Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 22:43 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje 3-0 përballë Irlandës në ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kombeve. Ky rezultat i lë Dardanët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sulme kibernetike
  • Ukraina
  • Kosova
  • Lindja e Mesme
  • Futboll
  • Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sulme kibernetike
  • Ukraina
  • Kosova
  • Lindja e Mesme
  • Futboll
  • Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, u përzgjodh si një nga personazhet më të spikatur të vitit 2024

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, u përzgjodh si një nga personazhet më të spikatur të vitit 2024

Kryesore
E hënë, 6 Janar 2025 19:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, u përzgjodh si një nga personazhet më të spikatur të vitit 2024 nga emisioni “Jetë Shqiptare” në RTSH.

I vlerësuar për arritjet personale dhe profesionale, Presidenti Duka e cilësoi vitin 2024 si një vit historik, duke veçuar pjesëmarrjen në Europian, organizimin e turneve ndërkombëtarë në vendin tonë, investimet në infrastrukturë, rritjen e numrit të futbollistëve në vendin tone e të tjera suksese të regjistruara.

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, është përzgjedhur si një nga personazhet më të spikatur gjatë vitit 2024 nga emisioni “Jetë Shqiptare” në RTSH, i vlerësuar për arritjet personale dhe profesionale që kanë ndikuar dhe shënjuar vitin që sapo kemi lënë pas.

Gjatë intervistës së tij, Presidenti Duka e cilësoi vitin 2024 si një vit historik, duke veçuar pjesëmarrjen për herë të dytë të ekipit Kombëtar në një Kampionat Europian. Gjithashtu, ai vuri në dukje të gjitha arritjet e tjera gjatë vitit 2024, duke nisur nga organizimi i shumë turneve ndërkombëtarë në vendin tonë, investimet në infrastrukturë, rritja e numrit të futbollistëve në vendin tonë dhe shumë arritje të tjera.

Presidenti Duka u shpreh se viti 2025 vjen me shumë sfida të reja, por edhe me ngjarje të mëdha, duke veçuar Kampionatin Europian U-17 që do të organizohet në vendin tonë, mbledhjen për herë të parë në histori të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, si dhe rrugëtimin e ri të ekipit të vajzave dhe djemve në kualifikueset e ardhshme.

Më poshtë, intervista e plotë:

Si ka rezultuar viti 2024 për ju?

– Çdo vit ka ngjarjet e veta, pozitive dhe negative, emocione. Në futboll nuk mungojnë në asnjë ditë, në asnjë minutë. Viti 2024 për futbollin shqiptar mendoj që është një vit historik i rëndësishëm, për pjesëmarrjen e Shqipërisë në kampionatin Europian “Gjermani 2024”, për performancën e skuadrës, për praninë e tifozëve, për spektaklin në përgjithësi jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë botën ku jetojnë shqiptarë. E them me siguri dhe padyshim që ne duhet t’i jemi falënderues ekipit Kombëtar për atë që na ka dhënë, jo vetëm në rezultat, por na ka bërë krenarë. Na ka bërë ne që të themi me bindje jemi shqiptarë dhe të valvisim flamurin me shumë krenari. E filluan në Francë dhe e konfirmuan në Gjermani. Unë nuk besoj që ka ndonjë ngjarje tjetër që t’i ketë bërë shqiptarët kaq shumë të gëzuar dhe jo vetëm flamurin, por të shpalosin të gjithë kulturën shqiptare në të gjithë qytetet e Gjermanisë. Kjo ka qenë ngjarja historike kryesore mendoj e vitit 2024, por jo vetëm kjo. Ka pasur padyshim dhe zhvillime të tjera pozitive. Duke qenë një lojë, një garë, ka diskutime dhe debatet e veta, por kryesisht ka zhvillime pozitive dhe unë e konsideroj një hap përpara.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Çfarë mësimi nxorrët nga pjesëmarrja për herë të dytë të Shqipërisë në një Kampionat Europian?

– Unë them që është gjëja më e bukur që na ka ndodhur, duke e vështruar në kompleks. Prezenca, pjesëmarrja e ekipit në fushë dhe më të gjithë kënaqësinë që morën të gjithë ata që ishin në Gjermani. Padyshim që do të ishim akoma më të lumtur nëse do të fitonim, por nuk ka ngelur shqiptar i pa lumtur me pjesëmarrjen dhe performancën e ekipit. Po, gjithmonë ka më mirë. Edhe kampionët e Europës dhe të botës kanë gjëra që nuk i kanë bërë shumë mirë dhe duhet që t’i përmirësojnë në të ardhmen. Jo vetëm në arenën ndërkombëtare, ne kemi pasur rezultate pozitive edhe në futbollin brenda vendit. Pavarësisht një lloj fenomeni largimesh apo eksodesh ku popullsia e Shqipërisë në një lloj mënyre po pakësohet, numri i futbollistëve në vendin tonë është rritur dhe ky është një tjetër fakt pozitiv. Në fund të fundit, futbolli është gjithëpërfshirës dhe ka për qëllim të ndihmojë jetën e njerëzve në përgjithësi. Shumë projekte me përgjegjësi sociale, ndikimi në shoqërinë shqiptare janë zhvilluar gjatë këtij viti nga Federata e Futbollit, jo vetëm me aktorë kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Ka pasur gara pozitive, shumë prezencë. Vendosja e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare ka qenë një tjetër hap pozitiv. Në Shqipëri janë organizuar gjatë vitit 2024 më shumë se 14 turne ndërkombëtarë, ku mbi 30 ekipe Kombëtare kanë vizituar vendin tonë. Përveç ekipit A që e shohin të gjithë, por me ekipet e vajzave dhe djemve që kanë luajtur dhe konkuruar, janë akomoduar etj. Jam i sigurt që ne jemi vendi i parë në Europë që organizojmë më shumë turne ndërkombëtarë. Ka pasur dhe shumë gjëra të tjera pozitive.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ngjarja më e bukur për ju gjatë vitit 2024?

– Ka shumë gjëra pozitive dhe negative. 365 ditë janë shumë. Si çdo shqiptar tjetër ngjarja më e bukur është pjesëmarrja në Europian.

Mund t'ju interesojë

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për O...

Para 4 orësh
Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

Para 4 orësh
Zgjedhjet lokale, Berisha i hap derën bashkëpunimit me Arlind Qorin: Hajde të heqim të keqen me emrin Rama

Zgjedhjet lokale, Berisha i hap derën bashkëpunimit me Arlind Qorin: Hajde të heqim të ...

Para 5 orësh

Viti 2025 me çfarë objektivash vjen?

– Kemi shumë ngjarje pozitive tashmë të programuara. Kemi shumë projekte të nisura që në vitin 2024. Federata e Futbollit gjatë vitit 2024 ka investuar në infrastrukturën sportive rreth 10 milionë euro, që besoj është një nga shifrat rekord në krahasim me vitet e mëparshme. Këto investime të siguruara nga projektet ndërkombëtare FIFA dhe UEFA, janë bashkuar me investitorë vendas dhe kanë ndihmuar në ndërtimin e 17 fushave të reja sportive në vendin tonë. Rikonstruksioni i dy stadiumeve. Po përfundojmë rikonstruksionin e stadiumit në Rrogozhinë që ta bëjmë gati për Kampionatin Europian U-17 2025 në Shqipëri. Në 2025-ën ngjarja më e rëndësishme është Kampionati Europian U-17 në vendin tonë, ku 8 ekipet më të mira të Europës do të marrin pjesë. Ne si pjesëmarrës dhe 7 ekipe të tjera do të konkurojnë për titullin kampion. Do të ketë shumë aktivitete gjatë këtij turneu. Kemi plane të tjera investimesh. Gjithashtu, do ta konsideroja historike pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mbajë për herë të parë në vitin 2025 mbledhje në Tiranë. Ekipet Kombëtare vajza dhe djem kanë sfidat e radhës. Ekipi i vajzave në UEFA Nations League dhe djemtë në kualifikueset e Botërorit, ku kemi një grup interesant dhe të vështirë. Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra. Më 21 mars do të nisim rrugëtimin në Wembley, për të vazhduar ëndrrën tonë për në Botërorin 2026.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 3 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

Rikthimi i Jensen Huang në Nvidia: i gatshëm të kthehet, por bordi nuk e shqyrton
Para 3 orësh

Rikthimi i Jensen Huang në Nvidia: i gatshëm të kthehet, por bordi nuk e shqyrton

Kombëtarja U-21 barazon pa gola me Spanjën U-21 në “Air Albania”
Para 3 orësh

Kombëtarja U-21 barazon pa gola me Spanjën U-21 në “Air Albania”

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse
Para 3 orësh

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 4 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 3 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Erjon Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë, ka disa fjalë për protestën: Ndjej dritë, por…
Para 8 orësh

Erjon Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë, ka disa fjalë për protestën: Ndjej dritë, por…

4 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
16 Nëntor 2026, 20:21

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.