Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 12:45 Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut Kryeministri Rama foli ndër të tjera në Asamblenë e PS për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-zv/kryeministren Belina Balluku. Për Erion Veliaj ai tha se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Prof. Dr. Ahmet Kamberi, figurë e shquar e kardiologjisë bashkëkohore shqiptare!

Kultura E hënë, 15 Prill 2024 15:59
Prof. Dr. Ahmet Kamberi, figurë e shquar e kardiologjisë bashkëkohore shqiptare!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Halil Teodori

Prej të gjithë atyre që meritojnë një vëmendje, vlerësim dhe konsideratë të veçantë, kalibri i prof. dr. Ahmet Kamberit është detyrues, sepse mirënjohja për personalitete të tilla është njëkohësisht qasja me të cilën ne i ofrojm gjeneratës një model që duhet promovuar dhe përgjithësuar në nevojën që ne kemi për ta patur të pasur traditën dhe të përfaqësuara vlerat. Ndaj figura të tilla duhet t’i trajtojmë si asete jo vetëm krahinore por edhe kombëtare.

Prof. Dr. Ahmet Kamberit ishte një nga personalitetet më të spikatura dhe me një kontribut të jashtëzakonshëm në mjekësinë shqiptare, veçanërisht në fushën e kardiologjisë. Prof. Kamberit, i cili jo vetëm themeloi bazat e kardiologjisë bashkëkohore shqiptare, por edhe u shqua si një mjek inovator dhe humanist. Me një karrierë të gjatë dhe të frytshme, Prof. Kamberi la pas një trashëgimi të pasur shkencore dhe një model të shkëlqyer profesionalizmi dhe përkushtimi, për brezat e ardhshëm të mjekëve. Përkujtimi i tij është një dëshmi e qartë e respektit dhe vlerësimit të thellë që komuniteti mjekësor dhe shoqëror i ka bërë figurës së tij.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Siç u përcoll, “Shoqata Atdhetare Kulturore Bulqiza”, në bashkëpunim me “Komisionin e Mjekësisë” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, gjatë organizimit “Akademi përkujtimore” në nderim të Prof. Dr. Ahmet Kamberit, ishte një institucionalizim i kësaj mirënjohje që i dedikohej personalitetit dhe integritetit të kësaj figure, të kësaj vlere që e ka lartësuar përkushtimin në sublimitetin e misionit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si një figurë shkencore dhe politike, Ahmet Kamberi ndikoi në zhvillimin e kardiologjisë shqiptare mbi baza shkencore bashkëkohore. Ai u dallua dhe hyri në historinë e kujtesës si një mjek inovator dhe humanist, i dashur nga kolegët, studentët dhe pacientët, dhe la pas një kontribut tërësor prej 62 vjetësh në mjekësinë shqiptare.

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

11 Nëntor 2026, 09:06
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07

Prof.Dr. Genc Sulçebe, në cilësinë e kreut të “Komisionit të Mjekësisë” pranë Akademisë së Shkencave, mbajti kumtesën me titull “Ahmet Kamberi, figurë poliedrike e mjekësisë shqiptare”, i cili solli në vëmendjen e auditorit momente nga karriera brilante në mjekësi e profesor Kamberit, rolin e tij inovator në kardiologji, punën në klinikën speciale në Tiranë, funksionet publike deri në Ministër i Shëndetësisë, pa lënë mënjanë kontributin e çmuar të Ahmet Kamberit në vendosjen e mjaft protokolleve mjekësore në kardiologjinë shqiptare.

Kjo kumtesë shërben si një rikujtim i kontributit të jashtëzakonshëm të Prof. Kamberit dhe si një frymëzim për brezat e ardhshëm të mjekëve që synojnë të sjellin inovacion dhe përmirësim në kujdesin shëndetësor në Shqipëri.

Prof.Dr. Veli Zogu, solli në kujtesë grimca jete dhe episode brilante rreth arritjeve shkencore dhe mjeshtrisë profesionale e përkushtimit në marrëdhënie me pacientët në Bulqizë, në spitalin e Peshkopisë dhe më pas në institucionet më të larta të mjekësisë në Tiranë.

Universi human dhe profesional, kontributi i tij në shërbim të njerëzve i Ahmet Kamberit u cek gjithashtu edhe nga përvoja bashkëpunuese që solli  Prof.Dr. Mustafa Xhani. Ai e çmoi rolin udhëheqës të Prof. Kamberit në avancimin e kardiologjisë shqiptare, duke e çuar atë në nivele të larta profesionalizmi. Ai ka theksuar gjithashtu kontributin e palëkundur të Prof. Kamberit në krijimin e protokolleve shëndetësore, të cilat vazhdojnë të shërbejnë si bazë për funksionalitetin profesional të mjekësisë në vend. Xhani duke shtuar e vlerësoi Prof. Kamberin, duke e përshkruar atë si një mjek i dalluar, një mësimdhënës frymëzues, dhe një funksionar shtetëror i përkushtuar. Kjo fjalë ka qenë jo vetëm një nderim për Prof. Kamberin, por edhe një dëshmi e qartë e ndikimit të tij të zgjeruar në mjekësinë shqiptare.

Të shumtë ishin dhe mbetën kolegët dhe miqtë, të cilët përvojë pas përvoje, episod pas episodi, faqe pas faqeje, e sollën Prof.Dr. Ahmet Kamberit, ashtu siç ai ishte, shpërfaqën aftësinë e tij të jashtëzakonshme si mjek kardiolog, humanizmin e tij të thellë, pasionin për inovacionet shkencore, dhe aftësinë e tij të të qenit një personalitet magnetik në auditor. Figura e Prof.Dr. Ahmet Kamberit do të ishte e paplotë pa atë që do të shprehte Prof.Dr. Enver Hysa, duke qenë nga e njëjta vendlindje me Ahmet Kamberin, i cili solli për të pranishmit kumtesën me titull “Fëmijëria dhe arsimimi i profesor Ahmet Kamberit”. Në këtë kumtesë, e sjellë plot emocion nga gjuhëtari i njohur, u shpalos një përmbledhje e gjendjes familjare, përpjekjeve për shkollim dhe qëndrimit të dinjitetshëm atdhetar të kësaj familjeje, e më tej përmbledhja e gjithë jetës së profesorit të mjekësisë. Nga trajtesa kuptohej një kapërcim vështirësish i djaloshit nga fëmijëria e deri në majat e mjekësisë shqiptare. Hysaj e quajti Ahmet Kamberin një personalitet frymëzues, figurë që rrezaton mirësi e profesionalizëm dhe me kontribute thelbësore veçanërisht në kardiologjinë shqiptare.

Për ta vendosur mirënjohjen ndaj rolit dhe kontributit të jashtëzakonshëm të Prof.Dr. Ahmet Kamberit nga ky tubim ju bë thirrje institucioneve që emri i Ahmet Kamberit të përjetësohej në ndonjë shkollë apo klinikë, apo dhe propozimi që Presidenti i Republikës t’i akordojë titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

Gjithsesi, Prof.Dr. Ahmet Kamberit, ishte, është dhe do të mbetet një figurë e përmasave kombëtare. Roli i tij në kardiologjinë shqiptare dhe në brumosjen e gjeneratave të mjekëve, është dëshmi e atij nderimi dhe respekti që i detyrohemi atij.

Etiketat e lidhura

Ahmet Kamberi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 7 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Rama: “Ulëritën, shkulën gurë dhe hodhën molotovë”, por ….
Para 20 minutash

Rama: “Ulëritën, shkulën gurë dhe hodhën molotovë”, por ….

Rama: Tirana sot kryeqytet europian, dikur në spital lëviznin me biçikletë
Para 21 minutash

Rama: Tirana sot kryeqytet europian, dikur në spital lëviznin me biçikletë

Rama: Në Irlandë një “shqipe” doli me vezë, por polici i tha “Stop” dhe ai ngriu!
Para 24 minutash

Rama: Në Irlandë një “shqipe” doli me vezë, por polici i tha “Stop” dhe ai ngriu!

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 12 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 15 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 17 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.