Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Berati, një qytet i përjetshëm” promovohet albumi fotografik

Kultura E enjte, 9 Shtator 2021 06:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Historia dhe bukuritë arkitekturore të qytetit të një mbi një dritareve janë pjesë e albumit fotografik “Berati, një qytet i përjetshëm” të autorit Ndriçim Kulla që u promovua në sallën e konferencave të bibliotekës “Vexhi Buharaja” në Berat. Në promovimin e librit merrnin pjesë kryetari i bashkisë, Petrit Sinaj, prefekti i Beratit, Harilla Dafa, përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore, studiues, qytetarë, nxënës të shkollave, etj. raporton atsh.

Kryetari i bashkisë, Petrit Sinaj, theksoi se, “pas prezantimit të idesë nga Kulla, ne shprehëm mbështetjen tonë pa asnjë rezervë, pasi dalja në dritë e këtij albumi, nëpërmjet pamjeve origjinale dhe mahnitëse, do të ndihmonte në promovimin e vlerave të turizmit kulturor të qytetit tonë, duke prezantuar për vizitorët vendës dhe të huaj historinë e rrallë të qytetit mijëvjeçarë, bukurinë arkitekturore të ndërtimeve të tij, të artit dhe të qytetërimit që ky qytet mbart nga koha në kohë”. Ndërsa autori Ndriçim Kulla në fjalën e tij u shpreh se “ky album është një promocion që i bëhet vlerave tona kulturore, historike, të cilat nuk njihen nga të huajt dhe që përbëjnë një thesar të çmuar të trashëgimisë sonë”. “Ideja për të promovuar vlerat e trashëgimisë sonë kulturore më ka lindur nga shtysa e miqve të mi të huaj të cilët e çmojnë si një burim të jashtëzakonshëm të ardhurash atë që ne kemi trashëguar në aspektin historik, kulturor prej të parëve tanë. Nga vizitat që kam bërë nëpër vende të ndryshme të Shqipërisë, mendova se ne kemi një potencial të madh kulturor, i cili nuk mjafton vetëm me botime historike, akademike, por në kushtet e zhvillimit të industrisë turistike, kjo gjë duhej bërë prezent edhe përmes artit të fotografisë”, theksoi Kulla.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Ne, vijoi ai, kemi një trashëgimi unikale, historike dhe kulturore, sidomos të dy qyteteve tona, Gjirokastrës e në veçanti Berati, që kanë vlera të papërsëritshme historike e kulturore, të cilat nuk i gjen në asnjë vend nëpër botë, prandaj këto vlera duhen promovuar. “Me dashamirësinë e kryebashkiakut Sinaj mendoj se i kemi bërë një shërbim jo vetëm prezantimit të kulturës dhe trashëgimisë sonë historike, por edhe turizmit të qytetit të Beratit”, tha Kulla. Më tej studiues dhe të ftuar shprehën përshtypjet e tyre rreth “Beratit të përjetshëm”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 6 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 7 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 7 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 8 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 12 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 10 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 8 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 6 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.