
Kryetari i PS-së dhe njëherazi, kryeministri Edi Rama ndodhet në Asamblenë e Partisë Socialiste në njësinë 7 në Tiranë. Ky është një prej takimeve të radhës që lidhet me organizimin e punës duke u paraprirë zgjedhjeve të vitit të ardhshëm dhe rienergjizimin e partisë. Drejtuesja politike e Tiranës, Ogerta Manastirliu njoftoi se 3 blloqet do të drejtohen nga Etilda Gjonaj, ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj dhe Enkelejd Musabelliu, zv/ministri i Ekonomisë.