Mike Izzard po gërmonte në afërsi të një stacion hekurudhor në Herfordshire të Anglisë për të mbjellë lule, kur hasi në diçka të butë në dhé. 45-vjeçari gjeti një kuletë të humbur rreth 40 vite më parë. Dhe gjesti i tij do ju habisë. Ai vendosi që t’ia kthejë pronares. Fillimisht, 45-vjeçari gjeti një monedhë të vogël dhe vazhdoi të gërmojë më thellë duke gjetur kuletën prej lëkure së bashku me 7 monedha të tjera dhe një çelës. Më pas zbuloi një kartë të Midland Bank të datës 1979-1981 me emrin Angela Dimond në të. Pas publikimit të fotografisë në mediat sociale, ai gjeti Angelan ende jetonte më pak se dy kilometra larg dhe i kthehu kuletën po atë ditë. Angela, tani 63 vjeç, e humbi kuletën në moshën 25 vjeçare, pasi u sulmua afër stacionit të trenit në vitin 1980.