
Liqeni i Shkodrës, i konsideruar si një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit, vijon të zgjojë kureshtjen e turistëve vendas e të huaj edhe në dimër.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamjet e këtij liqeni këtë fund dhjetori, të mbushur me kajakë, kanoe e mjete pedaluese ujore, ndërsa vizitorët shijojnë një ditë ndryshe.