“BBC History” ka zhvilluar një sondazh për 100 gratë që ndryshuan botën. Shkencëtarja Marie Curie është emri që prin në këtë listë. Ndërkaq, vendin 20 e zë nobelistja dhe shenjtorja shqiptare e krishtërimit, Nënë Tereza.
Për Nënë Terezën shkruhet: “E lindur në Shqipëri, ishte murgeshë katolike që kaloi pjesën më të madhe të jetës në Indi. Më 1950 formoi Misionaret e Bamirësisë, kuvend që tërhoqi shumë motra që dhanë betimin për dlirësi, varfëri, bindje dhe shërbim falas për më të varfrit e të varfërve. Puna që ky mision ndërmori në mbi 130 shtete, përfshinte ndihmë për njerëzit nevojtarë, varrim për ata që vdisnin, ushqyerje dhe shpërndarje ushqimesh nëpër jetimore e shkolla. Ndonëse u kritikua për kundërshtimin e abortit, puna e saj bamirëse ndryshoi jetët e shumë njerëzve më të ndjeshëm në botë”.
Lista për 20 vendet e para është si më poshtë
- Marie Curie
- Rosa Parks
- Emmeline Pankhurst
- Ada Lovelace
- Rosalind Franklin
- Margaret Thatcher
- Angela Burdett-Coutts
- Mary Wollstonecraft
- Florence Nightingale
- Marie Stopes
- Eleanor of Aquitaine
- The Virgin Mary
- Jane Austen
- Boudicca
- Diana, Princess of Wales
- Amelia Earhart
- Queen Victoria
- Josephine Butler
- Mary Seacole
- Nënë Tereza
