Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 2 Nëntor 2026, 23:00 Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës Artisti Bejta është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova 5. I njëjti që nga dalja në skenë, koncerte e projekte muzikore, ka marrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Letra e Veliajt
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Tërmet në Shqipëri
  • Gazmend Paja
  • Zgjedhjet e Tiranës
  • Vrasja e Arlinda
  • Irani dhe Hormuzi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Letra e Veliajt
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Tërmet në Shqipëri
  • Gazmend Paja
  • Zgjedhjet e Tiranës
  • Vrasja e Arlinda
  • Irani dhe Hormuzi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Debati për Reformën Territoriale, Balla-opozitës: Sillni propozimet, procesi nuk ndalet

Lajme E hënë, 5 Tetor 2026 13:02
Debati për Reformën Territoriale, Balla-opozitës: Sillni propozimet, procesi nuk ndalet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Reforma territoriale vijon përpara pavarësisht kundërshtimeve të opozitës. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu përgjigj kritikave të demokratëve për mënyrën e hartimit dhe shqyrtimit të draftit, duke i ftuar ata të paraqesin alternativat e tyre në Komisionin e Ligjeve.

Balla tha se propozimet e opozitës mund të diskutohen gjatë shqyrtimit nen për nen të projektligjit të mazhorancës, ndërsa theksoi se procesi nuk mund të bllokohet nga mungesa e pjesëmarrjes së demokratëve. “Nëse duan të mungojnë përsëri, le të mungojnë, por karvani duhet të shkojë përpara”, u shpreh Balla para gazetarëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duke iu referuar reformës së vitit 2014, ai kujtoi se opozita e atëhershme nuk mori pjesë në votimin e saj. Sa i përket nismës së demokratëve për rritjen e numrit të bashkive në 100, Balla tha se kjo çështje duhet t’i nënshtrohet më parë konsultimit me këshillat bashkiakë dhe kryetarët e bashkive. Ai përsëriti ftesën ndaj opozitës që propozimet e saj t’i bëjë pjesë të diskutimit parlamentar, në mënyrë që ato të shqyrtohen gjatë procesit nen për nen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pyetje: Partia Demokratike ka thënë se në momentin që reforma territoriale miratohet në mënyrë të njëanshme, cenohet edhe reforma zgjedhore. Nëse PD ngre këtë shqetësim, a jeni gati ta miratoni edhe reformën zgjedhore të vetëm?

Mund t'ju interesojë

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashk...

Para 6 orësh
Deklarata e fortë e avokatit të Erion Veliajt: Edi Rama e ka arrestuar Erion Veliaj

Deklarata e fortë e avokatit të Erion Veliajt: Edi Rama e ka arrestuar Erion Veliaj

Para 6 orësh
Ish-prokurori Eugen Beci: Duhet të bëhet hetim penal për vizitën e Toni Gogut në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

Ish-prokurori Eugen Beci: Duhet të bëhet hetim penal për vizitën e Toni Gogut në burgun...

Para 7 orësh

Taulant Balla: Thirrja ime për grupin parlamentar të Partisë Demokratike është që të marrë pjesë në diskutime. Të marrë pjesë në diskutime në Komisionin e Ligjeve. Nëse kanë propozime, t’i depozitojnë në Komisionin e Ligjeve. Janë ende në kohë. Sot është diskutimi në parim në Komisionin e Ligjeve. Do të vazhdojë diskutimi, do të votohet në parim dhe menjëherë pastaj është shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi. Në shqyrtimin nen për nen, çdo deputet ka përsëri të drejtën të bëjë propozime.

Unë nuk jam këtu për t’i mësuar Partisë Demokratike se si të bëhet pjesë e procesit. Nëse Partia Demokratike do të bëhet pjesë e procesit, mund të vijë me propozime nwse do nw diskutimet nen pwr nen. Në momentin që ti vjen me një projektligj të ri, je i detyruar që, sipas parashikimeve që bën ligji për vetëqeverisjen vendore, çdo propozim ligjor të kalojë përmes procesit të konsultimit në këshillat bashkiakë dhe te kryetarët e bashkive.

Ne nuk bëjmë asnjë gabim të natyrës kushtetuese për mënyrën e trajtimit, sepse unë e di fare mirë që shpresa, ose le të themi mënyra për të penguar ecjen përpara të kësaj reforme, është për ta futur Kuvendin apo komisionin në gabime të natyrës procedurale, me qëllim për t’i përdorur ato si argument në Gjykatën Kushtetuese. Projektligji i tyre të shkojë të bëjë konsultimin. Ndërkohë, nëse duan, nen për nen le t’i sjellin propozimet.

Pyetje: Do t’ua merrni parasysh amendamentet? Nëse ata sjellin amendamente, ju a twrhiqeni nga projekti me 46 bashki?

Taulant Balla: E para, unë po flas proceduralisht. Unë nuk hyj në diskutimin se çfarë propozojnë ata, por dua ta ndërlidh me pyetjen që bëtë. Ju thatë që kjo po kalon në mënyrë të njëanshme. Sot kemi 61 bashki me një votim pa pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në votimin e 31 korrikut të vitit 2014. Pra, Partia Demokratike nuk ka marrë pjesë as në votimin e para 12 viteve. Unë nuk parashikoj gjë tjetër. Partia Demokratike përsëri do të mungojë. Partia Demokratike ka munguar edhe në zgjedhjet e 30 qershorit.

Pyetje: Por ju vendosni një numër bashkish dhe nuk dëgjoni se çfarë kërkon pala tjetër.

Taulant Balla: Tani është pak e vështirë të biesh dakord kur një palë vjen me 46, ti me 100, ndërkohë që nuk ke votuar as këtë numrin në mes, që është 61. Kjo është një çështje për të cilën, kur të keni mundësinë, shkoni dhe pyetini ata. Unë përsëri po them që kanë munguar në korrik të 2014-s, kanë munguar edhe më 30 qershor 2019 në zgjedhje. Nëse duan të mungojnë përsëri, le të mungojnë, por karvani duhet të shkojë përpara, sepse kemi sot bashki që aktualisht nuk i ofrojnë siç duhet shërbimet. Ne na kanë votuar qytetarët për të përmirësuar shërbimet. E di fare mirë që për kolegët, me të vërtetë edhe për mua personalisht, për shembull disa bashkime kanë një lloj ngarkese, por e di fare mirë që ky bashkim do të sjellë shërbim më të mirë për të gjithë banorët e dy bashkive.

Etiketat e lidhura

reforma territorialeTaulant Balla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës
Para 5 orësh

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 6 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 6 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 6 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Më të lexuarat

1 Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 6 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

2 Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 6 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

3 ”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj
Para 6 orësh

”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

4 Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 6 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.