Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 06:34 Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë” Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë të parë në Angli,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Të gjitha faktet historike, mbi të cilat është bazuar “Game of Thrones”

Kultura E enjte, 9 Shtator 2021 05:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Suksesi i serialit “Game of thrones” nuk është vetëm nga efektet speciale, por edhe humanizmi i karaktereve. Mungesa e personazheve historike, personazhet e këqij e bëjnë një pasqyrë ku mund të shihesh. Pavarsisht se Martin nuk ka rrëfyer kurrë frymëzimet historike në lidhje me fabulën, disa manifestime janë të qarta në lidhje me referencat historike, të tjera janë interpretime të të apasionuarve dhe ekspertëve. Megjithatë ky serial na jep mësime historie, apo edhe na afron me historinë e së kaluarës sonë që nuk duhet harruar. Duke nisur me konfliktin e dy familjeve Stark dhe shtëpinë Lanister është një reminishencë e Luftës së Dy Trëndafilave që në shek. XV përballi fort anëtarët e shtëpive York dhe Lancaster. Vepra e R.R Martinit ka kaluar në histori për popullaritetin dhe origjinalitetin si një nga veprat më të mëdha të letërsisë bashkëkohore.

Lufta e dy trëndafilave. Lufta civile e Anglisë në shek. XV përballi shtëpinë York dhe Lancaster.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Cercei dhe Jaime Lannister. Të dy kanë një marrëdhënie inçesti, janë vëllezër binjakë dhe konsiderohet një krim nga Besimi i të Shtatëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lucrecia dhe Cesar Borgia. Ashtu si çifti i binjakëve edhe vëllezërti Cesar dhe Lucrecia nga familja Borgia kanë patur një marrëdhënie inçesti, madje edhe një fëmijë që historianët e kanë quajtur “infante romano”.

Joffrey Baratheon dhe Caligula. Ngjashmëria fizike e aktorit që interpreton djalin e parë të Cercei-t dhe Jaime-t me perandorin romak Kaligula është e habitshme. Ishte një nga perandorët më të përçmuar.

Ose Eduard Lancaster. Personaliteti i të riut dhe princit të dhunshëm që mori fronin e hekurt për një periudhë të shkurtër është një kopje e Eduard Lancaster-it, djali i mbretit Henri VI të Anglisë dhe francezes Margarita e Anzhusë, fliste vetëm për luftra dhe vrasje. Kishte shumë qef t’u priste kokën armiqve. Të dy vdiqën shumë të rinj. Eduard i Lancasterit ishte vetëm 17 vjeç.

Muri. Barriera që ndan të 7 mbretëritë nga krijesat e egra. Në libra thuhet se është Brandon ndërtuesi nga shtëpia Stark dhe që vuri Rojet e Natës për ta ruajtur.

Muri i Adrianit. Muri i “Game of thrones” është i frymëzuar nga muri i Adrianit i ndërtuar në vitin 122 para krishtit si kufi mes Anglisë dhe Skocisë.

Dasma e kuqe. Një nga skenat më traumatike për të apasionuarit e kësaj serie ishte vrasja e Katlin dhe djalit të saj, Robit nga Walder Frey, pa paralajmërim gjatë një darke të këndshme.

Darka e zezë. Diçka e ngjashme ndodhi në Skoci në nëntor të 1440. Dy këshilltarë të mbretit të ri, Jakob II vranë rivalin e tyre dhe vëllain e tij të vogël gjatë një darke në kështjellën e Edinburgut. Iu pre koka nga mbreti jJakob II edhe pse lutjet ishin të shumta. Ky episod në histori njihet si darka e zezë.

Perëndia e dritës. Njihet si zoti i kuq dhe priftërinjtë e kuq janë ata klerikë që e adhurojnë këtë zot, si Melisandre. Në episodin e nëntë të serisë të pestë dama e kuqe vret Shiren Baratheon, vajzën e Stannis-it vetëm 11 vjeçe si një kurban për perëndinë e dritës.

Moloch Baal. Ky zot ushqehej me gjak të pafajshën dhe na kujton Moloch Baal që konsiderohej simbol i zjarrit të pastër. Për nder të tij realizoheshin sakrifica njerëzore, kryesisht fëmijë që digjeshin në turrë.

Zjarri Valirian. Tyron Lannister përdor zjarrin valirian kundër Stanis Baratheon gjatë sulmit King’s Landing, një material i pamundur për t’u shuajtur.

Zjarri grek. Diçka e ngjashme ndodhi në shek. VIII kur anijet e kalifatit Omeya u sulmuan nga zjarri grek. Ky material i djegshëm ishte shumë i vështirë për t’u shuajtur edhe nga uji.

Beteja e bastardëve. Është një nga episodet më të vlerësuara të kësaj serie. Përballen ushtria e Ramsey Boltonit dhe Jon Snow në Winterfell.

Beteja e Canne-s. Përvoja që pësoi ushtria e Jon Snow është e njëjta që pësuan ushtritë romake të konsujve Paulo dhe Varron në duart e Anibal Barca-s. Me ushtrinë e tij prej 50 000 burrash arriti të mundte 86 000 romakët në 2 gusht të 216 para krishtit në Pulia, Itali.

Daenerys Targaryen dhe Anastasia Romanov. Të dyja princeshat kanë shumë ngjashmëri, të dyja i mbijetuan masakrave në familjen e tyre dhe të dyja janë trashëgimtare legjitime të fronit. U arratisën nga vendi i tyre i origjinës.


Dothrakët. Udhëhiqen nga udhëheqësi i tyre Khal.

Mongolët. Jetonin në tribu dhe udhëhiqeshin nga një lider i quajtur Khan, nuk kishin një vendbanim fiks dhe luftonin mes tyre.

Vrapi i Gendrit. Ai duhet të përshkruante distanca të konsiderueshme duke duruar borën dhe temperaturat ekstreme për t’i çuar një mesazh mbretëreshës. Daenerys duhet të vinte në shpëtim dhe kështu e bëri me tre dragonjtë e vet.

Vrapi i Maratonomakut.

Një epope greke si ajo e maratonës, ku athinasi Filipid përshkroi një distancë prej 240 km mes Maratonës dhe Spartës për të kërkuar ndihmë, kur persët zbarkuan në tokat e tyre. Falë Filipidit athinasit mundën të mposhtin persët me ndihmën e spartanëve. Thuhet se ai vrapoi 48 orë këtë distancë, madje se edhe vdiq nga sforcimi edhe pse nuk ka të dhëna të tilla të konfirmuara.

Përgatiti: bota.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 15 minutash

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 16 minutash

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 20 minutash

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 13 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 11 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 8 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.