Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ndriçim Kulla sjell në anglisht librin biografik për Kadarenë, “Ylli i Shkrimtarit”

Kultura E premte, 10 Shtator 2021 07:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj – 

Katër vite më parë, Ndriçim Kulla botoi librin, “Ylli i Shkrimtarit” – një biografi për shkrimtarin Ismail Kadare nga koha e diktaturës deri më sot”. Në këtë libër i bëhet një vështrim i themeltë dhe i paanshëm i marrëdhënieve që Kadare kishte me diktaturën, atë formë diktati nga më të sofistikuar dhe më çnjerëzoret e Evropës. Ky rrugëtim biografik na tregon se cila ishte ajo marrëdhënie, që konsiderohet nga më të ndërlikuarat që një bard i mendimit të lirë mund të ketë ndërtuar me një despot komunist. Marrëdhënia e Ismail Kadaresë me diktatorin Enver Hoxha në vetvete ishin një lloj kompromisi, që në Romën e Lashtë i ngjan marrëdhënies së Senekës – senator dhe fiolozof me Perandorin mizor Neron, qartëson Kulla.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Njëri kishte pushtetin ushtarak, juridik dhe politik, që shtypte me zjarr dhe hekur këdo që e sfidonte dhe tjetri kishte pushtetin e fjalës, që vazhdonte t’iu jepte ushqim shpirtëror njerëzve të vet. Të dy e urrenin njeri tjetrin për vdekje, të dy e shikonin me frikë njëri-tjetrin dhe të dy e respektonin njëri-tjetrin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Enver Hoxha kishte një iluzion që rezultoi katërcipërisht i rremë për popullin e vet, ndërsa i dyti do ta përjetonte me një letërsi me një imazh po aq të rremë.

Në qendër të këtij libri, tregon Kulla është një marrëdhënie njerëzore, që i mundësoi Kadaresë të ishte i lirë në pjesën më të madhe të veprave për të na dhuruar ato perla botërore që njohim sot , por nga ana tjetër i shkaktoi disa nga plagët më të dhimbshme shpirtërore në jetë.

Kjo qasje rreket të na ballafaqojë me disa të vërteta të panjohura rreth  Kadaresë që nga koha e diktaturës e sot.I lindur në Gjirokastër në një familje me tradita, që i jepte krahë fantazisë, me një lidhje të përfolura  fisnore me ish-diktatorin Enver Hoxha, për të cilën nuk flisnin të dyja palët, me një gjeni krijuese që do spikaste shumë herët, Kadare do të “shkruante” librin e jetës së tij si askush tjetër. Ai na zbulohet përmes biografisë voluminoze “Ylli i shkrimtarit”, me autor studiuesin Kulla. Një nga momentet më të rëndësishme të këtij libri është raporti i tij me diktatorin Enver Hoxha, disidenca e përfolur dhe mjaftë e debatuar e Ismail Kadaresë, fëmijëria e tij dhe ndikimi i kësaj periudhe në veprat e tij të famshme, qyteti i lindjes, Gjirokastra si dhe jeta e tij nën diktaturë.

Duke folur për realizimin e kësaj sfide, Ndriçim Kulla tregon se në librin “Ylli i Shkrimtarit “, mbas një pune gati 30 vjeçare besoj se ja kam arritur të plotësoj me sukses atmosferën që shoqëron shkrimtarin në çdo hap të moshës, përjetimet që ai ndjen para çdo vepre të madhe që nxorri pena e tij letrare, për të mundësuar kështu fotografimin historik të gjithë jetës së këtij krijuesi.

Mënyra e të rrëfyerit të këtij libri është një gjini e veçantë, diçka midis disertacionit të vërtetë shkencor dhe esse-së së gjatë narrative.

Ky libër biografik për Kadarenë, për një nga personalitetet më të mëdha të letrave shqipe ndonse nuk është promovuar shumë, ndoshta edhe për fajin autorit, të cilit i mjafton puna, vepra që bën, i cili nuk rend dot studiove televizive, ka patur fatin e tij të mirë të ishte një nga librat e vlerësuar.

Botimi i tij ka patur lexues të shumtë dhe është ribotuar heshturazi disa herë.

Mjaft të huaj që lexojnë shqip, duke përfshirë edhe ish-ambasadorin amerikan në Tiranë z. Donald Lu që kishte arritur të lexonte shqip më kanë shprehur habi për informacionin që kanë marrë mbi Shqipërinë komuniste nëpërmjet këtij libri, tregon Kulla.

Shumë herë kërkesa të përsëritura kanë ardhur në adresën time, nga miq të mi shqiptarë konfidencialë në Shqipëri si dhe Evropë, Shtetet e Bashkuara por edhe të tjerë për mundësinë e botimit të tij në gjuhë të huaj, ka shtuar ai.

I kam ndjekur me kureshtje dhe shumë interes, sidomos kur këto kanë ardhur nëpërmjet pikave të shitjes, që mbajnë edhe literaturë të huaj, si në Rinas, Tiranë apo pika të tjera dhe kam menduar seriozisht për botimin në gjuhë të huaj.

Për fat të mirë, bashkëpunëtori im Shpëtim Lezi të cilin e falënderoj publikisht, një përkthyes me një CV interesante, i cili duke qenë ndërkohë edhe lexues i apasionuar i Kadaresë, mbas 3 vitesh pune e përktheu këtë libër në anglisht, duke e konsultuar paralelisht edhe me profesionistë, të cilët e vlerësojnë përkthimin e tij, përfundon, publicisti, studjuesi, shkrimtari dhe botuesi, Ndriçim Kulla. Ardhja e kësaj vepre në anglisht është jo vetë një vlerësim që autori i ka bërë të huajve, të cilët kanë shfaqur interes për këtë libër, por edhe një vlerë e shtuar e vetë vlerës që bart Ismail Kadare në historinë e letërsisë shqipe.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 5 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 6 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 6 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 10 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 6 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 8 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.