Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 23:03 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike Reforma zgjedhore dhe mundësia që qytetarët të zgjedhin drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre u bënë pjesë e debatit në emisionin “Top Story”. Analisti Arian Curri…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sot në përvjetorin e ikjes së Agim Doçit, poetit dhe polemistit, artistit të fjalës së lirë dhe antikonformistit

Kultura E mërkurë, 24 Qershor 2026 16:03
Sot në përvjetorin e ikjes së Agim Doçit, poetit dhe polemistit, artistit të fjalës së lirë dhe antikonformistit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ngas Albert Vataj
Si pak ikje që vijnë për të na thënë se meritojnë t’i përkasin kujtesës, ishte edhe ajo e Agim Doçit, poetit zëgjëmimshëm, veprimtarit të paepur të kulmimeve kombëtare, polemistit të zjarrtë dhe mendjes së bukur. Atij që guxoi të mendonte e të shprehej ashtu siç ndiente, pa e vrarë mendjen se kishte prej tyre që mendonin ndryshe, që turfullonin e shanin, duke nxjerrë në pah kulturën e urrejtjes si shprehje e papajtueshmërisë.

E megjithatë ai iku, iku për të mbetur këtu, shumë më shumë se çfarë do të mund të merrte me vete në këtë ikje që iu dha dy vite më parë, më 24 qershor 2024. Iku pa e përmbushur plotësisht misionin e tij, sepse kishte gjithnjë diçka për të thënë, për të bërë.
Por sa qëndroi, 76 vite, ndenji si burrat. Nuk iu drodh asnjë përleshjeje, siç nuk i doli prapa asnjë prite. Luftoi me zë, me zemër e me shpirt, për të fituar Agim Doçin dhe përjetësinë. Dhe nuk ishte pak ajo çfarë ai arriti, çfarë ai bëri, çfarë ai deshi. Ndoshta la ndonjë gjë pa përfunduar, por ato që bëri, i bëri siç deshi vetë, duke dhënë më të mirën e duke u shpërblyer jo aq me lavdi e merita, sesa me përmbushje të shpirtit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dje ikja, sot mungesa e Agim Doçit rreket të na tregojë se ai nxitoi për të ikur larg, jo duke hequr dorë apo duke u bishtnuar ndeshjeve ku u përlesh me zjarr e zell. Shkoi i lodhur dhe i lënduar prej një të tashmeje të cilën u përpoq ta ftillonte, por pa i dalë dot mbanë, edhe pse bëri të pamundurën. Iku në paqe ai shpirt i temperuar në kudhrën e një bote trazimtare. Iku poeti, tekstshkruesi i këngëve, polemisti me zërin e potershëm dhe ironinë therëse, fabulën e thellë dhe cinizmin shpues.
Kujtojmë sot atë që nuk është më mes nesh prej dy vitesh, atë që na bëri të qeshnim e të mendonim, ta donim e ta urrenim. Po, atë që na tregoi se të jesh intelektual me integritet në një kohë të sunduar nga poshtërsia dhe mbrapshtia, ishte njësoj si të merrje mbi shpinë e në shpirt barrën e rëndë të apostullit. Ndoshta ai nuk kishte një doktrinë për të shpërndarë, por fjalën dhe qëndrimin i bëri tempull. Nuk zbriti nga Kryqi si një shenjtor, por nuk la kryq pa hipur e gozhdë pa provuar. Bëri dishepullin dhe provoi ndëshkimet si heretik. Kishte flakë fjalën dhe zjarr qëndrimin, ishte një Ante në një truall që dridhej e përpëlitej.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në ikje, Agim Doçi la pas atë që do t’i mungojë gjatë studiove televizive: zërin e tendosur dhe qëndrimet shkundullitëse. Ikja e tij do të lërë një vend bosh në tempullin e poezisë dhe këngës, në lartësimin ku ai e çoi fjalën.
Sot nuk na mungon vetëm njeriu Agim Doçi; zëri dhe mendimet e tij ishin gjithnjë të potershme, sepse vetëm kësisoj do të ishte e mundur të dëgjohej intelektuali dhe veprimtari i vlerave. Ai që e donte me mish e me shpirt këtë vend, anipse në një mënyrë që të shumtë ishin ata që nuk e kuptuan, e jo të paktë ata që e patën halë në sy.
Ai duhej dëgjuar me se s’bën dhe e meritonte këtë, sepse kishte gjithnjë diçka për të thënë. Nga një media në tjetrën, nga një televizion në tjetrin, ai ishte qendra, dhe gjithë projektorët e vëmendjes ishin gjithnjë të drejtuar nga ai. Me atë tipin e tij të befasishëm e shpërthyes, solli përmasat e një modeli origjinal.
Erdhi dhe iku për të mbetur një fenomen poetik e mediatik, një përmasë e patëdytë dhe e ndryshme e qasjes për të komunikuar dhe reaguar. Ku kishte tym, ai ishte zjarri, dhe diti të ndizte e të digjte si pakkush.
Agim Doçi nuk kishte një model krahasues, sepse ishte vetë identiteti i tij unik, ajo çfarë përfaqësoi dhe që ngulmueshëm kërkoi ta mbronte aty ku guxoi gjithnjë të ndeshej. Ndoshta në këto beteja ai ishte më donkishotesk se vetë Don Kishoti; kalorës i një kohe që shpesh e kishte humbur kuptimin e idealeve, por jo nevojën për t’i mbrojtur ato.
Sa ishte në këtë jetë, nuk e vrau mendjen se çfarë do të thuhej për të. Ndërsa ajo që mbeti për në banesën e fundit ishte vetëm trupi i tij, sepse ajo çfarë ai përfaqësonte në të vërtetë vazhdon të jetojë në kujtesë, në këngë, në vargje, në debatet që ndezi dhe në ndërgjegjet që trazoi.
Sot, dy vjet pas largimit të tij, kuptohet më mirë se mungesa e disa njerëzve nuk matet me heshtjen që lënë pas, por me jehonën që vazhdon të dëgjohet edhe kur ata nuk janë më. Agim Doçi i përket pikërisht kësaj kategorie njerëzish. Ai nuk ishte prej atyre që kalojnë nëpër kohë; ishte prej atyre që lënë gjurmë mbi kohën.
Ndoshta brezat që vijnë nuk do të njohin të gjitha polemikat e tij, nuk do të kujtojnë çdo debat televiziv apo çdo shpërthim temperamentesh. Por do të gjejnë përballë një emër që i dha poezisë ndjeshmëri, këngës frymë dhe jetës publike kurajën për të mos heshtur. Dhe kjo është trashëgimia më e vyer që mund të lërë një intelektual: të mbetet i gjallë në kujtesën e një populli jo vetëm për atë që krijoi, por edhe për mënyrën se si jetoi.
Po të kishte të drejtë fjale edhe sot, me patjetër që ironia, cinizmi, shpërthimi i tij i zemërimshëm dhe shkundullitja mendore do të fshikullonin gjithë këtë shtirje dhe kortezh maskash, këtë harrim që tenton të gllabërojë gjithçka. Sepse Agim Doçi nuk dinte të heshtte përballë asaj që e konsideronte padrejtësi, deformim apo tradhti ndaj vlerave.
Prandaj kujtesa për të nuk është vetëm një akt nderimi. Është një detyrim moral ndaj një njeriu që e jetoi jetën me intensitetin e fjalës dhe pasionin e bindjes. Është një obligim shpirtëror dhe një shërbesë qytetare për secilin që beson se zërat që trazojnë ndërgjegjen nuk duhet të humbasin në pluhurin e harresës.
Sepse Agim Doçi nuk ishte thjesht një poet, një tekstshkrues apo një polemist. Ai ishte një jehonë. Dhe jehonat e vërteta nuk shuhen; ato vazhdojnë të kumbojnë gjatë në kujtesën e atyre që kanë ende vesh për të dëgjuar dhe zemër për të kujtuar.

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Para 11 orësh
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40

Etiketat e lidhura

Agim Doçialbert vataj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 6 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh
Para 6 orësh

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale
Para 7 orësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori një tjetër
Para 7 orësh

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori n...

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 14 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 10 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

3 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 11 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

4 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 6 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.