Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

 Robert Bërns, ikona e kombit dhe poezisë skoceze …

Kultura E premte, 10 Shtator 2021 08:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Sejdo Harka –

Historia e jetës dhe e krijimtarisë së poetit të madh skocez ,Robert Bërns, është sa e bukur aq dhe e trishtueshme.  Ajo i ngjan famës dhe fati t të keq të Gjeniut Samuel Batler(1612-1680),në bustin e të cilit,ngritur pas vdekjes,shkruhet epitafi kuptimplotë:”Kur Batleri fatkeq kishte nevojë,askush nga fisnikët nuk e ftoi për darkë,kur nga uria vdiq dhe u bë pluhor,i ngritën një bust ,poetit që kërkoi bukë dhe i dhanë gur”. Kështu ndodhi dhe me R.  Bërnsin. Pasi ai vdiq në një kasolle mbuluar me kashtë thekri,mes varfërisë dhe përçmimit ,i ngritën një Mauzole,i cili si për ironi të fatit të tij të keq,shkrepëtin mbi hirin e eshtrave të tij të stërmunduara.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Të shkruash për jetën dhe veprimtarinë e tij krijuese poetike duhen faqe të tëra,por në këto shënime të shkurtra po ndalemi në disa nga momentet  kulmore të saj. Robert Bërns u lind në fshatinAllouej,pranë qytetit Er të Skocisë,më 25 Janar të vitit 1759. I jati i tij ,Uiliami,ishte një fshatar i varfër që punonte në ferma me kontratë. Ai u futi fëmijëve në shpirt dashurinë për dije ,punë dhe kulturë. Bërnsin,që në moshë tepër të njomë e tërhoqi,jo vetëm krijimtaria popullllore ,por dhe ajo e kultivuar skoceze. Krijimet e tij të para ishin”Ode për Skotlandën e gratë” dhe “Nela ime e bukur”. Në këtë kohë atë e tërhiqte poezia e përshkrimit të bukurisë së natyrës dhe femrës,të cilat e bënë tepër të njohur. Prandaj nga qarqet letrare e kritike të kohës filloi të quhej pionieri i letërsisë romantike skoceze. Familja e tij jetonte në një kasolle të lyer me baltë dhe mbuluar me kashtë thekri Me që ai ishte më i madhi i 7 djemëve të Uiliamit,për të ndihmuar familjen u detyrua të punonte si fermer që në moshën 15-vjeçare. Pas shëtitjes në disa ferma ,u vendos në Margill,ku u bë i njohur me krijimtarinë e tij të bollshme.  Aty ,Bërnsi me të dashurën e tij Liza Potoni lindën një vajzë të jashtëmartese. Për këtë arsye ata u damkosën nga kisha me njollën e mëkatarit. Mbasi u vendos në Elislend u martua me Xhoni Armorin. Udhëtimi i mundueshëm mespërmes atyre fermave të çuditshme ishte një fotografim i gjallë i jetës së vështirë dhe shpirtit të madh të njerëzve të kohës së atyre anëve,që do t’i shërbenin si lëndë e parë për krijimin e veprave të madha artistike. Mes viteve 1793-1818 ai botoi koleksionin e tij të famshëm poetik me 6 vëllime dhe 114 këngë popullore. Ai vdiq 37 vjeç,ditën kur lindi djali i tij i fundit,nga një reomatizëm kardiake më 25 korrik të vitit 1796 në Dëfriz. Në varrimin e tij morën pjesë dhjetë mijë vetë. ”Jeta e tij –shkruan kritiku anglez Tomas Karlajli-i ngjante një hani me porta të hapura,ku zienin humori,pasionet,grindjet,sentimentet dhe natyrshmëria”. Edhe pse Bërnsi erdhi në botë si një mbrekulli e kohërave prozaike të Britanisë,ai u shua si një qiri pa u ndezur mirë nga furtunat e epokës. Por për shkak se ai u rrit dhe u edukua mes vrullit të krijuesëve të zëshëm,atë nuk mundi ta gjunjëzojë as pushteti i të keqes e varfërisë,dhe as egoizmi dhe marrëzia e kohës. -Edhe pse R. Bërnsi jetoi një fëmijëri dhe rini të errët,-shkruante kritika letrare e asaj kohe,-dielli i tij ndriçoi përmes një tornadoje tropikale dhe hija e vdekjes e shoi atë në mesditë. Poezia e tij ishte gjeniale , tepër e vërtetë dhe me një gjuhë të bukur. Prandaj,edhe pse tepër vonë,në vitin 2009,nga publiku është vlerësuar si poeti më i madh i bukurisë së gjuhës skoceze. Do të duheshin shumë vite e dekada mbas vdekjes ,që Bërnsi të quhej poeti kombëtar i Skocisë dhe të kthehej në ikonë e kulturës dhe letërsisë së saj romantike dhe moderrne. Bërnsin e këshillonin të shkruante tragjedi ,në një kohë,kur ai vetë ishte një nga” aktorët “më fatkeq të kohës, që përjetonte dhimbshëm tragjizmin e epokës që jetoi . Edhe atij iu dha rasti të bënte jetën e fisnikëve,por shpirti i tij i bukur nuk mund të mbijetonte mbi paçavrat e akullta të shoqërisë së kohës. Ai vdiq pa jetuar dhe shijuar famën e tij. Bashkëudhëtarë të jetës së tij të vështirë u bënë liria dhe guximi,dashuria dhe flijimi. Herojtë e krijimtarisë së tij janë njerëzit e thjeshtë,të cilët i motivonte, kur ata humbisnin shpresën. Poezia e tij ishte një dallgëzim i problemeve të kohës,larg shtampave të vjetëruara. Ai frymëzohej nga sentenca të bukura filozofike si kjo e Horacit të madh:”Në doni të më bëni të qaj,trishtouni vetë”,brendinë e së cilës Bërnsi e thelloi më tej me këshillën që ai u jepte gjithë shkrimtarëve të botës:”Ji i vërtetë,nëse do që të besojnë”!Nga poezia e Bërnsit  ,herë del flakë si nga shkrepëtimat e reve të zeza, e herë burojnë lotë gëzimi dhe trishtimi. Poezia e Bërnsit shquhet për figuracionin e gjallë dhe ftohtësinë e mendimit,aq sa të bëjnë të ngrish deri në palcë. Pasionet e tij ishin sa të forta ,aq dhe fisnike. Ai dashuronte jo vetëm natyrën ,por dhe njerinë,nga mendja dhe shpirti i të cilit zbulon “majanë”,me të cilën “gatuan brumin “poetik. Robert Bërnsi,dashuronte vetë dashurinë më njerëzore, të cilën e gjente kudo:edhe tek lulja e bardhë e zambaku i kuq,edhe tek shpirti i bukur,e sytë e zjarrtë të vajzës që dashuron. Dashuronte gjithça , dhe për çudi nuk urrente askënd,bile as vetë Djallin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Poezitë e tij janë tepër elegante,plot pathos e ngjyra të ndezura. Ndarjes me të dashurën etij Elisën ai i këndon me vargje të tillë:”Ah lamtumirë e vetmja dashuri,/nga fundi i dheut do të vija përsëri,/tek ti po t’isha larg”!Ai betohet se do ta dojë atë”deri sa të thahen detet,deri sa guri copa-copa të tretet”,sepse për të ajo është e vetmja dashuri. Fëmijën e tij jashtëmartese e quan”frut të dashurisë së rrallë”. Edhe kur priftërinjtë ,këtë krijesë ëngjëllore e mallkojnë me fjalët më të ashpra:”Shkofsh në Ferr!”,Bërnsi,jo vetëm që nuk e mohon vajzën e tij,por dhe krenohet me të. Prandaj poetikisht e porosit atë :”Të mos kesh turp/dhe atit t’i ngjash në shpirt”!(30)Në krijimtarinë e tij poetike të gjerë e të larmisahme gjen edhe sentenca të bukura motivuese filozofike të tilla:”Ti kape çastin,o njeri/ më parë se krimbat të të hanë/se lozonjaria lumturi/s’të vjen kur ti e thërret pranë”!(50)

Poezia e R. Bërnsit karakterizohet nga humori i hollë dhe shpesh edhe nga ironia e thellë ,që shkon deri në sarkazmë. Për të stigmatizuar të ashtuquajturit fisnikë,ai përdor vargje të tillë apostrofikë:”O ti që ke kaq pasuri/dhe lumturi,edhe fuqi/po asgjë në kokë/para thesare,ke ti shumë/po vlerë më pak se një klloun”,nëpërmjet të cilëve ai nxjerr në pah antitezën mes pasurisë përrallore dhe injorancës e zbrazdësisë shpirtërore të njerëzve të pasur të të gjitha kohërave. Vend të rëndësishëm në tematikën e poezisë së Bërnsit zënë vargjet sarkastikë. Në epitafin për Uilin “e shënjtë”, ai shkruan:”se një kërcu i ndyrë siç ishte ky,të nxin e të vë njollë”. Për kapiten Leskun shkruan epitafin poetik antinomik:”Për helmë s’ka nevojë,/helmon dhe gjarprin vetë,po ta kafshojë”. Ndërsa për Zotin Xhon Bushli shkruan epitafin sa ironik,aq dh të drejtpërdrejtë:”Këtu fle Xhoni,i ndershëm sa më s’ka,/gënjeshtar,/ishte Satana”!R. Bërnsi ishte i dëshpëruar thellë nga fati i keq që e shoqëroi tërë jetën. Prandaj shkruan “Më tradhëtoi ,ah i pabesi fat/as pasuri më dha,gëzim aspak/s’më dha as qetësi”. (60). E megjithatë, mendjen e ka “tek ndjek pas një dre/në male e ka zemrën,atje përgjithnjë”. (68)Heronjtë e pezive të Bërnsit janë njerëz si Makfersoni ,që vdesin për lirinë e vendit të tyre. Prandaj ai vë në gojë të tij vargje të tillë apostrofikë:”Kush për Skocinë do ligj e shtet/me shpatë të shkojë drejt Lirisë/i lirë të rrojë,i lirë të vdesë/të vijë pas meje,mes ushtrisë”!(75)Robert Bërns ishte aq i ndjeshëm ,sa i dhimsej edhe një lule e shkulur nga plugu gjatë punës,edhe lepuri i plagosur nga gjahtari,edhe pela plakë ,që nga mosha “s’i ndrit më lëkura”,dhe për miun ,që plori i parmëndës ja prishi folenë. Ai përherë ka vlerësuar virtytet e njerëzve të varfër e të thjeshtë. Këtë e shpreh poetikisht edhe në vargjet kuptimplote:”Kush është i varfër,por i ndershëm/ është mbret vetë,përmbi mbretër. ”(93)

Robert . Bërns është i njohur edhe për poemat e tij të bukura. Një nga më të mirat është ajo me titullin”Lypsit gazmorë”,e cila në kohën e tij nuk u botua kurrë. Nga brendia e poemave të tij del qartë se ai e donte shumë atdheun e tij. Prandaj kritika letrare e kohës shkruante ,se nuk mund të kishte zemër tjetër në botë ,që të kishte rrahur kaq fort për vendin e vetë. Heroi lirik i Bërnsit është vetvetja. Për ta s’ka as pasuri ,as lavdi jashtë pasionit dhe shpresës.  Edhe R. Bërns,duke heshtur,mund të bëhej i pasur,por për të heshtja ishte vdekje. Në zemrën e tij gjallonte dashuria,guximi dhe humori. Poezia e tij është një vezullim i arratisur,që shpesh kthehet në një shkëlqim,i cili e verbonte të shihte udhën e vërtetë. Ai dinte të “këndonte”bukur,ashtu si kanarina ,që e kishte parë kafazin e errët. Bërnsi,ashtu si dhe Bajroni,nuk e përfilli as frikën e rreziqeve,as lavdinë vetjake. Kurrë s’i pëlqeu të vdiste si predikues e skllav i idhujve,edhe pse ata e detyruan të binte preh i mundimit dhe të keqes. Disa gabime vetjake e rrëzuan përkohësisht lehtë,por kurrë se gjunjëzuan. Edhe pse ai u bë adhurues e korife i Revolucionit Francez ,u mallkua duke u veshur me lëkurën e Djallit. Idhujt e kohës u munduan ta baltosnin e gjunjëzonin gjeniun e letrave britanike,Robert Bërns,por nuk mundën ta shuanin shpirtin dhe famën e tij të madhe. Sa më shumë vite e dekada kalojnë,aq më lartë ngjitet emiri dhe vepra e tij ,me vlera universale.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 5 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 5 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 6 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 10 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 8 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 6 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.