Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët protestues
  • Kritika ndaj Ramës
  • Përplasja te Katedralja
  • Peticioni për Ramën
  • Ujëhedhëse në Rinas
  • Vrasja në Kamëz
  • Pagat e policëve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët protestues
  • Kritika ndaj Ramës
  • Përplasja te Katedralja
  • Peticioni për Ramën
  • Ujëhedhëse në Rinas
  • Vrasja në Kamëz
  • Pagat e policëve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Hapet Bienalia e 6-të Ndërkombëtare e Akuarelit në Tiranë: Një udhëtim përmes dritës, ujit dhe ngjyrës

Kultura E mërkurë, 22 Tetor 2025 22:08
Hapet Bienalia e 6-të Ndërkombëtare e Akuarelit në Tiranë: Një udhëtim përmes dritës, ujit dhe ngjyrës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga datat 15 deri më 30 Tetor 2025, Galeria e Artit në Tiranë mirëpret një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit pamor në rajon Bienalia e 6-të Ndërkombëtare e Akuarelit, një urë arti, kulture dhe dialogu e kuruar mjeshtërisht nga artisti i mirënjohur Helidon Haliti, nën organizimin e përkushtuar të Shoqatës Kulturore VIZart. Ky edicion është shumë më tepër se një ekspozitë është një akt i gjallë komunikimi shpirtëror, ku akuareli, kjo teknikë delikate dhe poetike, shndërrohet në një gjuhë universale që flet për miqësi, besim, bukuritë e botës dhe shpirtin njerëzor.

Mbi 200 artistë ndërkombëtarë nga 50 vende të botës , miq të vërtetë të Shqipërisë, rikthehen përmes veprave të tyre. Ata kanë vizituar vendin tonë, kanë përjetuar kulturën, zakonet, shijen e bukës sonë dhe freskinë e ujit, kanë zbuluar bukuritë natyrore dhe shpirtërore që Shqipëria ofron. Të gjitha këto përvoja janë derdhur në letër me mjeshtëri dhe ndjeshmëri, dhe tashmë kthehen në Tiranë si ambasadorë të artit dhe dashurisë për këtë vend.

Mund t'ju interesojë

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25
“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë ndër vite

“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë nd...

12 Tetor 2026, 11:44

Bienalia, pjesë e platformës ndërkombëtare “Urat Mesdhetare”, e mbështetur nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës, e ka kthyer qytetin në një portë të hapur të dialogut ndërkulturor, ku veçantia e këtij viti ishte pjesëmarrja e artistëve egjiptianë, me theks të veçantë mbi pedagogët e talentuar nga Universiteti i Arteve të Aleksandrisë.

Një vend të veçantë zë edhe këndi “Nostalgji”, një hapësirë e qetë reflektimi kushtuar artistëve tanë veteranë, mjeshtrave që përmes brezave kanë lënë dritë dhe udhë në historinë e arteve pamore shqiptare. Ky është një homazh për ata që na mësuan të shohim përtej së dukshmes.

Gjatë ceremonisë së hapjes, kuratori Helidon Haliti, i cili e interpreton evenimentin si një urë që lidh kujtime, vizione dhe përvoja artistike, pa kufij , ai e nënvizoi simbolikën e fluturimit të artistëve mbi Shqipëri përmes imazheve që kanë krijuar. Gjatë ceremonies u ndanë edhe çmime nderuese artitëve për kontributet në fushën e artit pamor. Mes të vlerësuarve u spikatën:
• Ardian Isufi – “Artisti më i mirë Avand/Gard”
• Nestor Jonuzi – “Mjeshtër i Akuarelit”

Gjithashtu, Çmimet “Ismail Lulani”, emër që përfaqëson një gur themeli të artit shqiptar, u dorëzuan nga e bija, Ormira Lulani, për artistët. Bienalia e Akuarelit në Tiranë nuk është vetëm një ngjarje – është një udhëtim emocional dhe vizual ku çdo vepër shndërrohet në një dritare drejt një bote tjetër, një rrëfim personal që, ndonëse i huaj në origjinë, është thellësisht i njohur në thelb: njerëzor dhe i përbashkët.

Etiketat e lidhura

Bienalia e 6-të Ndërkombëtare e Akuarelit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 2 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 2 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 2 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 5 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 2 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

2 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 6 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

3 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 20 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 9 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 2 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

6 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 5 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

7 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 6 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

8 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 11 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.