Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 7 Nëntor 2026, 22:32 Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime Biznesmeni nga Drenasi, Faton Seferi, bashkëshortja dhe katër fëmijët e tyre kanë dalë pa lëndime nga një aksident i rëndë rrugor në Serbi. Ai…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kryebashkiaku i Tiranës
  • Veliaj
  • Kurti në Francë
  • Vllaznia
  • Kombëtarja
  • Protesta në Itali
  • Ura e Bahçallëkut
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kryebashkiaku i Tiranës
  • Veliaj
  • Kurti në Francë
  • Vllaznia
  • Kombëtarja
  • Protesta në Itali
  • Ura e Bahçallëkut
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Papa Leo: Takim me Islamin në Turqi e Liban

Papa Leo: Takim me Islamin në Turqi e Liban

Kryesore
E enjte, 27 Nëntor 2025 12:16
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me interes të krishterët presin udhëtimin e parë të Papa Leos së XIV jashtë Vatikanit. Ky udhëtim ka destinacion Turqinë dhe Libanin. Çfarë theksi do të japë Leo atje?

Gati shtatë muaj pas zgjedhjes papë Leo XIV ndërmerr udhëtimin e tij të parë jashtë vendit. Ky udhëtim më 27 deri më 30 nëntor ka stacion Turqinë dhe në përfundim deri më 2 dhjetor Libanin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kreu i Kishës Katolike me prejardhje nga SHBA-ja me këtë vazhdon angazhimin ndërkombëtar të paraardhësit të tij. Sot programi i udhëtimeve është pjesë e vetëkuptueshme e ushtrimit të pontifikatit dhe “as që mund të mendohet pa të”, thotë historiani i kishës nga Augsburgu dhe ekspert i papës Jörg Ernesti në bisedë për DW.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pritet me interes se çfarë theksi do të vendosë Leo në udhëtimin e tij të parë dhe se si ai eventualisht do të bëjë dallimin nga paraardhësit e tij. Në Turqi kreu i kishës katolike do të vizitojë kryeqytetin Ankara dhe Stambollin. Ai do të udhëtojë gjithashtu edhe në Iznik rreth 100 km në juglindje, ku 1700 vjet më parë u mblodh këshilli i parë mbarëbotëror i të gjitha kishave.

Mund t'ju interesojë

Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion

Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion

Para 10 orësh
Berisha e ndjek nga zyra protestën. Tensione para kryeministrisë dhe në Bulevard

Berisha e ndjek nga zyra protestën. Tensione para kryeministrisë dhe në Bulevard

Para 10 orësh
Studentët: Parti Demokratike si u shite gjithë këto vite!

Studentët: Parti Demokratike si u shite gjithë këto vite!

Para 11 orësh

Në Liban janë në program vizita në Bejrut dhe disa vende pelegrinazhi në veri të vendit. Papa Leonë fund të udhëtimit të tij do të do mbajë një lutje në heshtje në portin e Bejrutit, pikërisht në vendin ku verën e vitit 2020 ndodhi një shpërthim i tmerrshëm me pestidice dhe lëndë plasëseqë shkatërroi një lagje të tërë, rreth 200 vetë humbën jetën dhe i gjithë vendi u trondit nga kjo fatkeqësi.

Në Turqi dhe në Liban dikur jetonin shumë të krishterë

Të dy vendet i bashkon një gjë e veçantë: Përpara njëqind vjetësh në të dyja këto vende të krishterët përbënin një pjesë të konsiderueshme të popullsisë. Në Turqi rreth një e treta e banorëve i përkiste një kishe, ndërsa në Liban më shumë se gjysma e popullsisë. Sot në Turqi më pak një përqind e njerëzve i përkasin besimit kristian, ndërsa në Liban 30 përqind.

Turqia, duke përjashtuar Italinë, është në mbarë botën vendi i parë që ka pasur mysafir pesë Papë. Kjo ka të bëjë edhe me faktin, se në pjesën aziatike të Turqisë ka tradita të rëndësishme të historisë së hershme të krishtërimit dhe ndodhen gjithashtu disa nga komunat e para kristiane.

Në Stamboll, dikur Konstandinopoja, edhe sot e kësaj dite kreu i ortodoksisë ka selinë e tij, që aktualisht e mban patriarku greko-ortodoks Bartolomeusi 85 vjeçar. Kisha e tij prej dekadash vuan prej kufizimeve të vendosura nga shteti turk.

Leo shkon – po ashtu si edhe parardhësit e tij Papa Gjon Pali i II (1979), Benedikti (2006) dhe Francesku (2014) – me vetëdije të plotë në fund të nëntorit në Stamboll. Më 30 nëntor është festa e Apostullit Andrea, që për ortodoksinë është po aq i rëndësishëm sa Apostulli Pjetër për të krishterët perëndimorë.

“Kufizim i lirisë fetare”

Në Turqi sipas vlerësimit të historianit të kishës Ernesti “ka kufizime të lirisë së besimit”. Kjo prek në radhë të parë kishën greko-ortodokse, që qysh prej dëbimit të grekëve nga Konstandinopoja dhe Azia e Vogël përpara 100 vjetësh është “asgjësuar dukshëm”. Patriarku Ekumenik është i kufizuar në veprimtarinë e tij.

Që prej më shumë se 50 vjetësh pas një dekreti shtetëror është mbyllur seminari i priftërinjve ortodoksë në ishullin Chalki në Detin Marmara pranë Stambollit. Edhe kisha katolike, sipas Ernestit, nuk mund të veprojë e lirë.

Vizita pritet me interes, sepse kjo është vizita e parë e papës në një vend tipik dhe të dominuar mysliman.

“Shumë njerëz në botën islamike, pikërisht në Turqi, ndihen të nderuar, që udhëtimi i parë i papës jashtë vendit u dedikohet vendit të tyre”, thotë jezuiti Felix Körner për DW.

Libani vendi me shumë religjone

Edhe Libani është një etapë e rëndësishme e këtij udhëtimi papal. Tradicionalisht ky vend karakterizohet nga të jetuarit pranë njeri – tjetri të shumë besimeve fetare. Në Liban nuk ka një religjon shtetëror. Sot më shumë se 60 përqind e libanezëve janë myslimanë suni dhe shiitë, rreth 30 përqind të krishterë të kishave të ndryshme. Krahas tyre ka dhe druzë e alevitë. Hezbollahushiit i mbështetur nga Irani është një faktor i fuqishëm trazirash pushteti dhe politike.

Sistemi politik është i përkufizuar proporcionalisht qartë duke u ndarë ndërmjet përfaqësuesve të religjoneve të ndryshme, shpjegon eksperti Ernesti. Ndaj Vatikani e konsideron Libanin “si fushë eksperimentale për funksionimin e bashkëjetesës së njerëve të besimeve të ndryshme fetare”.

Nëse njerëzit në një “vend multireligjoz” nuk bashkëveprojnë, kjo çon në mungesë stabiliteti. Nga një bashkëpunim pozitiv përfiton e gjithë bashkësia. Në gjendjen aktuale Libani është për Leon e XIV “një destinacion i vështirë udhëtimi”.

Duke iu referuar dialogut kristiano-islamik, jezuiti Körner mendon, se Leo në një tjetër mënyrë nga paraardhësi i tij Francesku do të vazhdojë ta ndjekë kursin e tij për afrimin me Islamin. “Qasja e papa Franceskut ishte miqësia”, thotë Körner. Ai theksonte simpatinë dhe avancoi duke i jetuar shkëmbimin dhe marrëdhëniet e mira me aktorët myslimanë. Kjo karakterizoi edhe udhëtimin e tij në botën islame, ashtu si dhe vizita në Abu Dhabi më 2019, ku u nënshkrua dokumenti i vlerësuar në mbarë botën për mirëkuptimin reciprok.

Papa Leo ndonëse ka prioritete të ngjashme, shpresa dhe botëkuptime si Francesku, thotë Körner, ai është ndryshe në stil: “më i strukturuar, më i kujdesshëm, më i arsyeshëm”. “Leo është jurist kishtar. Kjo është shumë mirë. Ai do të gjallërojë dhe krijojë struktura të qendrueshme për mirëkuptimin në rritje ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëvë.”/DW/

Etiketat e lidhura

Papa Leoni XIV
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime
Para 5 orësh

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

Presidenti i Izraelit zgjedh rivalin e Netanyahu-t për formimin e qeverisë së re
Para 5 orësh

Presidenti i Izraelit zgjedh rivalin e Netanyahu-t për formimin e qeverisë së re

Protesta masive në disa qytete të Italisë, mijëra qytetarë në rrugë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe riarmatimit
Para 5 orësh

Protesta masive në disa qytete të Italisë, mijëra qytetarë në rrugë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe...

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin
Para 6 orësh

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin

Më të lexuarat

1 Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion
Para 10 orësh

Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion

2 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
Para 20 orësh

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

3 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
Para 12 orësh

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

4 Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime
Para 5 orësh

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.