërë një goditje me kokë në ndeshjen e Liverpoolit (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 5 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 18 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 16 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 14 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.