Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 06:34 Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë” Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë të parë në Angli,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sekretet/ Ja si ta keni zërin sa më tërheqës që të jeni mbresëlënës

Kuriozitete E martë, 3 Gusht 2021 16:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në jetën e përditshme, kemi pasur rastin që të takohemi me persona të cilët, gjatë ligjërimit të ndonjë teme ose bisede të lirë në ne kanë lënë një përshtypje të caktuar.

Shkakun e këtij efekti mbresëlënës, as që kemi tentuar ta kuptojmë ndonjëherë, por thjesht, jemi kënaqur me përjetimin e kaluar gjatë bisedës ose ligjëratës me mikun tonë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë hequr këtë praktikë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë...

24 Tetor 2026, 21:28
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

24 Tetor 2026, 15:59
Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

22 Tetor 2026, 07:24

Në anën tjetër, kemi pasur edhe eksperiencë të kundërt: me plot njerëz takohemi, bisedojmë, por këto kontakte kurrë nuk i regjistrojmë si diçka të veçanta. Bile mezi presim që të largohemi, sepse na duken monotone. A i kemi parashtruar ndonjëherë vetes pyetjen se pse dikush, pa marrë parasysh temën për të cilën flet, na josh ta dëgjojmë me vëmendje dhe na bën të jemi të përqendruar në bisedën e tij?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pse ndodh kështu?
Thjesht, themi se fliste bukur, ishte orator i mirë, kishte një zë këndshëm dhe magnetik… etj. Pikërisht këtu është edhe thelbi: si ta arrijmë këtë zë magnetik, ashtu që, gjatë kontaktit me të tjerët, gjithnjë të jemi mbresëlënës?

Disa persona, në mënyrë të natyrshme e kanë të lindur zërin magnetik dhe ata, duke qenë të bindur se janë të talentuar të ndikojnë bindshëm tek bashkëbiseduesit e vet, shkathtësinë e tyre e aplikojnë tejet spontanisht.

Ndërsa, shumica e profesionistëve, tek të cilët të folurit e bukur dhe bindës është profesioni i tyre, ata ju nënshtrohen edhe ushtrimeve të caktuara. Ta zëmë, aktorët që shkollohen në akademinë e arteve skenike, trajnimin e zërit dhe teknikën e të folurit, e kanë si lëndë të posaçme të studimit.

Kohën e fundit, në këtë drejtim nuk përjashtohen as agjentët tregtarë dhe shitësit e ndryshëm, që në njëfarë mënyre, janë të lidhur me marketingun bashkëkohor të shitjes. Për të qenë sa më sugjestiues me sugjestionet e tyre tek klientët e tyre, po ashtu, edhe hipnotizuesit terapeutikë e kanë të ushtruar zërin magnetik. Lista e madhe e profesioneve ku shpërblehet mirë zëri magnetik, duhet të jetë i madh.

Por, ne të zakonshmit nga profesionistët, duhet ta dimë se, zotërimi i shkathtësisë së zërit magnetik mund të na shpërblehet edhe në kontaktet tona të përditshmërisë me të tjerët. Ajo, së paku, do të na mundësojë që njerëzit të kenë dëshirë të jenë në praninë tonë dhe ne përherë të jemi në qendër të vëmendjes. Kjo shkathtësi, përveç në kurse dhe ligjërata të niveleve të ngushta profesionaliste, me pak dëshirë dhe vullnet të mirë, mund të arrihet nga çdo individ.

Si ta ushtrojmë zërin magnetik?

Ja fillimisht disa këshilla:

– Parimisht, gjithnjë gjatë të folurit, duhet t’ju largoheni toneve të theksuara nga fyti dhe atyre që shqiptohen nga hunda;

– Nuk duhet të flisni as me zë shumë të lartë dhe as me zë shumë të ultë. Me rëndësi është që fjalët t’i shqiptoni rrjedhshëm, me aq zë sa do ta vlerësoni se të pranishmit kanë mundësi t’ju dëgjojnë;

– Posaçërisht, rëndësi të madhe duhet t’i kushtoni zanoreve dhe bashkëtingëlloreve në fjalë dhe shqiptimit të drejtë të tyre.

*Në fillim, në një vend të qetë, me zë të lehtë duhet të ushtroni theksimin e fjalëve të shkurta të ndërtuara vetëm nga një bashkëtingëllore dhe nga një zanore. Psh.: ba, be, bi, bo, bu, ca, ce, ci, co, cu, de… etj. Pastaj ushtroni shqiptimin e atyre fjalëve dhe nocioneve që përbëhen nga një zanore dhe me dy bashkëtingëllore, psh: sla, sle, sli… bra, bre, bri… etj. Më pastaj, gradualisht kaloni në leximin e thekshëm të shqiptimit të fjalëve edhe më të gjata, duke arritur deri tek leximi me zë i fjalive nga tekstet e ndryshme të gazetave dhe librave.

*Pasi të keni ushtruar mirë këto ushtrime rutinore, kalohet në ushtrime më komplekse: Uluni në një karrige dhe përballë saj vendoseni një karrige tjetër, duke parafytyruar që në të është i ulur një person për ju i njohur. Filloni ta shikoni atë me shikim të ngulitur dhe duke e shikuar kështu, flisni me të me një ton aq të lehtë të zërit, sa ju mendoni se ai do t’ju dëgjojë zakonisht.

*Gjatë kësaj bisede të improvizuar, fjalët në fjalitë e juaja duhet të dalin rrjedhshëm. Do të ishte shumë më mirë që këtë ushtrim ta keni të incizuar në audio-rekorder (kasetofon), të cilën më pas do ta dëgjoni me vëmendje duke i analizuar përparimet pozitive që keni bërë në këtë drejtim. Njëkohësisht, ju me këtë mënyrë, do të mishëroheni me zërin tuaj, sepse keni për të vërejtur se, në kasetofon, zëri i juaj duket më ndryshe.

*Gjatë tërë këtij ushtrimi, trupin duhet ta keni të drejtë, por jo edhe të shtanguar. Duke i mbajtur duart gjithnjë para vetes, tentoni të mos bëni me kurrfarë gjestesh. Gjatë shqiptimit të fjalëve dhe fjalive, edhe muskujt e fytyrës duhet t’i keni të relaksuar në tërësi. Pamja e fytyrës suaj duhet të reflektojë e ngrirë, serioze dhe pa kurrfarë grimase në formë të lëvizjes së vetullave, buzëve etj.

*Përmbajtjen e temës së bisedës do ta zgjidhni ju vetë dhe për fillim bashkëbiseduesi juaj, i paramenduar, duhet të jetë vetëm një individ, pastaj gjatë ushtrimeve të mëvonshme, numrin e bashkëbiseduesve që i drejtoheni duhet ta parafytyroni si dy-tre persona… grup personash.. dhe së fundi si publik.

*Kurrë mos harroni, që gjatë komunikimit me një individ të paramenduar, shikimin fiksues ta keni në rrënjëzën e hundës së tij, ndërsa kur i drejtoheni masës së paramenduar, atëherë, shikimin tuaj lëvizeni me rend tek të gjithë personat që ju dëgjojnë.

*Edhe një element do të jetë i rëndësishëm tek ushtrimi i shqiptimit të fjalëve dhe fjalive kuptimore. Gjithnjë këto fjalë dhe fjali që shprehin një kuptim gjegjësisht një veprim, paramendojeni si figuracion psikik. Domethënë, atë e bëni sikurse ta përshkruani një film që e shikoni para vetes. Parafytyrimi paraprak kuptimor i fjalëve dhe fjalive, vetvetiu do ta mbushë atë imazh me energji. Kjo kompaktësi figurative-energjetike e fjalisë konkrete, do të shkaktojë kapshmërinë më të shpejtë të vëmendjes së koncentruar të bashkëbiseduesit dhe të bashkëbiseduesve nëse janë grup.

Këtu qëndron edhe çelësi i suksesit të fshehtë të ndikimit tek të tjerët!

Zëri i këndshëm tërheq vëmendjen dhe koncentrimin më të lartë të bashkëbiseduesit, ndërsa, deklarimi dhe thënia e fjalëve dhe fjalive më parë të parafytyruara, bëjnë që sugjestionet tuaja të depërtojnë edhe më thellë në ndërvetëdijen e bashkëbiseduesit.

Pse ndodh kështu?
Siç thamë, mendimi i deklaruar zëshëm me fjalë dhe paraprakisht i parafytyruar si figuracion psikik, është i mbushur me energji dhe ajo, gjatë dëgjimit të fjalimit tonë si bisedë, bashkëbiseduesin do ta ngacmojë që edhe ai atë tregim që po e dëgjon, ta parafytyrojë në mendje si figuracion psikik. Me këtë veprim, kuptimi i pranuar nga folësi, tek bashkëbiseduesi shndërrohet në autosugjestion personal, që si i tillë, automatikisht futet në ndërvetëdije duke u regjistruar në formën e një përjetimi të gjallë mbresëlënës.

Besoj se, tashmë, e keni të qartë! Përmes deklarimit të fjalëve paraprakisht të parafytyruara nga ju si sugjestione, ju shkaktoni parafytyrimin e tyre të njëjtë edhe nga bashkëbiseduesi, gjegjësisht mediumi, i cili, ashtu i koncentruar, aty për aty do t’i pranojë ato si autosugjestione. Përjetimi i ngjarjes, thënë në këtë formë, do të ndjehet plotësisht njëjtë sikurse ajo të ketë ndodhur me të vërtetë. Kur diçka e kemi përjetuar si vërtetësi, atëherë asaj edhe i besojmë. Një thënie e pranuar edhe me forcën e besimit të fortë, gjithnjë rrënjoset në bindje si mbresë e pashlyeshme.

Këto ushtrime, që besoj se nuk do të jenë të vështira, duhet praktikuar çdo ditë, dhe gjithnjë kur ju ndjeheni se jeni të lirë dhe të disponuar për një veprim të tillë. Me trajnime të rregullta dhe të përqendruara, dita më ditë, mënyra e re e të folurit dhe të shprehurit magnetik tek ju, do të formohet si një shprehi e re. Jam tejet i bindur se jo shumë larg, do ta keni reagimin e parë të rrethit guaj se kohën e fundit diçka ka ndryshuar tek ju… diçka dukeni ndryshe … etj.

Por, edhe pse ndryshimet lehtë regjistrohen intuitivisht nga bashkëbiseduesit tjerë, ata kurrë nuk do ta dinë të vërtetën e këtij ndryshimi. Le të jetë kjo fshehtësia juaj e këndshme.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 1 ore

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 1 ore

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 8 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 14 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 12 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 9 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.