
Gjykata e Tiranës ka vendosur të rrëzojë masën e sigurimit që parashikonte pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Tiranë, Rigers Sheqeri.
Vendimi i gjykatës lejon rikthimin e tij në detyrë, duke anuluar kufizimin që ishte vendosur më parë ndaj tij.
Gjatë dëgjimit të palëve dhe verifikimit të kushteve të masës që ishte shpallur në mungesë u konstatua se nuk ekzistonin kushtet për pezullimin.
