Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 10:58 Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Valixhja e emigrantit”

Kultura E shtunë, 21 Gusht 2021 04:18
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Valixhja e emigrantit”, simbolika e veprës së piktorit të mirënjohur Agim Sulaj

 Nga Vaso PATA*

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Gjatë stinës së verës Vlora ka shumë vizitorë. Vijnë për të pushuar bashkëkombës nga të gjitha viset e Shqipërisë, madje nga Kosova, Maqedonia dhe diaspora shqiptare kudo në botë. Vijnë turistë të huaj të joshur nga bukuritë e Vlorës dhe rrethinave të saj. Vijnë dhe shumë emigrantë të përmalluar për vendlindjen e tyre. Erdhi dhe artisti Agim Sulaj, jo për të pushuar, por për të realizuar një ëndërr. Është i pushtuar nga dëshira për t’i bërë një dhuratë Vlorës, qytetit të tij të lindjes. Për endrrën e tij do të flasim në fund të këtij shkrimi sepse së pari duhet të njihemi me të.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Jeta dhe vepra e Agimit është e dyzuar. Ka plot mëdyshje ndonëse Agimi i ka bërë tashmë zgjedhjet e veta. Ai jeton midis atdheut ku ka lindur dhe vendit fqinjë ku banon, midis privimeve të së djeshmes dhe lirisë së sotme, midis kasketës që mban (në shumë punë të tij) Agimi i vogël dhe beretës që mban Agimi, burrë i pjekur, midis shakasë dhe seriozitetit, midis arsyes dhe ndjenjës, midis shpresës dhe zhgënjimit, midis pikturës dhe karikaturës. Mendja e tij përballet me realitetin ndërsa shpirti jeton me ëndrrat.

Agimi është një karikaturit i njohur në mbarë botën. Me emërtimet e konkurseve, sidomos ndërkombëtare, dhe me çmimet që ai ka fituar anekënd botës, do të mbusheshin më shumë faqe se sa përfshin ky shkrim. Karikatura nuk duhet parë si kushërirë e varfër e pikturës por si motër e denjë e saj. Mjafton të përmendim në këtë rast “kapriçot” apo “satirat” therrëse të F. Goya-s të cilat janë bërë po aq të njohura sa dhe pikturat realiste të tij.

Në karikaturën e Agimit vërehet lufta e moralit mbi imoralitetin, e së vërtetës me gënjeshtrën, fitorja e sinqeritetit mbi hipokrizinë, e shpirtgjerësisë mbi shpirtngushtësinë, mësymja e së resë mbi të vjetrën, e përparimit mbi prapambetjen. Vepra e Agimit përshkohet nga një humor i këndshëm e i shëndetshëm, ironia e hollë, satira thumbuese, sarkazma therëse.

Karikatura e Agimit flet, këshillon, tërheq vëmendjen e njerëzve por edhe bërtet, këlthet, ulërin për ata që “janë paksa të rëndë nga veshët”. Në karikaturën e Agimit ka dashamirësi të çiltër, ndjenja të thella njerëzore dashuri për çdo gjë të shëndoshë, të natyrshme. Ajo pëlqehet dhe vlerësohet nga të gjithë ata që e njohin. Janë krijuar nga ai që dashuron gjithçka që dashurojmë edhe ne, që urren gjithçka që urrejmë edhe ne, nga ai që beson me gjithë shpirt në triumfin e së mirës mbi të keqen, e së bukurës mbi të shëmtuarën, e së vërtetës mbi gënjeshtrën.

Nuk është e lehtë të ndash Agimin si karikaturist nga ai si piktor. Në shumë nga punët e tij është vështirë të përcaktosh ku mbaron karikatura e ku fillon piktura. Në pikturë Agim Sulaj është po ai i karikaturës. Motivet janë po ato. Dyzimi është po aq i pranishëm edhe në pikturat e tij. Por tonet janë më të buta, ngjyrat më të ëmbla, simbolika më e pasur, trajtimi i natyrës dhe i personazhave është bërë më me delikatesë. Vepra përshkohet nga lirizmi, nostalgjia dhe një trishtim i lehtë madje, edhe kur trajtohet realiteti i ashpër. Në vizatim Agimi është shumë kërkues duke paraqitur veçoritë e objektit deri në imtësi (e kanë cilësuar hiperrealist). Në një “buzëdeti” uji është kaq i kthjellët e i tedukshëm, rëra e fundit të detit aq e qartë e konkrete dhe guralecët aq pranë e të vërtetë sa të grishin të futësh dorën për t’i mbledhur. Apo kur sheh tablonë ku janë paraqitur katër banka shkolle, të vjetra e jashtë pune, të krijohet ndjesia e dëshirës për t’u bërë sërish i vogël e për t’u ulur edhe njëherë në to. Muret e vjetra të shtëpive të rënuara nga koha të ngjallin botën e fëmijërisë. Paraqitja e gjithë këtyre objekteve gati përrallore, me ngjyra gati të shuara, hedhin një tis trishtimi dhe nostalgjie për atë kohë që nuk kthehet më.

Në vendin ku emigroi, pavarësisht vështirësive të fillimit, Agimi pa se kushtet e jetesës ishin shumë më të mira se në atdheun e tij. U deshën disa vjet që të mund të përshtatej me vendin dhe njerëzit e rinj dhe atëherë vuri re se njerëzit ishin po ata, me të mirat dhe të metat e tyre, me gëzime e shqetësime. Edhe aty kishte të varfër e të pasur. Edhe aty shoqëria përballej me probleme jo të vogla. Edhe aty kishte padrejtësi, burokraci, korrupsion, hipokrizi. I lodhur herë herë nga vështirësitë por më shumë i pakënaqur nga ato, disi i zhgënjyer por më shumë i zemëruar nga veset njerëzore e dukuritë negative shoqërore por asnjëherë i dorëzuar, Agimi do t’i kthehet fëmijërisë, nga e cila kujtimet janë gjithnjë të freskëta e të bukura. Përmes mjeteve shprehëse nga më të larmishmet vepra e tij e shpall të vërtetën me zë të hidhur, të lartë e të ashpër (sidomos në karikaturë), e herë e pëshpërit me një ton të ëmbël, të ulët e të butë (sidomos në pikturë kur hedh në telajo kujtimet e fëmijërisë).

Fëmijëria e Agimit ashtu si dhe ajo e shumë bashkëmoshatarëve të tij ka qenë e vështirë por kujtimet e saj e qetësojnë. Dhe fillon t’i hedhë në telajo këto kujtime, përmes pikturës por dhe karikaturës, jo pa njëfarë nostalgjie. Fryt i këtyre kujtimeve janë tablotë: “I primi pensieri”, “Laidi”, “In equilibro”, “Il libro delle favole”, “Pezzo di prosciutto”, “La spina” etj.

Pavarësisht trishtimit dhe nostalgjisë që përshfaqen në tablotë  ciklit “Fëmijëria” (emërtimi është i autorit të shkrimit) Agimi është optimist. Ai e di që pesimizmi nuk ka fituar asnjëherë ndonjë betejë.

 Tema e emigracionit zë një vend jo të vogël në karikaturën e Agim Sulës. Ai e ka provuar jetën e emigrantit. Emigranti është i varfër, i kequshqyer, i pastrehë. Mungesave dhe kufizmeve të shumta ndaj këtyre njerëzve u shtohet dhe mungesa e vendlindjes. Emigranti trajtohet si njeri pa atdhe, pa dinjitet, pa personalitet, si njeri i egër.

 “Rrënjët”, një punim në vaj, i bën jehonë pikërisht kësaj teme. Fijet, që e mbajnë të lidhur emigrantin me atdheun e tij ashtu si dhe rrënjët e pemës, këputen njëra pas tjetrës, vit pas viti, muaj pas muaji, ditë për ditë. Këtë e ndien artisti dhe i dhemb.

Emigracioni, një plagë shoqërore e shkaktuar për arsye politike apo ekonomike, ekziston prej mijëra vjetësh dhe përfshin të gjitha kontinentet. Është folur e shkruar shumë e do të vazhdojë të flitet e të shkruhet edhe më shumë për emigracionin. Por Agimi, me “valixhen e tij të emigrantit”, flet më fort, më shkurt, më qartë, më kuptueshëm, më hapur, më bindshëm, më njerëzishëm. Aty lexohen shkaqet politike, ekonomike, racore, kulturore, fetare etj. të kësaj dukurie shoqërore. Prandaj atë e kuptojnë politikanët, pushtetarët, ekonomistët, të shkolluarit e të pashkolluarit e mbi të gjithë njerëzit e thjeshtë, emigrantët.

Seria “Valixhja e emigrantit” përbëhet prej shumë karikaturash, variacione të së njëjtës temë, njëra më e bukur se tjetra. Në njërin nga variantet valixhja është shtëpia e tij, është gjithçka që zotëron ai. Në një variant të dytë, valixhja e hapur, që mban në dorë emigranti, ka brenda saj avionin (ëndrra e çdo emigranti), për t’u larguar nga mëmëdheu një orë e më parë. Valixhja që mban në dorë emigranti, në një variant të tretë është e shqyer nga poshtë. Asaj i mungon fundi. Emigranti nuk ka asgjë për të marrë me vete me përjashtim të ëndrrave të cilat në shumicën e rasteve mbeten të parealizuara.

“Valixhen e emigrantit” Agimi e ka shndërruar së fundmi në një skulpturë. Ëndrra e tij është që ajo të vendoset në shëtitoren buzë detit për të kujtuar të gjithë emigrantët që u nisën nga ky breg për të realizuar ëndrrën e tyre, për ata që ja arritën por më shumë për ata që nuk mundën.

Duke u njohur me punët e Agimit arrijmë të dallojnë prurjet e vogla, të ngadalta, nganjëherë jo fort të qarta, por gjithnjë të pranishme. Të joshur nga ato punë priremi ta vështrojmë botën ashtu siç e vështron piktori, madje herë-herë ta drejtojnë shikimin tej saj. Rrekemi t’i përgjigjemi pyetjes shqetësuese nëse arti qëndron diku aty midis realitetit apo është krijesë e mendjes njerëzore. E thënë ndryshe arti është diçka që e zbulojmë apo e shpikim, e krijojmë. Së fundi mendojmë për vendin që zëmë në hierarkinë e madhe: Ne jemi krijesa apo krijues. Puna e Agimit jep një përgjigje, në dukje të dyzuar, por të qartë. Ne jemi krijesa por jemi dhe krijues.

Ndërkohë miku i përbashkët, poeti Albert Habazaj na bën një suprizë e na njofton se piktori Agim Sulaj, ky bir i denjë i Vlorës dhe Labërisëështë vlerësuar nga Shoqata Kulturore-Atdhetare Mbarëkombëtare “Labëria” me titullin më të lartë që ajo jep për njerëz me kontribute spikatura “Personalitet i Shquar i Labërisë”: Agim Sulaj, me origjinë nga Brataj me motivacionin: “Për kontribut të shquar si artist i përmasave ndërkombëtare në gjininë e pikturës dhe karikaturës. I vlerësuar me mbi 60 çmime ndërkombëtare. Çmim të veçantë ka marrë nga OKB për karikaturën “Politikani dhe qytetari”. Ka realizuar mbi 700 vepra të vlerësuara në botë. I frymëzuar nga peizazhi i Vlorës, i malluar për humorin e thekur të saj, realizon vepra që mban filozofi Labërie” në zhvillimin e traditave krijuese, kulturore e zakonore, si një vjershëtor i spikatur i krijimtarisë popullore e humorit në trevën e Labërisë e më gjerë”.

*Autor i librit “Simbolet e Vlorës në pikturë”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak
Para 16 minutash

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim ...

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)
Para 19 minutash

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë
Para 22 minutash

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK
Para 28 minutash

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 4 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 17 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 15 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 13 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.