Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 06:34 Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë” Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë të parë në Angli,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Baca Reshat feston 78-vjetorin, Veliaj: “Është njeriu që na ka frymëzuar”

Kultura E mërkurë, 8 Shtator 2021 19:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Në të njëjtën ditë kur shkolla “Kosova” rihapi dyert për të vegjlit e kryeqytetit, pasi u dogj 15 vjet më parë e u kthye në parking, aktori i shquar dhe ikona e skenës shqiptare, Reshat Arbana, festoi 78-vjetorin e lindjes.
Me urimin për një jetë të gjatë dhe me role të tjera në teatër dhe kinematografi, të afërm, miq, kolegë dashamirës dhe personalitete të jetës publike u mblodhën në një mbrëmje festive, për të nderuar një nga figurat më të mëdha të skenës dhe ekranit shqiptar.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i emocionuar se puna e aktorit të madh, Reshat Arbana është një shembull frymëzimi për të gjithë. “Na ka mbledhur një gëzim shumë i madh, ditëlindja e Bacës Reshat. Do doja që sot të ishte një moment që të kujtojmë jetën e një miku shumë të dashur, një njeriu që na ka frymëzuar. Teksa, shihja fëmijët që shkonin në disa nga shkollat tona të reja apo të rikonstruktuara, mendova se ne e kemi vënë bastin tek kjo gjeneratë. Nuk e di çfarë do thotë Baca Reshat, por shqetësimi im dhe i shumë njerëzve që angazhohen publikisht është, kush do e marrë stafetën? Kush do e marrë stafetën në teatër, në kulturë, në politikë? Kush do e marrë stafetën në sipërmarrje dhe në biznes? Besoj se e ardhmja e këtij qyteti dhe e vendit tonë është te ky brez i ri dhe te fëmijët tuaj”, tha Veliaj.
I emocionuar për festën mes miqve dhe kolegëve, aktori Reshat Arbana falenderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe rrëfeu një ‘sekret’ nga jeta e tij. “Asnjëherë nuk i kam festuar përvjeetoret sepse nuk i dua. Më krijojnë emocione shumë të mëdha, por sonte po më duket krejt ndryshe. Për burrin qenka trimëri e madhe të bëhet 78 vjet, e të eci nga 80-ta, por na qenka edhe një mjerim i madh, kur mendon se ku do iki pas këtyre viteve që po kalojmë. Po ishallah në atë dynja, do shkojmë te ai vendi i mirë, jo te ai i keqi atje. Faleminderit shumë, ju jam shumë mirënjohës, jashtëzakonisht faleminderit. Kam emocione shumë, më besoni që kam shumë emocione. Por, ju falenderoj shumë me gjithë zemër dhe j’ua shpërblefsha që të gjithëve në gëzime, në festa nëpër familjet tuaja”, tha aktori i madh.
Festës nuk mund t’i mungonte edhe urimi special plot nota humori i një prej miqve të tij më të mirë, Luftar Pajës, me të cilin kanë udhëtuar së bashku në një karrierë sa të vështirë, aq edhe të bukur e të gjatë. Paja vlerësoi edhe kryebashkiakun Veliaj që krahas punëve të qytetit, nderon dhe vlerëson edhe artistët. “Rrofshi dhe paçi dritë kudo që jeni dhe ngado që vini, ju që organizoni këto gjëra në gjalljen tonë! E mora këtë mikrofonin se nuk më pëlqeu Reshati në një fjalë, që tha nuk e dimë si është atje. Të siguroj unë Reshat, përderisa nuk është kthyer njeri, do jetë mirë. Besoj se shpreh edhe mendimin e Besnik Nallbanit, të Ruzhdi Pulahës, edhe të këtij brezit tonë që jemi moshë e re, me lëkurë të vjetër. E marr me gjithë shpirt (dollinë) për Dinastinë Arbana! Me djem, me vajza, me nipër, me mbesa, çfarë të do zemra! E ngre për këta njerëz që e nderuan Reshatin. Unë iki me gëzim në shtëpi sepse mora pjesë në një moment, ku këta që dirigjojnë Tiranën, edhe Shqipërinë, kujtojnë edhe moshat tona. Faleminderit, qofshi të gëzuar”, theksoi Paja.

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 1 ore

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 1 ore

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 8 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 14 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 12 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 9 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.