Destinacionet si Sllovakia, Spanja dhe Islanda janë cilësuar si një ndër destinacionet më tërheqëse të Lonely Planet në Evropë për këtë vit. Renditja më e mirë në Evropë për këtë vit shkon për malet e larta në Sllovaki.
Lonely Planet e rëndit Madridin në vendin e dytë në listë, duke bërë që kryeqyteti spanjoll ka një jetesë të përballueshme, korsi për biçikleta, rrugë të gjera dhe marrja e një shtëpie me qira mund të përballohet për xhepin e qytetarëve.
Por mos harroni nëse shkoni në Madrid duhet të provoni tapas apo koktejlet e mrekullueshme në Calle Ponzano. Pavarësisht se Islanda është e mbipopulluar nga turistët, Bregdeti i Arktikut është mënyra më e qetë për të parë vendin, ndërkohë që ka rryma të ftohta ajri midis 21 fshatrave dhe katër ishujve përgjatë bregdetit të veriut.
Islanda zë vendin e tretë në listë. Hercegovina vjen në vendin e katërt, e ndjekur nga Bari në Itali. Ndërsa, Lyon në Francë është në vendin e shtatë në listë, e ndjekur nga Lihtenshtajni, Vevey në Zvicër dhe Istria në Kroaci. Si i vetmi destinacion në Mbretërinë e Bashkuar, Shetland përbëhet nga më shumë se 100 ishuj, vetëm 15 prej të cilëve janë të banuar.
Ky Arkipelag përbëhet nga 100 ishuj, e cila ndodhet rreth 650 km në verilindje të Co Donegal, dhe kryesisht vjen i gjashti në listë. Udhërrëfyesi vlerëson “shtigjet e tij të mrekullueshme bregdetare, kafshët e egra, dyqanet e peshkut apo qoftë të shijojnë jetën e natës në këtë zonë.
10 destinacionet më të mira të renditura nga Lonely Planet në Evropë janë:
1 Mali më i lartë i Tatras në Sllovaki
2 Madrid, Spanjë
3 Arctic Coast Ëay, Islandë
4 Hercegovina, Bosnja dhe Hercegovina
5 Bari, Itali
6 Shetland, Skoci
7 Lyons, Francë
8 Lihtenshtajni
9 Vevey, Zvicër
10 Istria, Kroacia
