Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kjo asht Shkorda që malli e magjeps dhe shpirti e deh, në fotot që Mirsad Basha i mëkon si përjetim

Kultura E martë, 28 Prill 2026 15:26
Kjo asht Shkorda që malli e magjeps dhe shpirti e deh, në fotot që Mirsad Basha i mëkon si përjetim
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Në një qytet ku historia merr frymë në çdo gur dhe drita e natës zgjon kujtesën, Shkodra shfaqet si një përjetim më shumë se një pamje. Në këtë atmosferë të ngrohtë e të thellë ndijimi, vështrimi i Mirsad Basha vjen si një ftesë për ta parë qytetin jo vetëm me sy, por me shpirt.
Në një galeri fotosh, kreu i lëvizjes ambientaliste Eko Mendje, Mirsad Basha, kë sjellë “Nji natë magjike në lagjen Qafë. Drita e hanës i jep nji bukuri të veçantë Kalasë së Rozafës edhe lagjes përreth. Ndër lagjet ma e vjetër e Shkodrës, poshtë kalasë në pjesën lindore, aty ku shpijat e gurta janë nji histori e gjallë kulturore, afër Drinit e Kirit.
Nji vend me trashëgimi shekullore që tregon sa e bukur dhe madhështore asht Shkodra në çdo moment.”

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25
“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë ndër vite

“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë nd...

12 Tetor 2026, 11:44

Këto foto nuk janë thjesht fokusim i hireve të fshehura të Shkodras, bukuri përmes të cilave lexohet tamëltimi i sharmit të këtij qyteti, ëmbëlsia që kjo Zonjë e Randë shpërfaq me një dinjitet të heshtur e të palëkundur. Po, këto janë më shumë, janë një dëshmi e ndritshme e një përkatësie shpirtërore, janë një mënyrë për të parë përtej dukjes, për të kapur atë që nuk thuhet, por ndihet. Janë “copëza të këtij pazulli të hirit të Shkodras, që plotësojnë panoramën magjike të qytetit”, por njëkohësisht edhe thirrje për ta parë këtë qytet me syrin e brendshëm, me atë vështrim që nuk mjaftohet me pamjen, por kërkon shpirtin.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këtë dritë, nata nuk është mungesë e ditës, por një tjetër gjuhë e saj. Drita e hanës nuk ndriçon vetëm gurët e Kalaja e Rozafës, por zgjon kujtesën, përkund kohët e shkuara dhe i jep frymëmarrje një historie që nuk ka reshtur kurrë së qeni e gjallë. Aty, në ato rrugica të ngushta, në ato mure që mbajnë mbi vete shekuj dhe në ato kalldrëme ku ka ecur e shkuara legjendare, duket sikur çdo hap është një dialog me kohën, çdo dritë një rrëfim, çdo hije një kujtim.

Shkodra asht e bukur në çdo dimension, por në sytë e zemrës që e shohin dhe në ëndjen e shpirtshme që e përjetojnë, ajo asht shumë më shumë se ç’rreken ta shpëhin këto foto, shumë më shumë se çfarë ajo mundet të tregohet pas një fokusi. Ajo asht dashni, asht një ndjesi që nuk përkufizohet, një thirrje që nuk shuhet, një përkatësi që nuk zbehet.

Asht një forcë e thellë që përmes mallit dhe nostalgjisë vjen kësisoj e shëmbëlluar plot dritë e frymëmarrje eterne, për të qenë e tillë, e pashuar në kujtesë, e hyjshme në përjetim dhe në ndijim. Dhe pikërisht aty qëndron madhështia e saj, jo vetëm në atë që syri sheh, por në atë që shpirti ruan, si një amanet të heshtur dashnie që nuk resht së kumtuari.
Kjo asht Shkorda që malli e magjeps e shpirti e deh, në foto dhe përjetim, në çaste të ndalimit të kohës dhe të eternes së idnijimit.

Etiketat e lidhura

“EKO Mendje”albert vatajMirsad Basharozafashkodra
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 3 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 4 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 4 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 4 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 9 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 8 orësh

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 9 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 7 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.