Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 09:37 Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it Jakup Krasniqi ka zhvilluar sot vizitën e fundit në banesën e tij në Kosovë, përpara se të rikthehet në qendrën e paraburgimit në Hagë.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Elisa Spiropali
  • Erion Veliaj
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • GTA VI
  • Superiore
  • Erkan Nika
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Elisa Spiropali
  • Erion Veliaj
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • GTA VI
  • Superiore
  • Erkan Nika
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Agron Gjekmarkaj për Pashk Përvathin: Ai ka ëndërruar të pikturojë dhe tani pikturon ëndrrën e vet

Kultura E diel, 19 Maj 2024 12:31
Agron Gjekmarkaj për Pashk Përvathin: Ai ka ëndërruar të pikturojë dhe tani pikturon ëndrrën e vet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti demokrat i Qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i Kuvendit, përmes një postimi në rrjet, ka analizuar librin me kujtimet e piktorit Pashk Përvathi, teksa shkruan “nëse dikush më pyet mua, si e ka shkruar librin e jetës piktori Pashk Përvathi, e kam menjëherë përgjigjen: bukur, të emocionon, mbetet vetvetja në të”.

“Pashk Përvathi na ka pikturur të gjithëve dhe në kujtime na rrëfen sesi e ka bërë qysh i vogël e deri më sot. Ai ka ëndërruar të pikturojë dhe tani pikturon ëndrrën e vet. Sot ai shfaqet, unik, si poeti i peisazhit, duke kataloguar gjeografinë e Shiperisë në raport me njeriun e shumë vende të botës.

Më ka nderuar duke më bërë pjesë të kujtimeve të veta siç ka bërë me shumë të tjerë të cilat jeta i ka përfshirë në kombinacionet e komunikimit njerëzor nga At Zef Pllumi tek Ismail Kadare, tek Sali Berisha e Edi Rama e të tjera spikama të universit të madh”, shkruan Gjekmarkaj.

Postimi i plotë nga Agron Gjekmarkaj
Në çdo shëtitje në natyrë njeriu merr shumë më tepër sesa ai kërkon. Në Lezhë ajo e ka ndikuar njeriun për fat më shumë se ai atë. Mes malit dhe detit, fushës e lagunave, muzgjeve të përflakura të verës apo stuhive dimërore, secili individ në mënyrën e vet, flet me gjuhën e natyrës dhe të historisë. Piktorët me dhunti më të eperme, ku e ku më shumë. Pashk Përvathi e ka bërë me qindra vepra në telajo, së fundmi edhe me kujtimet sipas toposit “Rrugëtimi im”. Kjo e fundit (historia) me dy mijë vjet krishtërim, kishat e vjetra me afreske të shpërndara aty-këtu mbi kodra e bashtina si rojtare e pishtarë ende flasin me njerzit dhe vendin.
Fillimi i rezistencës kundër otomanëve me ‘lidhjen’ e 2 Mars të vitit 1444 apo nostalgjia që jep ajo tokë e cila mbështolli heroin e amzës Gjergj Kastriotin-Skenderbeun në misterin e përjetshem në janarin e 1468, në atë kolanë po aq ‘koncili i Arbnit’ , ‘seminari i Troshanit’, Ati madh Gjergj FISHTA, Ndre Mjeda i pazakonti, Frati i kujtimeve At Zef Pllumi, Kështjella mbi qytet e shumë tjetër, shfaqen si fari në detin e gjërë për tu ankoruar në portin e lirisë, identitetit dhe të qytetërimit. Po arti çfarë është? Për të ka përkufizime pa fund! Ndër shumë syresh thuhet “iluzion i lirisë”. Ky iluzion me gjasë është vertitur mbi qiellin e Lezhës duke i bërë fëmijët pavetëdijshëm të ënderrojnë poezinë apo pikturën, dhe ne të rriturit duke shpërnadrë farën e saj iluzive kudo nëpër Shqipëri. Vit pas viti Preç Zogaj, Pashk Përvathi, Rudolf Marku, Nikolin Ivanaj, Ndoc Gjetja, Agustin Shyti, Marash Mirashi, Ymer Metalia, Tonin Çobani, Mikel Paluca, Martin Luca, Alban Bala, Frano Kulli, Salvador Gjeçaj, Kujtim Dashi dhe Paulin Zefi i cili historinë ende e jeton, e shumë e shumë të tjerë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

I shoh bashkë poetë e piktorë lezhjanë se piktura është poezia e heshtur dhe poezia piktura që flet.

Do e kisha më të lehtë ta filloja këtë shënim për librin me kujtimet e Pashk Përvathit, me stilemat e zakonshme siç në këto raste ndodh, por e ndjeva të pamundur sepse gjithë këto indicie, gjurmë e shënja të lartpërmendura kanë pjesën e vet pos talentit e punës, shkollës e këmbënguljes në realizimin e autoportretit publik të mjeshtrit të madh që të gjithë njohim.

Nëse dikush më pyet mua, si e ka shkruar librin e jetës piktori Pashk Përvathi, e kam menjëherë përgjigjen. Bukur, të emocionon, mbetet vetvetja në të.
Aty është historia e gjithkujt që ka luftuar centimetër për centimetër për të dominuar rrethanat, për të përmbushur vetveten, të djalit nga Manatia që së pari kërkon mundësi për të çliruar talentin e vet i cili atij i jep famën dhe ne shijen e së bukurës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në fillim emrin ta venë prindërit pastaj bëhesh ti prindi i emrit tënd. Aty gjej historinë e personaliteteve që më sipër shkrova! Aty gjej historinë time ku të përbashkët kemi fuqinë për ti buzëqeshur jetës përtej një sistemi të thatë, varferisë e periferisë.

Mund t'ju interesojë

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin tonë diellor

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin to...

Para 16 orësh
400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

19 Nëntor 2026, 08:40
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

18 Nëntor 2026, 22:04

Pashk Përvathi na ka pikturur të gjithëve dhe në kujtime na rrëfen sesi e ka bërë qysh i vogël e deri më sot. Ai ka ëndërruar të pikturojë dhe tani pikturon ëndrrën e vet. Sot ai shfaqet, unik, si poeti i peisazhit, duke kataloguar gjeografinë e Shiperisë në raport me njeriun e shumë vende të botës.

Më ka nderuar duke më bërë pjesë të kujtimeve të veta siç ka bërë me shumë të tjerë të cilat jeta i ka përfshirë në kombinacionet e komunikimit njerëzor nga At Zef Pllumi tek Ismail Kadare, tek Sali Berisha e Edi Rama e të tjera spikama të universit të madh.

Në “rrugëtim e tij” një ditë befas hyra edhe unë dhe të dy bashkë u nisëm për Shkodër në Kuvendin Françeskan nga ku u kthyem me portretin historik tashmë të At Zef Pllumit dhe kujtimin e një bisede të paharrueshme mes Fratit dhe Ismail Kadaresë, si koncentrat shekujsh e prognozë për ata që vinë. Më vonë nga ajo aromë temjani e tinguj lahute doli edhe portreti i Padër Gjergj Fishtës.

Në një përfundim më qiti “rrugëtimi im, ynë” i dhjetra djemve e vjazave të Lezhës e Shqipërisë se “pak janë ata, të mëdhenj mjaftueshëm për të ndryshuar rrugën e historisë. Por ndonjëri prej nesh mund të ndryshojë një pjesë të vogël të gjërave, e më shumën e gjithë këtyre veprimeve, do të shkruhet historia e këtij brezi”.

Pashku e ka bërë dhe po e bën! Rruga vazhdon. Të gjitha të çojnë tek e bukura !

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it
Para 8 minutash

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

ERION VELIAJ MESAZH PËR ASAMBLENË E TIRANËS
Para 11 minutash

ERION VELIAJ MESAZH PËR ASAMBLENË E TIRANËS

Rinovimi i kontratave te Inter, plani i Oaktree shqeteson yjet
Para 14 minutash

Rinovimi i kontratave te Inter, plani i Oaktree shqeteson yjet

Ja lista e bosëve në ndërtime rezidenciale
Para 14 minutash

Ja lista e bosëve në ndërtime rezidenciale

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 10 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 13 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 15 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 10 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.