Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 06:34 Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë” Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë të parë në Angli,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

70 vjetori i shkollës së mesme  pedagogjike në Peshkopi

Kultura E enjte, 9 Shtator 2021 00:31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Hysni ÇIPURI – 

Padituria,plagë e trashëguar nga e kaluara si në gjithë Shqipëriinë ishte e theksuar dhe në Dibër.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Shtrirja dhe zhvillimi i arsimit ishte një domosdoshmëri objektive për të nxjerrë popullin e Dibrës nga prapambetja shekullore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ministria e Arsimit dhe Seksioni i Arsimit të Dibrës me shef Seksioni Selim Alliun 1945-1966 “Mësues i Popullit “ morën masa konkrete për këtë qëllim,për të shtrirë në Shqipërinë Veri – Lindore ,veçanërisht në Dibër arsimimin dhe qytetërimin e dibranëve.

Në zbatim të kësaj detyre hapën në Dibër njëra pas tjetrës një numër i madh shkollash fillore,por suksesi më i madh dhe ngjarja më e shenuar në historinë e arsimit ishte hapja e shkollës së mësme pedagogjike ne qytetin e Peshkopisë në shtator të vitit 1948 me drejtor Pandi Cici, i cili u zëvëndësua shpejt dhe në vend të tij emërohet Shefik Osmani nga Shkodra (deri në vitin 1954 ). Krahas saj u morën masa për ndërtimin e godinës së re posaçërisht për shkollën e mesme pedagogjike,me të gjitha anekset e nevojshme që plotësonin më së miri kërkesat dhe kushtet higjieno – pedagogjike si për  shkollën dhe konviktin.Konvikti kishte personelin e vet drejtues e administrativ si kujdestarët dhe personelin tjetër të shërbimit.

Ndër drejtorët e parë të konviktit ishin: Adem Shehu, Mitat Agolli, Shemsi Zhulali e të tjerë.Sipas buxhetit të akorduar nga Ministria e Arsimit bënin planifiimin ekonomiko-financiar të konviktit për nxënësit bursist,për ushqimin,veshmbathjen e konviktorëve dhe pajisjen me orenditë e nevojshme për akomodimin e tyre.

Pranë kësaj shkolle u hap edhe shkolla fillore ushtrimore,ku zhvilloheshin vëzhgimet dhe praktikat pedagogjike me nxënësit e vitit të tretë dhe të katërt të shkollës së mesme.

Mësuesit e parë të kësaj shkolle ishin:Remzi Prapaniku,Hava Shehu,Irena Bitri e Jolanda Rada, të cilët nën drejtimin e mësuesit të pedagogjisë Sotir Temo,ndiqnin e vëzhgonin përgatitjen shkencore e metodike dhe organizimin e zhvillimin e orëve të mësimit nga nxënësit praktikantë.

Me hapjen e shkollës së mesme pedagogjike u zbatua një nga nenet e reformës  (1946) për arsimin profesional që kishte për qëllim të përgatiste kuadro arsimore dhe kulturore për vendin.

Kjo shkollë krijoi mundësi reale për shtrirjen dhe masivizimin e arsimit fillor dhe 8- vjeçar në tërësi.Me hapjen e kësaj shkolle u hap drita jeshile për brezin e ri, jo vetëm për Peshkopinë por edhe për rrethet Kukës,Tropoje,Burrel e më gjërë.

Tërheqja dhe regjistrimi i nxënësve realizohej me vështirësi serioze.Konservatorizmi dhe konceptet frenuese të kohës ishin pengesë e madhe për terheqjen e nxënësve në shkollën e mesme,sidomos vajzat.

Por si rezultat i një pune këmbëngulëse bindëse nga drejtoria e shkollës dhe mësuesit numri i nxënësve që regjistroheshin vinte në rritje.

Nga 18 nxënës që filluan mësimet për herë të parë ne vitin 1948,pas dy vjetësh në vitin shkollor 1950-1951 ndiqnin mësimet 64 nxënës,prej  te cilëve 63 prej tyre ishin me bursë shteti.

Ngjarje e gëzuar për shkollën,mësuesit,nxënësit e prindërit qenë rezultatet e vitit shkollor 1951-1952 ku nga kjo shkolle për herë të parë dolën mësuesit e parë. Në këtë vit shkollor u diplomuan 14 nxënës,prej tyre nga rrethi i Dibrës 9 nxënës,nga Kukësi 3 nxënës,nga Peqini 2 nxënës, kurse 2 vjet më vonë  (1954 ) dolën nga kjo shkollë 2 mësueset e para.

Ndër mësuesit që përfunduan të parët shkollën e mesme pegagogjike Peshkopi qenë : Zenel Sula,Nuri Abdiu,Moisi Cami,Ismail Erebara,Riza Lika ,Emin Jashari etj.Disa prej tyre, pasi mbaruan arsimin e lartë, punuan si mësues dhe drejtues në këtë shkollë.Veçanërisht vlen për t’u vlerësuar puna e mësuesit veteran profesor Jorgji Sinjari,i cili ka qenë ndër të parët mësues,që ka dhënë lëndën e historisë për disa vite me radhë.

Masivizimi i shkollave fillore e 8 -vjeçare,shtronte në vazhdimësi nevojën për mësues të rinj.Për zgjidhjen e kësaj detyre organet drejtuese të rrethit dhe Seksioni i Arsimit morën masa të vecanta.

Për realizimin e kësaj detyre,shkruhet në një raport të ish drejtorit të shkollës Shefik Osmani te vitit shkollor 1953-1954,-Shkolla dhe mësuesit të bëjnë një punë më këmbëngulëse për të tërhequr sa më shumë nxënës në shkollën e mesme.Konkretisht në këtë vit kishte gjithsej 79 nxënës të trajtuar me bursë,perveç nxënësve të jashtëm që vinin nga qyteti dhe fshatrat përreth tij. Në planin e akordimit të bursave për vitin shkollor 1955-1956,Ministria e Arsimit shkruante që 20 bursat e caktuara për shkollën pedagogjike Peshkopi t’ju jepen vetëm vajzave.Në këtë vit shkollor u regjistruan 18 vajza nga 3 që ishin një vit më parë.Në mënyrë të veçantë u rrit numri i nxënësve të jashtëm vajza.Ato vinin tani nga Stebleva e Klenja,nga Lura e Reç-Dardha dhe nga Sllova e Selishta.

Rritje akoma më të fuqishme pati plani i edukimit të nxënësve dhe kuadrit mësues në vitin 1964 -1965 ku vazhdonin mësimet 385 nxënës prej tyre vajza 110.Dukshëm u rritën edhe rezultatet e punës mesimore edukative dhe treguesit cilësor të formimit shkencor e kulturor të nxënësve.

Një ndihmesë të madhe dha shkolla pedagogjike për kualifikimin e mësuesve pa arsim përkatës nëpërmjet arsimit me korespondencë, ku si rezultat u diplomuan 200 mësues.

Punë e vecantë jashtëshkollore bëhej nga mësuesit dhe këshilli i kulturës së shkollës për përgatitjen e mësuesit edhe si veprimtar shoqëror. Për këtë qëllim në shkollë funksiononin shumë rrethe shkencore artistike e sportive si biblioteka,grupi i valleve e kori i shkollës,rrethi letrar e i piktorit të ri,ekipet sportive te volejbollit,futboollit e atletikës,nën drejtimin e mësuesve të lëndës Munir Shehu,Anton Lakuriqi dhe Bexhet Shehu.

Nëpërmjet veprimtarive të ndryshme jashtëshkollore shkruan në kujtimet e tij ish drejtori i  shkolles Astrit Hoxha synonim që nxënësi ynë të formohej në mënyrë të gjithanshme.Skuadra e volejbollit të vajzave dhe grupi i teatrit kanë përfaqësuar denjësisht shkollën tonë në takimin teatral dhe në Spartakiadën Kombëtare në Tiranë.

Punë serioze bëhej në këtë shkollë për edukimin muzikor të nxënësve në lëndën e muzikës.Krahas njohurive teorike nxënësit mësonin një vegël muzikore.Shumë nxënës mësuan dhe zotëronim përdorimin e mandolinës dhe violinës.Nga bankat e shkollës së mesme pedagogjike Peshkopi janë diplomuar 1618 nxënës,ndërsa në periudhën 1998-2011,periudhë në të cilën shkolla u mbyll dolën 556 mësues të tjerë.Nga kjo shkollë kanë dalë talente e kuadro të aftë që kanë kontribuar e kontribuojnë akoma në institucionet shtetërore.Numërohen mbi 11 aktorë e regjizorë,5 kompozitorë disa shkrimtarë e piktorë si dhe pedagogë të degëve te ndryshme me tituj e grada shkencore,të cilët kanë punuar dhe punojnë në universitetet shtetërore e private të vendit tonë.

Një numër i konsideruar nga ish nxënës dhe mësues të shkollës pedagogjike Peshkopi janë zgjedhur dhe emëruar deputetë,ministra drejtues shkollash apo në institucione te tjera shtetërore.

Një pjesë nga këto kuadro vec kontributit brenda vendit kane kontribuar dhe jashte vendit si Ambasador e Diplomat në përfaqësitë Diplomatike te Shqipërisë.

Në vitin 1966 meqë u plotësuan nevojat e kuadrit mësues për ciklin e ulët,Shkolla e Mesme Pedagogjike u mbyll.Nxënësit e saj u transferuan dhe vazhduan mesimet në shkollën e mesme pedagogjike Shkodër.Por me masivizimin e mëtejshëm të arsimit 8 –vjeçar – theksonte ish shefi i Seksionit të Arsimit Dibër, Shemsi Manjani lindi nevoja për mësues të rinj,për këtë arsye në vitin mësimor 1970-1971 u rihap përsëri shkolla e mesme Pedagogjike Peshkopi.Shkolla e rihapur vazhdoi mësimet deri në vitin 1994,në këtë vit u mbyll e u rihap në vitin 1998 dhe vazhdoi deri në vitin 2011, vit në të cilin u mbyll.Deri në vitet 1990 në Dibër numëroheshin 76 shkolla 8 vjecare dhe 25 të mesme e 2032 mësues.

Duke pasur parasysh punën dhe arritjet cilësore të kësaj shkolle,Presidiumi i Kuvendit Popullor te Shqipërisë,duke vlerësuar lart kontributin e madh që dha Shkolla e Mesme Pedagogjike Peshkopi në përgatitjen e kuadrit mësues,e dekoroi këtë shkolle në vitin 1967 me Urdhrin e Punës të Klasit të Tretë.

*Ish nxënës i kësaj shkolle në vitet 1960

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 15 minutash

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 16 minutash

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 20 minutash

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 13 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 11 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 8 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.