Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 22:43 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje 3-0 përballë Irlandës në ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kombeve. Ky rezultat i lë Dardanët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sulme kibernetike
  • Ukraina
  • Kosova
  • Lindja e Mesme
  • Futboll
  • Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sulme kibernetike
  • Ukraina
  • Kosova
  • Lindja e Mesme
  • Futboll
  • Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Agron Gjekmarkaj: Gjoba është emri i dytë i kësaj qeverie!

Politikë E enjte, 19 Dhjetor 2024 18:28
Agron Gjekmarkaj: Gjoba është emri i dytë i kësaj qeverie!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Fjala e deputetit Agron Gjekmarkaj sot në parlament:

E ndieni veten kodifikues të së bukurës, bletë që mblidhni nektarin e shijes, klerikë të fjales së fundit, ju na qenkeni zoti në qiell që bëki faljen në toke! Ju qenkeni rruga, e vërteta dhe zgjidhja e vetme! Ju thjesht jeni faqja e zezë !

Të nderuar Deputet,

Profesionet e lira janë në rënie të lire! Mijëra prej tyre janë larguar nga Shqipëria gjatë këtyre 12 vite të qeverisjes tuaj. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte qeveria juaj duke shkelur premtimin e përsëritur 3 herë zero tatim për bizneset e vogla me të ardhura deri në 14 milionë lekë! Në fillim të këtij viti iu dërgoi një faturë të kriptur tatimi me 15-23% mbi të ardhura që akoma nuk i kishin fituar sepse e kishit përllogaritur mbi të ardhurat e vitit 2023. Në fakt tatimi mbi te ardhurat e tyre ne mase 15-23% është nje grabitje! Të vetmen beteje per ta e ka bërë Partia Demokratike në Gjykaten kushtetuese! Një beteje e fituar kjo qe ju duhet ta njihni dhe respketoni megjithese me vendimet e gjykates kushtetuese nuk keni marrdhenje te mire! Taksat tuaja jane gjoba!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjoba është emri i dytë i kesaj qeverie!

Fati i keq i Shqiperisë ju solli të na gjobisni çdo ditë! Politika juaj është një gjobë mbi kohën!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sjellja juaj eshte një gjobë mbi njerzit ! Dora juaj e zgjatur është gjobë per xhepin!

Mund t'ju interesojë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01
Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03

Fjala juaj është gjobë mbi durimin dhe dinjitetin!

Justifikimet tuaja janë gjobë mbi inteligjencen!

Korrupsioni juaj është gjobë mbi qytetet dhe fshatrat, mbi natyren, detin, bregdetin, lumejte dhe pyjet të cilat perdoren si të jenë bahçja e Edi Rames dhe jo pasuri publike!

Inceneratoret, sterilizimet , çek-api, janë një gjobë mbi pensionet të cilat janë fytyra e mjerimit , pikerisht ajo kafshata  që nuk të mbet në fyt sepse nuk arrin kurrë deri  aty!

Gjobë është genjeshtra e 12 viteve per rritjen e tyre që nuk ndodhi asnjëherë!

Gjobë është neperkëmbja që u bëni atyre me  bonusin me 16 milion euro kur aq i vë menjanë një pushtetar me tahma të vogel! Mendoni keta që keni me tahma të madhe.

Gjobë është gjuha e drunjtë e arritjeve që nuk arrijnë kurrë!

Gjobë është kurajo e juaj në shkretimin e ketij vëndi!

Gjobë është vullneti juaj kamikaz për të mbrojtur babëzinë !

Gjobë janë qindra premtime të pambajtura !

Gjobë është vjellja, neperkembja, tarafi, banaliteti!

Gjobë janë ligjet ad personam që sillni e miratoni në këtë sallë për hienat e parasë publikë me të cilet ndani tryezat dhe buxhetin!

Gjobë është politika juaj arsimore që na ka nxjerrë jashtë çdo klasifikimi sikur të ishim klandestin pa permesso di soggiorno!

Diskutimet dhe retorika juaj janë një gjobë ndaj gjuhes shqipe! Zanoret dhe bashtinglloret, kryefjalet, kallezuesit, kundrinoret , foljet e ndajfoljet në gojen tuaj duken si Ago Ymeri që vajton në burgjet e se zezes Spanjë! Ju jeni armiqtë e saj!

Po i vrisni shpirtin asaj dhe këtë e bëni falas!

Zelli juaj është gjobë mbi shpresen se mund të ndryshoni një ditë!

Vizionet tuaja mbi ekonominë dhe zhvillimin janë gjobë për të dyja! Ato janë të një anshme banditeske e delitanteske !

Në çdo fillim fushate flitet per Rrugen Milot Balldre por vetem flitet kjo si gjobë e dyfishtë që i vini vetes perballë qytetarve e qytetarve perballe halleve të tyre!

Ju që 10 milion turistet i shnderruat në 10 milion pasagjer duke realizuar metamorfozen më të madhe konceptuale i keni vënë gjobë Shengjinit duke e lënë pa turist e faturuar ujin që merr me bote e që nuk e ka, i keni vënë gjobë e erresires se kurbinit, mirdites Zadrimes , Zejmenit , shenkollit per dritat që i mungojnë gjithë dimrit!

Gjobë mbi cilësinë e jetes dhe parametrat e saj janë patronazhistet , kjo armatë fuksash që vertiten si rriqna të ndyta skutë me skutë për të shantazhuar, manipuluar e shkatërruar zgjedhjet e lira të ndershme!

Tani nuk mbajnë më kasketen leninka po mjeker si lideri shënjë moderniteti e bashkohësie! Ju që midernitetit dhe bashkohësisë i kujtoni vetem Sadomen e Gomorren.

Gjobë është presioni dhe formulari që i shperndani  administrates  që t’ju sjellë secili pese vota nga emigracioni për të mbajtur vendin e punes !

Gjobë mbi deputetet dhe politikanet e PS socialiste është kjo  qeveri anonimesh , njerez që skane emer, skane fytyre, matrioshka që shkojnë e vijnë dukë lënë vetem një gjurmë atë të gjobave mbi vleren e tenderave!

Arroganca është natyra, habitati, gjuha e kesaj qeverie!

Arrogant i madhi, arrogant të vegjlit, arrogant ai me emer arrogantë këta të paemerit ! Jeni bij e niper  të violences revolucionare , të luftes së klasave tani jeni revolucionat  të violences  verbale dhe të klasave bosh pa luftë per dijen!

Ju flisni me arrogancë, ecni me arrogancë, ju keni arritur në një faze mendore ku besoni se jeni më të bukurit, më të miret, më të dliret e krejtve! Bashkë me ju edhe Aleks Sorosi për të cilin na ka keputur malli se ka disa kohë që ska ardhur e nuk e keni nxjerrë në resme ! Kenaqen i madh e i vogel kur e shohin!

E ndieni veten kodifikues të së bukures, bletë që mblidhni nektarin e shijes, klerikë të fjales së fundit, ju na qenkeni  zoti në qiell që beki faljen në toke! Ju qenkeni rruga e verteta dhe zgjidhja e vetme! Ju thjesht jeni faqja e zezë !

Ju vetem merrni, shtryllni e rripni! Çdo falje e juaj është një hile e mashtrim i ri ! Ju flini vetem me vringellimen e metalikut mbi dysheme , ska muzike tjeter qe e shkrin Siberine në shpirtin tuaj makut!

Ju besoni që ne nuk ju meritojmë, ju keqkuptojme si shoqeri !  Nuk ju meritojme dhe ju kuptojme, do ju heqim qafe me voten e 11 Majit. Filloni e kerkoni azil ! Me kaq sa u tha ketu Robert Musil do ju quante njerez pa cilesi  Sali Berisha u kthye e dini vetë ju tani ! Ju jeni gjobë mbi Shqiperine!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 5 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

Rikthimi i Jensen Huang në Nvidia: i gatshëm të kthehet, por bordi nuk e shqyrton
Para 6 orësh

Rikthimi i Jensen Huang në Nvidia: i gatshëm të kthehet, por bordi nuk e shqyrton

Kombëtarja U-21 barazon pa gola me Spanjën U-21 në “Air Albania”
Para 6 orësh

Kombëtarja U-21 barazon pa gola me Spanjën U-21 në “Air Albania”

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse
Para 6 orësh

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 6 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 5 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 7 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

4 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 9 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.