Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 12:45 Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut Kryeministri Rama foli ndër të tjera në Asamblenë e PS për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-zv/kryeministren Belina Balluku. Për Erion Veliaj ai tha se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tolstoi dhe Dostojevski, dy kreshtat që nuk u takuan kurrë, por mëkuan qiellin më të thellë të shpirtit njerëzor

Kultura E shtunë, 6 Shtator 2025 18:54
Tolstoi dhe Dostojevski, dy kreshtat që nuk u takuan kurrë, por mëkuan qiellin më të thellë të shpirtit njerëzor
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Ka takime që nuk ndodhin me sy, por me shpirt. Ka afërsi që nuk maten me duar, por me jehonën që lë pas njeriu. Tolstoi dhe Dostojevski, dy gjigandët e letërsisë ruse, kurrë nuk u ulën pranë njëri-tjetrit, por gjithmonë u gjendën ballë për ballë në pasqyrën e shpirtit njerëzor të botës krijuese dhe magjisë së fjalës.
Njëri lindi shtatë vjet më parë, tjetri u shua nëntëmbëdhjetë vjet më vonë. Fati nuk u dha një bisedë, por u dha një përballje të mbetur në tentativë. Tolstoi doli nga salla pikërisht në çastin kur hyri Dostojevski. Takimi i tyre i vetëm mbeti një mos-takim, një kujtim i munguar që do të ushqente më shumë legjendën sesa realitetin.
Dhe megjithatë, lidhja ekzistonte. Tolstoi i thoshte Annës, gruas së Dostojevskit: “Më vjen keq që nuk e njoha kurrë burrin tuaj. Ai kishte ndjenja të vërteta kristiane. Ishte i aftë të pushtonte zemrat e njerëzve.”
Nga ana tjetër, Dostojevski e njihte peshën e Tolstoit. Në Ditari i një shkrimtari e quante “shkrimtari më popullor mes lexuesve të çdo shtrese”. Ai e admiroi Ana Kareninën, por një hije xhelozie e brente, sepse Tolstoi jetonte mes luksit dhe pasurisë, ndërsa ai vetë shkruante me gjakun e borxheve, me frymën e shkurtuar nga epilepsia, me shpirtin e goditur nga burgjet dhe internimet. Njëri shkruante në kopshtet e Yasnaya Polyana-s, tjetri në odat e errëta ku fjala dilte si klithmë.
E megjithatë, kur Dostojevski vdiq më 1881, Tolstoi ndjeu një tronditje të brendshme dhe i shkroi Shaharovit: “Nuk e kisha parë kurrë Dostojevskin, nuk kisha asnjë marrëdhënie me të, dhe papritur, kur ai vdiq, e kuptova se ishte njeriu më i afërt dhe më i dashur për mua. Ai ishte njeriu që unë isha.”
Këtu shfaqet misteri, dy qenie që nuk u prekën kurrë, por që u njohën më thellë se kushdo tjetër.
Dostojevski mbaroi “Krim dhe Ndëshkim” kur Tolstoi i binte kambanave të “Luftës dhe Paqes”. Njëri ishte anatomisti i shpirtit, kirurg i fajit dhe faljes; tjetri kronikan i botës, historian i zemrës dhe i kombit. Njëri pikturoi njeriun në përplasjen me mëkatin, tjetri në përplasjen me fatin. Njëri shihte qiellin nga humnera, tjetri shihte humnerën nga qielli.
Dhe megjithatë, të dy janë dy gjysma të së njëjtës simfoni,simfonisë së shpirtit rus. Pa Dostojevskin, Tolstoi do të mbetej vetëm si një epik moralist. Pa Tolstoin, Dostojevski do të tingëllonte vetëm si një profet i errët. Së bashku, edhe pse nuk u njohën kurrë, ata bëjnë një binom unik, një simbiozë të pashpjegueshme të shpirtit rus, ku letërsia ngrihet mbi jetë, mbi vdekje, mbi Zot, mbi njeri.
Por së bashku, ata krijuan një simbiozë të shpirtit rus, një dualitet që nuk e shkatërron, por e plotëson njëri-tjetrin. Dostojevski e dha errësirën ku lind drita e brendshme; Tolstoi e dha dritën ku njeriu zbulohet i vogël përpara misterit. Dy maja që nuk u prekën kurrë, por që krijuan një qiell të përbashkët mbi letërsinë botërore.
Sepse ka takime që nuk ndodhin në jetë, sepse i përkasin fuqisë eterne, ato ndodhin në përjetësi.

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

11 Nëntor 2026, 09:06
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07

Etiketat e lidhura

albert vatajDostojevskiTolstoi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 7 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Rama: “Ulëritën, shkulën gurë dhe hodhën molotovë”, por ….
Para 20 minutash

Rama: “Ulëritën, shkulën gurë dhe hodhën molotovë”, por ….

Rama: Tirana sot kryeqytet europian, dikur në spital lëviznin me biçikletë
Para 21 minutash

Rama: Tirana sot kryeqytet europian, dikur në spital lëviznin me biçikletë

Rama: Në Irlandë një “shqipe” doli me vezë, por polici i tha “Stop” dhe ai ngriu!
Para 25 minutash

Rama: Në Irlandë një “shqipe” doli me vezë, por polici i tha “Stop” dhe ai ngriu!

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 12 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 15 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 17 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.