Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 11:52 Kompany lë spitalin pas 5 ditësh, drejtori sportiv i Bayernit zbulon gjendjen e trajnerit Vincent Kompany ka lënë spitalin pas pesë ditësh trajtim për shkak të meningjitit. Lajmin e ka konfirmuar Max Eberl, drejtori sportiv i Bayern Munich,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mimoza përballet me kunatin: Për të shkuar në shtëpi kaloj në varreza

Magazinë E diel, 1 Mars 2020 20:13
Mimoza përballet me kunatin: Për të shkuar në shtëpi kaloj në varreza
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme përballë njëri-tjetrit kunatën me kunatin. Shkak për këtë është bërë një rrugë, e cila është bllokuar dhe si pasojë Mimoza e ka të pamundur të shkojë në shtëpi. Ajo ka thirrur vëllain e burrit në studio sepse kërkon që situata me rrugën të qartësohet, pasi momentalisht për të shkuar në shtëpi, ajo dhe familja e saj po kalojnë në varreza.

Mimoza: Unë kam sjellë kunatin tim këtu, se kemi një problem rruge, për të vajtur tek banesa ime. Ne kemi jetuar në Greqi për ca vite, kemi 5 vite që jemi kthyer. Fshati është lidhur me rrugë dhe unë dua të lidhem me rrugën të shkoj tek banesa.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutim...

28 Tetor 2026, 06:46
Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë hequr këtë praktikë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë...

24 Tetor 2026, 21:28
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

24 Tetor 2026, 15:59

Eni Çobani: Azizi çfarë peshe ka në gjithë këtë histori?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mimoza: Azizi në radhë të parë ka qenë kryeplak fshati.

Eni Çobani: Sot nuk është më?

Mimoza: Jo!

Eni Çobani: Ju keni qenë kryeplak. Në çfarë periudhe?

Aziz: Kam qenë kryeplak para 4 vitesh, deri në 13 Dhjetor të vitit 2019. Ky problem qëndron që nga viti 1993, që është mbyllur kjo rruga ekzistuese.

Eni Çobani: Pra Mimoza e ka gjetur të mbyllur këtë rrugë?

Aziz: Po. Pasi është mbyllur kjo rrugë është mbledhur kryesia e fshatit të asaj kohe, pasi kanë diskutuar, kanë dalë me një vendim.

Eni Çobani: Me gojë apo me shkrim?

Aziz: Unë nuk e di për me shkrim, sepse nuk e kam lexuar.

Mimoza: Kush e ftoi kryeplakun e asaj kohe, pala tjetër apo babai jot, për ta bllokuar rrugën?

Aziz: Nuk jam i sigurt, sepse atëherë kam qenë i ri dhe nuk jam i sigurt.

Mimoza: Vjehrra ime më ka treguar se ata e kanë bllokuar rrugën me forcë. Kanë ftuar kryeplakun e fshatit të asaj kohe dhe në bashkëpunim e kanë bllokuar, se aty ku kalojmë ne janë varreza.

Eni Çobani: Ku kaloni ju për në shtëpi?

Mimoza: Ku kalojmë ne tani për momentin, aty janë varreza, nuk ka patur tjetër zgjedhje vjehrri im.

Eni Çobani: Po si ka pranuar babai juaj që të kalojë në varreza Aziz, se kjo është njëçik e çuditshme.

Aziz: Atë rrugë ka zgjedhur që është me vendimin e kryesisë së fshatit, por babai im pasi e kishte kuptuar shkuam prapë ne tek pala tjetër për ta kërkuar.

Mimoza: Jo, jo nuk është aspak e vërtetë nuk e ka pranuar.

Aziz: Një sekondë. Shkuam prapë me babain tim për ta kërkuar tek pala tjetër me mirëkuptim.

Eni Çobani: Kush është pala tjetër?

Aziz: Tek familja e Rabie Sulës!

Eni Çobani: Tani Rabija është sot pronare e kësaj rruge?

Aziz: Nuk e di a është nëna e vet, a është vetë, nuk jam i sigurt.

Mimoza: Zonja Eni aty ku kalon rruga, nuk e ka askush në certifikatë pronësie, aty është pyll.

Eni Çobani: Nga komunikimi që unë kam kryer me zonjën Rabije, në bazë të telefonit që ju më keni dhënë, Rabija ka pranuar që në fakt ajo është pronare dhe që normalisht kjo gjë është ndarë herët, ashtu siç thotë edhe Azizi sot nga babai i familjes, pra nga ish-vjehrri juaj i ndjerë, gjë që ju sot nuk e pranoni dhe thoni jo.

Mimoza: Jo është gënjeshtër!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kompany lë spitalin pas 5 ditësh, drejtori sportiv i Bayernit zbulon gjendjen e trajnerit
Para 3 minutash

Kompany lë spitalin pas 5 ditësh, drejtori sportiv i Bayernit zbulon gjendjen e trajnerit

PS miraton mes tensioneve projektligjin për Bankën e Shqipërisë, Rama voton dhe lë sallën
Para 11 minutash

PS miraton mes tensioneve projektligjin për Bankën e Shqipërisë, Rama voton dhe lë sallën

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet
Para 32 minutash

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

4 pikë në 9 javë dhe dy trajnerë, Partizani tashmë ka prekur fundin
Para 38 minutash

4 pikë në 9 javë dhe dy trajnerë, Partizani tashmë ka prekur fundin

Më të lexuarat

1 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….
Para 16 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

2 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 17 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 15 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta në shesh
Para 16 orësh

Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.