Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Në Orosh të Mirditës shfaqet në natyrë portreti i Skënderbeut

Kultura E enjte, 9 Shtator 2021 08:16
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në qendër të Oroshit, në një lëndinë të pjerrët këto ditë është shfaqur portreti gjigant i Heroit tonë Kombëtar. Skulptori, bir i Oroshit Llesh Biba e ka gdhendur atë në lëndinë me mjete rrethanore si degë të holla pemësh, lëkura të tyre dhe bar lëndine ku ka bërë kuriozë mjaft vizitorë të huaj dhe vendas, raporton atsh.

Oroshi është një zonë malore mjaft atraktive me mundësi të shumta për zhvillimit e agroturizmit dhe turizmit malor. Janë të përhapura lëndinat, burimet, shpatet e thepisur dhe kullotat alpine. Zona më interesante është Nënshejti me burime uji dhe “Fushat e Lugjeve” me mundësi për turizmin malor. Oroshi është gjithashtu një vend i rëndësishëm historik dhe kulturor. Këtu ndodhej bërthama e krijimit të krahinës së Mirditës dhe njëkohësisht në shek XV ka qenë një nga qendrat më të rëndësishme të rezistencës antiosmane.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Në Orosh ka qenë edhe abacia e Mirditës. Kjo është një zonë me mjaft objekte të trashëgimisë kulturore dhe të kultit. Ka një histori të pasur bëmash dhe ngjarjesh që lidhen dhe me Heroin tonë Kombëtar Skënderbeu. Dhe pikërisht, në Vitin e Skënderbeut edhe në Orosh është shfaqur madhërishëm portreti i Heroit tonë Kombëtar. Kjo histori që lidhet dhe me Mirditën ka frymëzuar skulptorin Llesh Biba, që ka sjellë në natyrë portretin e Skënderbeut. Lleshi rrjedh prej kësaj zone dhe e njeh mirë historinë dhe traditën e saj. Ai më parë ka ndërtuar në natyrë “Sofrën e Burrave”, ku rreth saj mund të ulen deri në 300 persona. Këto objekte simbolike të historisë dhe traditës,kanë bërë që drejt oroshit të lëvizin më shumë kureshtar dhe dashamirës të natyrës së virgjër. Një fshat piktoresk i radhitur nga Qeveria Shqiptare në “100 fshatrat”me zhvillim parësor për ekonominë dhe turizmin,nën këmbët e malit me emrin Nënshenjt dhe me fshatra të tjerë për rreth si Lajthiza, Ndërshenë e Lari, mundësojnë turizmin natyrorë dhe atë familjar. Mikpritja në traditën e mirditorit është një nga virtytet më të rëndësishme e të hershme. Por turizmi familjar për mirditorët është një praktikë e re, që kërkon edhe parapërgatitje për krijimin e një mjedisi tërheqës për turistët. Kjo zonë nuk ka vetëm natyrën e bukur, por edhe një histori qindra vjeçare. Edhe pylli, edhe guri, edhe majat e maleve e kanë një histori, thonë ata, transmeton agjencia telegrafike shqiptare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mirdita ka edhe shumë qendra arkeologjike si në Prosek, Përlat e Bukmirë, Kodër Rrëshen dhe Bukël. Të njohura në harta dhe si Bjeshkët e Kuzhnenit, përbëjnë një bllok të pandarë.

Është përgjithësisht një bjeshkë nga më interesantet në veriun e Shqipërisë, me dy fusha (Laja e Madhe dhe Laja e Vogël), Fushën Gjobardh, Fushë Benën, Livadhin e Hamzit etj. Nga kjo bjeshkë nis burimi i lumit të Gjadrit që përshkon Zadrimën me të cilën kufizohet Mirdita në pjesën perëndimore të saj.

Kjo është një zonë me bukuri të rrallë natyrore ku mund të praktikohet turizmi gjithpërfshirës, i gjelbër, i bardhë, kulturor dhe historik. Në Orosh gjendet dhe një shpellë tepër e veçantë, “Shpella e Pashës” . Specialistët e ADZM-së Lezhë, kanë vendosur shkallë në këtë shpellë me qëllim që ajo të bëhet e vizitueshme nga turistët. Kjo ndërhyrje u bë në bashkëpunim me banorët e zonës, duke bërë të mundur që kjo shpellë të jetë funksionale dhe e vizitueshme edhe në brendësi të saj. Që ky atraksion turistik të bëhet i prekshëm, kërkohet një vëmendje më e madhe në drejtim të infrastrukturës rrugore. Ajo është e vjetruar dhe tepër e konsumuar gjë që e bënë të vështirë turizmin në këtë zonë mbresëlënëse. Futja e Oroshit në prioritetet qeveritare të zhvillimit, do ta kthejë këtë zonë në një burim të rëndësishëm përfitimi ekonomik për banorët e atjeshëm.Në Orosh të Mirditës, historia dhe e bukura janë bashkë dhe presin që të eksplorohen dhe të shijohen.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 6 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 7 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 7 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 8 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 12 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 10 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 8 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 6 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.