
Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta në moshën 89-vjeccare të akademikut Rexhep Qosja.
Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shkruan:
“Një akademik i rrallë iku nga Panteoni…
Rexhep Qosja ishte një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe miqve.
Pusho në paqe, Profesor!”
