Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:01 COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin Samiti i Liderëve të COP31 hapet në Antalia, por kancelari gjerman Merz, presidenti francez Macron, kryeministrja italiane Meloni dhe kryeministri spanjoll Sanchez mungojnë. BE-ja…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kur dy titanë përplasen në sheshxhirim, pse Marlon Brando e quajti Charlie Chaplinin “Njeriun më Sadist”?

Kultura E diel, 28 Qershor 2026 17:17
Kur dy titanë përplasen në sheshxhirim, pse Marlon Brando e quajti Charlie Chaplinin “Njeriun më Sadist”?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj

Marlon Brando mbërriti në platone e xhirimit me përulësinë e një nxënësi që do të punonte me një prej idhujve të tij më të mëdhenj. Por magjepsja nuk zgjati shumë. Vite më vonë, në kujtimet e tij, Brando do ta përshkruante atë takim me fjalë që tronditën botën e kinematografisë, duke e quajtur legjendën e kinemasë memece si “njeriun më sadist që kishte njohur ndonjëherë”.

Në vitin 1966, Charles Chaplin po xhironte “Konteza e Hong Kongut”, një komedi romantike që mblidhte bashkë dy nga yjet më të ndritshëm të kohës: Marlon Brando dhe Sophia Loren. Ky projekt mbartte një peshë specifike: ishte filmi i fundit që Chaplin do të realizonte si regjisor dhe i vetmi në tërë karrierën e tij të jashtëzakonshme që po xhirohej me ngjyra.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Brando, i cili gjithmonë kishte ushqyer një admirim të thellë për krijuesin e personazhit të pavdekshëm të Sharlotit (Charlot), pranoi pa hezituar të vihej nën urdhrat e tij. Ndonëse kishte dyshime mbi aftësitë e veta për t’u përshtatur me ritmin e komedisë, ai besonte verbërisht se gjenialiteti i Chaplin-it do të ishte udhërrëfyesi i tij i përsosur. Megjithatë, realiteti i sheshit të xhirimit doli të ishte një fushëbetejë metodash të papajtueshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përplasja e tyre nuk ishte thjesht personale; ishte një përplasje brezash dhe shkollash të aktrimit. Brando ishte produkti më i shkëlqyer i Metodës (Stanislavski), ku aktori gëmon në psikologjinë e vet dhe kërkon vërtetësinë e brendshme. Chaplin, nga ana tjetër, vinte nga epoka e teatrit të lëvizjes dhe kinemasë pa zë, ku çdo gjë duhej të kontrollorej me përpjekje mekanike.

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40

Chaplin nuk mjaftohej me shpjegimin e skenave apo udhëzimin e aktorëve: ai i luante vetë të gjitha rolet. Ai interpretonte personalisht çdo personazh dhe kërkonte nga trupa një imitim absolut të lëvizjeve, gjesteve dhe intonacioneve të tij.

Ndërsa aktorja Tippi Hedren (gjithashtu pjesë e kastit) e kujtonte këtë teknikë si diçka “magjepsëse” dhe despotike njëkohësisht, Brando u ndje i fyer në palcë. Ai ndiente se po trajtohej si një marionetë pa tru, duke menduar seriozisht të braktiste projektin në mes.

Atmosfera u rëndua edhe më shumë nga sjellja e ftohtë dhe ndonjëherë mizore e Chaplin-it ndaj të birit, Sydney, i cili luante një rol dytësor në film. Siç do të rrëfente Brando më vonë, regjisori e korrigjonte djalin e tij me një sarkazëm të egër, duke e ridikulizuar dhe poshtëruar publikisht përpara të gjithë ekipit teknik dhe aktorëve.

Pika e vlimit erdhi një ditë kur Marlon Brando mbërriti në xhirime me rreth 15 minuta vonesë. Chaplin, i mësuar me disiplinën e rreptë të studiove të vjetra, e qortoi dhe e sulmoi ashpër aktorin përpara të gjithëve. Reagimi i Brandos ishte i menjëhershëm dhe i prerë. Pasi i tha Chaplinit se sjellja e tij ishte “një turp për profesionin e regjisorit”, ai u mbyll në dhomën e tij të zhveshjes. Mesazhi ishte i qartë: ose një ndjesë publike nga Charlie Chaplin, ose filmi mbetej pa protagonist.

Përballë rrezikut të dështimit të produksionit, Chaplini u thye dhe kërkoi falje. Brando u rikthye në sheshxhirim, por magjia kishte vdekur përfundimisht.

“Konteza e Hong Kongut” doli në kinema në vitin 1967 dhe u prit në mënyrë mjaft zhgënjyese nga kritika dhe publiku. Takimi historik midis dy prej talenteve më të mëdhenj të historisë së kinemasë, i projektuar si një bashkëpunim legjendar, mbeti në analet e Hollivudit thjesht si një përvojë e hidhur dhe e tensionuar.

Megjithatë, Brando tregoi një pjekuri të madhe intelektuale në vitet që pasuan. Ai kurrë nuk e mohoi dhe as nuk e zvogëloi gjenialitetin artistik të Chaplin-it si krijues. Por ai xhirim i la si trashëgimi një nga mësimet më të vlefshme të jetës, të admirorësh veprën e një artisti është një gjë, por të admirorësh njeriun që qëndron pas saj është krejt tjetër gjë. Krijuesit e mëdhenj shpesh janë të banuar nga dritëhije të errëta, dhe arti i tyre, ndonjëherë, është i vetmi vend ku ata njohin ndjeshmërinë.

Etiketat e lidhura

albert vatajCharlie ChapliniMarlon Brando
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin
Para 16 minutash

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban ...

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 2 orësh

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 2 orësh

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 11 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.