Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 10:58 Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sot të dua në një mënyrë tjetër, letra e Sartrit për De Beauvoir

Kultura E shtunë, 21 Gusht 2021 00:36
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në këtë letër të bukur të pranverës së vitit 1929, gjetur në një përmbledhje po aq të bukur “Shkrimtari i Jetës Sime: Letrat e Zhan Pol Sartrit për Simonë dë Bovuar, 1926 – 1939 (Witness to My Life: The Letters of Jean-Paul Sartre to Simone De Beauvoir, 1926 – 1939) 24-vjeçari Zhan Pol i shkruan 21-vjeçares Simonë dë Bovuar, një mjeshtre e letrave të ndarjes, në agun e romancës së tyre, pak para se ai t’i propozonte për martesë, të cilën Simona nuk e pranoi; në vend të martesës, të dy ndoqën hullitë e një marrëdhënieje të hapur, e cila zgjati tërë jetën.

Letra: Vogëlushja ime e dashur, Kam kohë që dua të të shkruaj në mbrëmje pas një prej atyre shëtitjeve me miqtë që së shpejti do t’i përshkruaj në veprën “Një humbje”, nga ato shëtitje kur na duket se bota është e jona. Doja të të sillja gëzimin tim prej pushtuesi dhe ta vë në këmbët e tua, siç bënin në epokën e Mbretit Diell. Por pastaj, i lodhur nga britmat, gjithmonë shkoja të flija. Sot po e bëj këtë gjë të ndiej kënaqësinë që ti nuk e njeh, kthimi papritur i miqësisë në dashuri, i fuqisë në butësi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë hequr këtë praktikë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë...

24 Tetor 2026, 21:28
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

24 Tetor 2026, 15:59
Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26

Sonte të dua në një mënyrë që tek unë nuk e ke njohur kurrë: as nuk jam i sfilitur nga udhëtimet, as i etur nga dëshira për të të pasur pranë. Po i vë fre dashurisë për ty dhe po e kthej brenda, si element përbërës të vetes sime. Kjo ndodh më shpesh nga sa pranoj unë, por rrallë kur të shkruaj ty. Mundohu të më kuptosh: të dua, ndërkohë që u kushtoj vëmendje gjërave të jashtme. Në Tuluzë thjesht të dashuroja. Sonte të dashuroj në një mbrëmje pranvere. Të dua me dritaren hapur. Ti je imja, gjërat janë të miat, dashuria ime ndryshon gjërat rreth meje dhe gjërat rreth meje ndryshojnë dashurinë time.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vogëlushja ime e dashur: siç të kam thënë, ajo që të mungon është miqësia. Por tani është koha për këshilla më praktike. Nuk mund të gjeni një mike? Si ka mundësi që tërë Tuluza nuk ka një grua të re inteligjente të denjë për ty? Por ti nuk do të ishe e detyruar ta doje. Sa keq! Ti je gjithnjë e gatshme të japësh dashuri; kjo është gjëja më e lehtë që mund të merret nga ti. Nuk po flas për dashurinë tënde për mua, që shkon përtej kësaj, por ti je shumë bujare me dashuritë e vogla dytësore, si të asaj nate në Thiviers, kur dashurove atë fshatarin që zbriste kodrës nëpër terr duke fishkëllyer nga larg, por që doli se isha unë.

Mësohu me ndjenjën, pa butësinë që vjen nga të qenët dy. Është e vështirë, sepse madje edhe midis dy burrave të vërtetë, çdo miqësi ka çastet e saj të dashurisë. Që ta duam mikun tim, mua më duhet vetëm ta ngushëlloj; kjo është një ndjenjë që dobësohet dhe shtrembërohet lehtë. Por ti je e aftë për këtë gjë dhe duhet ta përjetësosh. Dhe kështu, pavarësisht mizantropisë tënde kalimtare, ke përfytyruar ndonjëherë ç’aventurë e bukur do të ishte të kërkoje në Tuluzë për një grua që do të ishte e denjë për ty, por me të cilën nuk do të bije në dashuri? Mos u mërzit me anën fizike po gjendjen shoqërore.

Dhe kërko me ndershmëri. Por, nëse nuk gjen asgjë, bëhuni mike e Henri Pons, të cilin zor se e doni më. … Të dua me shpirt e me zemër. *Simonë dë Bovuar pati disa të dashura të reja, të cilat zakonisht ia prezantoi edhe Sartrit gjatë marrëdhënies së tyre.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak
Para 17 minutash

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim ...

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)
Para 20 minutash

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë
Para 23 minutash

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK
Para 30 minutash

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 4 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 17 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 15 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 13 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.