Çdo ditë, çdo femër haset me probleme të ndryshme dhe nga më të paimagjinueshmet për meshkujt.
Atyre iu duhet me të vërtetë të vuajnë për të mbajtur standardet e bukurisë dhe këtë jua tregojnë fotot e mëposhtme.
Dilemat janë gjithmonë të mëdha kur vjen puna tek veshja, tualeti, durimi i takave të larta dhe problemeve që ato të sjellin, apo edhe zgjedhja e një ngjyre të përshtatshme të buzëkuqit.
Të mos flasim pastaj për probleme të tjera që lidhen me punët e shtëpisë, të cilat as nuk mbarojnë kurrë, e as nuk duken kurrë që janë bërë.
Le ta pranojmë që janë vetë femrat që i krijojnë disa prej këtyre problemeve që do t’ju paraqesim më poshtë, por po të mos i kishin, ndoshta s’do ta përfaqësonin aq mirë gjininë e tyre.

