Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:23 Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare Teksa kryeqyteti vijon të tërheqë popullsi nga qarqet e tjera të vendit, numri i lindjeve po bie me ritme të shpejta, gati dy herë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kanioni i Kirit, një manifestim i bukurisë së ashpër, aty ku shpirti i natyrës takon zemrën e Shkodrës

Kultura E mërkurë, 22 Korrik 2026 22:49
Kanioni i Kirit, një manifestim i bukurisë së ashpër, aty ku shpirti i natyrës takon zemrën e Shkodrës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Mirsad Basha, drejtuesi i lëvizjes ambientaliste dhe sociale “EKO Mendje”, ka ndarë në rrjetet sociale një fotogaleri që nuk vjen thjesht si një album imazhesh, por si një ftesë për të soditur një nga faqet më të mrekullueshme të natyrës shqiptare. Ajo është një seri kartolinash të gjalla, ku çdo fotografi rrëfen me gjuhën e dritës, ujit dhe shkëmbit historinë e një vendi që duket sikur është ruajtur nga vetë koha. Është Kanioni i Kirit, një prej perlave më të çmuara në xherdanin e xhevahireve natyrore që i japin Shkodrës hijeshi dhe identitet.

Kartolinë pas kartoline, shpaloset një peizazh që sfidon përshkrimin. Egërsia fisnike e shkëmbinjve bashkëjeton me butësinë e ujërave kristalore. Madhështia e relievit takohet me qetësinë e gjireve të vegjël dhe plazheve të fshehura. Gjithçka duket sikur është kompozuar nga një dorë hyjnore, që ka ditur të ndërthurë forcën me hijeshinë, dramatiken me të brishtën, të bukurën me të përjetshmen.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në ato brigje ku pushuesit mblidhen për të gjetur freskinë e verës, natyra nuk është vetëm sfond. Ajo bëhet pjesë e frymëmarrjes së njeriut, e gëzimit të tij, e çlodhjes, e heshtjes dhe e lumturisë së thjeshtë. Zërat e fëmijëve dhe të rinjve, që përzihen me murmurimën e lumit, të qeshurat që humbin ndër faqet e shkëmbinjve dhe reflektimi i diellit mbi ujë krijojnë një simfoni të gjallë, ku çdo notë është një himn për jetën. Është një manifestim i natyrshëm i relaksit, freskisë, shkujdesjes dhe gjallërisë, një festë ngjyrash dhe emocionesh, ku njeriu rikthehet te vetja përmes dialogut me natyrën.

Mes maleve që e ruajnë si një faltore të fshehtë, lumi Kir gufon me bujarinë e tij të pashtershme, duke krijuar një oaz mrekullimi që të fton jo vetëm ta sodisësh, por edhe ta ndjesh me gjithë qenien.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Për mua, Kanioni i Kirit është një ndër mrekullitë më të bukura natyrore që ka Shkodra,” – shkruan Mirsad Basha. “Vetëm 13 kilometra larg qytetit, ky kanion rreth tetë kilometra i gjatë nis te Ura e Shtrejtë dhe përfundon në Prekal. Përgjatë tij shtrihen shkëmbinj madhështorë, vaska natyrore, gjire të kristalta, plazhe të mrekullueshme dhe dhjetëra vende ku mund të ndalesh për t’u larë, për t’u freskuar e për të shijuar qetësinë e natyrës në ditët e nxehta të verës.”

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40

Ai vijon duke theksuar se rruga drejt kësaj mrekullie është e lehtë dhe vetë udhëtimi është pjesë e përvojës. Mund të niset nga Ura e Mesit, monumenti i njohur i kulturës, për të vijuar përgjatë shtratit të Kirit deri te Shpella e Zhyles, një monument natyror me bukuri të rrallë, ku historia gjeologjike dhe magjia e peizazhit ndërthuren në një spektakël të paharrueshëm.

Në përmbyllje, Basha e shndërron ftesën në një thirrje që buron nga dashuria për vendlindjen: “Nëse je në kërkim të një aventure, ujit kristal, natyrës së egër dhe pamjeve fantastike, Kanioni i Kirit është destinacioni që nuk duhet ta humbësh. Eja në Shkodër dhe zbulo një nga thesaret më të bukur të saj në lumin Kir. Shkodra është dashni.”

Dhe vërtet, kjo nuk është thjesht një ftesë turistike. Nuk është vetëm një promovim i një destinacioni veror. Është një akt dashurie për vendin, një dëshmi e ndërgjegjes qytetare dhe ekologjike, një kujtesë se bukuritë që na janë falur nuk janë vetëm privilegj për t’u shijuar, por edhe amanet për t’u mbrojtur.

Kanioni i Kirit nuk është thjesht një peizazh; ai është një identitet, një kujtesë e gjallë e asaj çfarë natyra shqiptare ka krijuar me bujari dhe çfarë njeriu duhet të ruajë me përulësi. Çdo vizitor që largohet prej tij merr me vete diçka më shumë se fotografi: merr një copëz drite, një frymëmarrje lirie dhe bindjen se Shkodra nuk përfaqësohet vetëm nga historia dhe kultura e saj, por edhe nga mrekullitë natyrore që e bëjnë të papërsëritshme.

Sepse Shkodra nuk është vetëm një vend në hartë. Ajo është një ndjenjë. Është një frymë. Është një premtim që natyra ia ka bërë bukurisë. Dhe Kanioni i Kirit mbetet një nga vargjet më të ndritura të kësaj poezie që rrjedh, si vetë lumi, drejt përjetësisë.

Etiketat e lidhura

"EJKO Mendje"albert vatajKanioni i KiritMirsad Basha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
Para 1 minute

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Para 2 minutash

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin
Para 22 minutash

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban ...

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 11 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.