Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 10:48 Kërcënoi Di Marian dhe familjen e tij, dënohet me 7 vite burg tifozi argjentinas Një gjykatë në Rosario të Argjentinës ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burg Sergio Di Fanin, tifozin e Neëell’s Old Boys, i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Begaj në Samitin Rajonal të Procesit të Aqabas: Shqipëria, një model suksesi në kundërvënien ndaj terrorizmit

Politikë E premte, 4 Prill 2025 14:53
Begaj në Samitin Rajonal të Procesit të Aqabas: Shqipëria, një model suksesi në kundërvënien ndaj terrorizmit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij në samitin “The Aqaba Process Balkans Forum III”, që u mbajt në Sofje të Bullgarisë, rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë si pjesë e Aleancës Globale dhe e platformave kundër terrorizmit.

Para liderëve të shteteve dhe qeverive që janë pjesë e nismës së “Aqaba Process”, Begaj theksoi rëndësinë e përgjegjësisë, solidaritetit dhe angazhimit të përbashkët përballë çdo kërcënimi dhe sfide.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

“Terrorizmi nuk njeh kufij, kombësi, fe apo përkatësi etnike. Ai është një kërcënim i përbashkët dhe kërkon një përgjigje të përbashkët”, u shpreh Presidenti.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shqipëria është një partner rajonal dhe global i besueshëm, me një kontribut të qenësishëm në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

“Ne besojmë, theksoi ai, se paqja dhe siguria afatgjatë arrihen vetëm përmes bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar dhe përgjegjësisë së përbashkët. Përballë kërcënimeve që nuk njohin kufij, le të riafirmojmë qëllimin tonë të përbashkët, të veprojmë me vendosmëri dhe mirëkuptim me qëllim që të mbrojmë të drejtat themelore të njeriut për paqe dhe siguri”, apeloi Presidenti i Shqipërisë.

Ai i njohu pjesëmarrësit në samit me strategjitë e miratuara nga Shqipëria, për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm të cilat ofrojnë një model të qasjes gjithëpërfshirëse, ku futen institucionet shtetërore, shoqëria civile, klerikët dhe komuniteti.

Begaj e konsideroi histori suksesi përvojën e Shqipërisë në parandalimin e planeve me qëllim aktet terroriste.

“Përmes Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Shqipëria është transformuar në një model ekspertize rajonale. Praktika jonë për parandalimin, rehabilitimin, riintegrimin, risocializimin dhe mosangazhimin është njohur ndërkombëtarisht si praktikë e mirë nga partnerët tanë strategjikë”, deklaroi Presidenti i Republikës.

Ai bëri të ditur së këtë përvojë Shqipëria e ka ndarë me vende partnere në rajon dhe në botë. Samitin e nismës së “Aqaba Process” për sigurinë në Ballkan, Presidenti Begaj e vlerësoi si proces angazhimi dhe mundësi për ndërtimin e një qasjeje të integruar dhe proaktive në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Ky samit në Sofje që bashkëorganizohet nga Mbreti i Jordanisë, Madhërisë së Tij Abdullah II dhe Presidenti Bullgar Radev vjen pas samitit që u mbajt në Tiranë në vitin 2018. Nisma e Procesit Aqabas e ndërmarrë nga Madhëria e Tij, Mbreti Abdullah II i Jordanisë synon ruajtjen e koordinimit dhe bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit, ideologjive ekstremiste dhe radikalizimit nëpërmjet qasjes gjithëpërfshirëse.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kërcënoi Di Marian dhe familjen e tij, dënohet me 7 vite burg tifozi argjentinas
Para 5 minutash

Kërcënoi Di Marian dhe familjen e tij, dënohet me 7 vite burg tifozi argjentinas

Ergys Agasi transferohet nga paraburgimi i Bradasheshit
Para 9 minutash

Ergys Agasi transferohet nga paraburgimi i Bradasheshit

Klubi Shumësportësh Elbasani, tri ditë sport dhe demokraci në qytet
Para 17 minutash

Klubi Shumësportësh Elbasani, tri ditë sport dhe demokraci në qytet

Nis me tensione Kuvendi! PD godet tavolinat teksa flet Peleshi, bllokohet foltorja
Para 22 minutash

Nis me tensione Kuvendi! PD godet tavolinat teksa flet Peleshi, bllokohet foltorja

Më të lexuarat

1 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….
Para 15 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

2 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 16 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 14 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta në shesh
Para 14 orësh

Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.