
Arkeologët kanë eksploruar një varr misterioz në Egjipt, ndërsa mbetën të surprizuar kur zbuluan më shumë se 1.000 statuja dhe tetë mumie.
Shumë pak dihet se kujt i përkasin mumiet, por grupi i arkeologët thotë se pret të gjejë edhe më shumë statuja, ndërsa gërmimet vazhdojnë.
“Ka 10 arkivole dhe tetë mumie. Gërmimi vazhdon”, tha Mostafa Waziri, kreu i misionit arkeologjik.
“Varri i Dinastisë së 18-të, zbuluar në nekropolën Draa Abul Nagaa pranë luginës së famshme të Mbretërve, i përkiste një fisniku të emëruar si Userhat i cili ka punuar si gjykatës i qytetit”, tha ministria në një deklaratë.
Ajo u hap për të shtuar më shumë mumiet gjatë Dinastisë së 21-të, rreth 3,000 vjet më parë, për t’i mbrojtur ata gjatë një periudhe kur varrimi ishte i zakonshëm, tha Waziri.
“Ishte një surprizë ajo çfarë u shfaq brenda në varr”, tha ministri i Antikiteteve Khaled el-Enany për gazetarët jashtë varrit.
“Ne gjetëm një numër të madh Ushabti (figurina të vogla të gdhendura), më shumë se 1,000 prej tyre,” tha zoti Enany.








